Kosova

Delegati i BE kushtëzon Kosovën për marrjen e vizave dhe akuzon për mos dëgjueshmërinë e tyre

Zhbogar ka deklaruar  se e kushtëzon opozitën  duke shprehur edhe mos gatishmërinë e tij që të takohet me opozitën dhe të zhvillojnë aktivitet të zakonshëm pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe vezëve në Kuvendin e Kosovës dhe këtë nuk do ta bëjnë deri sa të distancohen nga dhuna.

“Ne nuk mund të zhvillojmë aktivitete të zakonshme pas hedhjes së vezëve drejt Kryeministrit e më pas edhe më keq, pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend. Kemi pasur kontakte të rregullta me opozitën, si me të gjitha partitë, mirëpo pas këtyre ngjarjeve ne me të vërtetë mendojmë se nuk mund të ketë marrëdhënie të zakonshme, derisa të tërheqin dhunën, si mjet në Kuvend dhe në përgjithësi. Kjo është çështje serioze për ne dhe në Raportin e Progresit e kemi thënë se kjo sjellje është kundër vlerave evropiane”.

Ndërkaq, ka theksuar se tërheqja e marrëveshjeve në Bruksel,  do të ishte një precedent shumë i rrezikshëm për Kosovën, pasi në të ardhmen, një minoritet në Kuvend, me anë të kërcënimeve, gazit lotsjellës dhe armëve të tjera, mund të detyrojë qeverinë që të ndryshojë mendje dhe të tërhiqet nga zotimet ndërkombëtare.

Më parë Samuel Zbogar kishte deklaruar se në qershorin e vitit 2016 kosovarët do lëvizin pa viza, thotë të ketë gabuar kur ka përmendur qershorin si muaj të liberalizimit, por është shprehur optimist se kosovarët tani janë më afër qëllimit të tyre të lëvizjes së lirë.

Megjithatë, ai ka lavdëruar punën e Qeverisë dhe të gjitha institucionet në Kosovë, të cilat, sipas tij, kanë punuar shumë për këtë liberalizim të vizave, duke përfshirë edhe deputetët, për të cilët thotë se kanë miratuar dhe kanë ndryshuar shumë ligje.