Kosova

Opozita paralajmëron protestë të madhe në Ditën e Flamurit me 28 Nëntor

Partitë opozitare janë të pakënaqura  me pozitën e cila nuk i merr në konsideratë mospajtimet e popullit dhe mendimet e deputetëve,  por për ta ruajtur pozitën e pushtetit të tyre personal, ata janë bërë servil të së keqes, duke mos menduar për kombin por për pozitat e tyre personale. .

Prandaj, opozita ka caktuar datën kur do të mbajë manifestim publik, protestën madhore  me një strategji shumë të duhur, sepse me 28 nëntor është ditë feste dhe qytetarët do të jenë më të lirë dhe besojmë të jenë më përkrahës në këtë  protestë.

Tri partitë do organizohen që më 28 nëntor në një nga sheshet e kryeqytetit të mbajnë manifestimin, që nuk do të jetë protestë siç ishte paralajmëruar por manifestim.

“Tri partitë opozitare kanë nisur qysh më herët përgatitjet dhe tani në këto ditë që kanë mbetur mobilizimi do të jetë edhe më i madh”, ka thënë burimi i afër me këto zhvillime.

Manifestimi publik do të jetë kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për demarkacionin ndërkaq opozita do të shpreh pakënaqësinë e saj edhe ndaj Qeverisë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar javë më parë se ata do të shprehin pakënaqësinë e tyre edhe në rrugë dhe kjo nuk do të jetë për një ditë.

“Kur të dalim në rrugë, s’ka kthim mbrapa, do të jemi ose ne ose Qeveria”, kishte thënë Haradinaj.