Terroristat nuk kanë fe
Në ditën e shtune tek përmendorja e Skënderbeut në Prishtinë një grup qytetarësh dolën të solidarizohen me viktimat e pafajshme franceze duke ndezur qirinj. Këtij grupi iu bashkëngjitën edhe shumë qytetarë tjerë që kalonin përreth.
Nga intervistat e gazetarëve që u bënë në qytet , 100% i të intervistuesve ishin plotësisht të pakënaqur me këtë krim, terror në njerëz të pafajshëm dhe për çudi asnjëri nga ata nuk deklaronin se kjo ka të bëjë me fenë Islame, ata thonin “terroristët nuk kanë fe “, ata nuk janë mysliman ata janë wehabista.
Ndërsa një grup i ashtuquajtur “Përkrahësit e Halifatit në Shqipëri” i kanë postuar një letër kërcënuese Ministrisë së brendshme të Shqipërisë e cila ka këtë përmbajtje .
““Ju (kryqtarët) po e fyeni profetin tonë, po e sulmoni shtetin tonë, po i mbysni fëmijët tanë dhe po i përdhunoni grat tona. Dhe ju vërtet mendoni se ne harrojmë?
Jo, pasha Allahun! Ushtarët e Hilafetit do të sulmojnë vazhdimisht pamëshirshëm dhe ky ishte vetëm fillimi.
Rrugët e juaja do të mbushen me gjak në lindje dhe Perëndim. Dhe kush do të na ndal neve?
Kush do t’i ndal flakët e luftës të prekin kryqtarët në Amerikë, Britani, Rusi, Gjermani, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Spanjë?
Prandaj, ju përgëzojmë o ushtarët e Hilafetit për këto sulme të fuqishme!
Është koha për hakmarrje dhe lufta sapo ka filluar.
Dhe Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve
Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri”