Problemet Sociale

Bashkimi Evropian jep miliarda euro Afrikës për refugjat

Bashkimi Evropian do të themelojë fondin në vlerë prej 1, 8 miliard euro për Afrikë i destinuar për luftën kundër shkaqeve të migrimeve masive në Evropë. Liderët e Bashkimit Evropian kanë lejuar në samitin e mbajtur në Maltë lidhur me krizën e refugjatëve 1, 8 miliard euro për fondin e Afrikës dedikuar luftës kundër shkaqeve të migrimeve masive në Evropë.
“Që fondi për Afrikë dhe përgjigjja jonë në krizën e refugjatëve të jenë kredibile, dua që sa më shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian të japin kontributin e tyre dhe bashkërisht të grumbullojmë shumën të barabartë me atë që do të sigurojë Bashkimi Evropian prej 1, 8 miliard dollarësh”, ka thënë kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, gjersa liderët e Bashkimit Evropian nënshkruanin marrëveshjen në La Valeta të Maltës. Komisioni ka kumtuar se gjer tani 25 nga 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Norvegjia dhe Zvicra kanë premtuar gjithsejtë 78,2 milion euro, gjë që është shumë më pakë se 1, 8 miliard euro, prej të cilëve është kërkuar. Kryetari i Senegalit Macky Sall i cili po ashtu kryeson me Bashkimin Ekonomik të shteteve afrikane perëndimore, si dhe liderët tjerë afrikan, kanë thënë gazetarëve në samitin e Maltës se këto mjetet të premtuara nuk mjaftojnë.  Fondi i BE-së për Afrikë është dedikuar luftës kundër shkaqeve kyçe të shpërnguljes, sikurse që është varfëria dhe konfliktet, duke hapur vende të reja pune si dhe intensifikimi i përpjekjeve diplomatike për reduktimin e konflikteve të armatosura në pjesët e Afrikës.
Evropa është në”garë me kohën” që të shpëtojë sistemin e vet të lëvizjes pa pasaporta dhe duhet të shtrëngojë sistemin e kontrollit të migrimeve nëpërmjet kufijve të saja të jashtme, ka thënë kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk. Ai ka thënë se gjer në fund të nëntorit do të mbahet samiti i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Turqisë.
“Duhet të gjemë partner sa më shpejtë që është e mundur më larg Shengenit. Duhet bërë diç shumë më efikase që prap të vendosim kufijtë e vet të jashtëm. Konsideroj se Ballkani Perëndimor është rasti më  rëndësishëm në Evropë, pasi që më lehtë do të kemi të bashkëpunojmë me Turqinë në rast se kemi partner, ndërsa Ballkani Perëndimor është shembull më i mirë”

Burimi: Al Jazeera