Turqia shtyp Kur’an 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për t’i dërguar në vende të tjera
Autoriteti i lartë fetar i Turqisë ka thënë se Drejtoria e tij për Çështje Fetare (Diyanet) do të shtyp kopje të Kur'anit 24 orë në ditë- shtatë ditë në javë, për t’iu dërguar muslimanëve në vende të tjera.
Kryetari i Dijanetit, Mehmet Gormez tha se ata do t’i shtypin kopjet e Kur'anit në një shtypëshkronjë në Sincan, në rrethin e Ankarasë.
Ne do t’iu dërgojmë kopjet e Kur'anit vëllezërve tanë muslimanë që jetojnë në shumë vende, të cilët janë të përmalluar për Kur’an, pas shtypjes në Sincan, tha Mehmet Gormez më 4 nëntor 2015, duke folur gjatë ceremonisë së hapjes të një seminar tre-ditor mbi gabimet e zakonshme në leximin e Kur'anit dhe konfliktet mes shkollave të Islamit në provincen Kastamoni, në Detin e Zi.
“[Kjo shtypëshkronjë në Sincan] vetëm do të shtypë kopjet e Kur'anit dhe Dijaneti apo Drejtoria për Çështje Fetare, do të bëjë transportin e tyre në çdo cep të botës, tha Mehmet Gormez, duke shtuar se ai shpreson se Kur’ani do të shtypet në çdo gjuhë.
Ne kemi hapur një zyrë përkthimi dhe ne kemi një njësi të vogël nën presidencën që është caktuar për përkthime. Falë Zotit, ne kemi arritur të shtypim kopje të përkthyera të Kur'anit në 16-të gjuhë të ndryshme gjatë dy viteve të fundit. Por ka më shumë se vetëm 16-të gjuhë që fliten në mbarë botën, tha ai.
Deklarata erdhi në më pak se një vit pasi Dijaneti njoftoi se 4.000 kopje të Kur'anit të përkthyera në dialektet perëndimore dhe lindore të gjuhës armene do të shpërndahen falas nëpër biblioteka dhe organizata civile në Turqi.
Dijaneti ka publikuar 1,150 vëllime që kur u themelua në vitin 1924, por shumëllojshmëria e botimeve të tij është rritur ndjeshëm pas viteve 1990-ta.
Burimi: Hurriyet Daily News