Imam Hamenei: Irani ka përparuar pavarësisht nga kufizimet Perëndimore
Udhëheqës i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei thotë se kushtet e vendosura nga vendet perëndimore për furnizimin e Iranit me energji bërthamore kanë nxitur shkencëtarët e rinj të vendit për të prodhuar energjinë bërthamore brenda e Iranit.
Ajetullah Hamenei i bëri këto komente të mërkurën në një takim me drejtuesit e universiteteve iraniane dhe qendrat e arsimit të lartë në kryeqytet, Teheran.
Me rastin e kufizimit në 20-të për qind të energjisë bërthamore të Iranit], [vendet] perëndimore kanë vendosur kushte poshtëruese. Sigurisht, kjo përfundoi në favorin tonë dhe të rinjtë tanë kanë bërë përpjekje dhe prodhojnë energji [brenda vendit], shtoi lideri.
“Ajetullah Hamenei ka deklaruar se suksesi i të rinjve iranianë në prodhimin e energjisë bërthamore brenda vendit i ka trazuar vendet perëndimore.
Udhëheqësi vuri në dukje se, sipas statistikave të fundit, Irani ka zbritur dy pikë në aspektin e ritmit të përparimit të tij shkencor.
Kjo është keq. Me këtë ritëm të përparimit shkencor ne jemi prapa. Ne do të mbesim prapa për shumë vite , shtoi lideri.
Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e filluan përparimin shkencor 140 vjet përpara Iranit, Ajetullah Hamenei tha: Çështja që ka habitur botën është shpejtësia e progresit tonë. Ata thanë se shpejtësia e rritjes shkencore të Republikës Islamike të Iranit është 13-të herë më e shpejt se ajo e botës [shkencore] nga aspekti i zhvillimit.
Duke kritikuar lëvizjet e rastit jo--islamike në disa universitete, Ajetullah Hamenei tha: Disa njerëz e kanë keq kuptuar veprimtarinë e gabuar kulturore në universitete për koncertet e përziera dhe kampe.
Ajetullah Hamenei theksoi se aktivitetet kulturore duhet të trajnojë studentët që do të jenë krijues, besimtar revolucionar në idealet [fetare], atdhetar për vendin e tyre, qeverinë, me urtësi, me njohuri, me vetëbesim dhe plotë shpresë.
Udhëheqësi i tha gjithashtu zyrtarëve për t'i dhënë liri të mjaftueshme të rinjve besnik dhe revolucionarë për aktivitetet e tyre.
Duke e këshilluar komunitetin akademik të Iranit për të luftuar ndjenjën e poshtërimit, udhëheqësi tha Ndjenja e poshtërimit është shumë e rrezikshme. E gjithë bota thotë se Irani është një vend me dinjitet dhe i fuqishëm dhe armiqtë kanë frikë prej [rritjes] ndikimit të Iranit, atëherë disa [njerëz] në universitete apo në gazetën [e tyre] për shkak të një ndjenje të inferioritetit thonë se ne jemi asgjë dhe jemi të izoluar . Tani, në qoftë se ju e nënvlerësoni veten, pse e nënvlerësoni popullin iranian dhe Republikën Islamike?
Udhëheqësi shtoi se universiteti duhet të luajë rolin e tij në Ekonominë e Rezistencës, duke shtuar se shumë flitet në lidhje me këtë çështje, por ne jemi ende larg nga ajo që duhet të ndodhë në praktikë. Kam marrë raportin e zyrtarëve të shtetit në zbatimin e programeve ekzekutive të Ekonomisë së Rezistencës vetëm pak ditë më parë.
Sot, universiteti dhe studentët e tij janë objekt i komploteve më të mëdha. Dominim [mbi shtetet ] nuk është më i mundur me anë të formave të vjetra dhe të reja të kolonializmit, [prandaj] ata (fuqitë kolonialiste) duan elemente aktive, të zgjuar dhe elitat e një shteti të mendojnë në atë mënyrë që do t’i përmbushin qëllimet e tyre , tha Ajetullah Hamenei.
Burimi: Press TV