Hafizët e Kur’anit u nderuan në Turqi
Një numër i hafizëve të rinj të Kur'anit u nderuan në një ceremoni në qytetin Sivas të Turqisë.
Sipas faqes së internetit të Dianetit të Turqisë (Drejtoria për Çështjet Fetare), 41 studentë të qendrave për mësimin përmendësh të Kur'anit janë nderuar në një ceremoni të ndjekur nga ekspertët eminentë të Kur'anit të Turqisë.
Rexheb Shukri Ballkan, Myftiu i qytetit, iu drejtua programit dhe theksoi rëndësinë e mësimit të Kur'anin për brezin e ri.
Ai vuri në dukje se edhe pse është e vështirë për të mësuar përmendësh Kur'anin, secili ka nevojë për një vullnet të fortë dhe më shumë përpjekje për të qëndruar si një memorizues apo hafiz i Kur’anit dhe të veprojë sipas ajeteve Kur’anore.
Dar-ul Fetvaja e qytetit ka shpërndarë kopje të përkthimit të Kur'anit të Shenjtë në mesin e pjesëmarrësve në fund të programit.
Burimi: IQNA News