Kosova

Gjykohen vehabistët shqiptarë për rekrutimin e personave dhe fëmijëve të mitur në Siri

Procesi ndaj nëntë të pandehurve që akuzohen për rekrutime të besimtarëve myslimanë në Siri po shkon drejt fundit. Sipas prokurorisë, të pandehurit kanë dërguar në Siri të paktën 70 besimtarë myslimanë, të cilët atje janë bërë pjesë e luftimeve përkrah organizatave terroriste. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet që të paktën 15 të rekrutuar janë vrarë gjatë luftimeve. Në Siri mendohet se ndodhen dhe një numër i madh fëmijësh shqiptarë, ndonëse shifra e saktë nuk dihet.  
 Nëna e trazuar e humbur dhe plotë me ankth që nga janari 2014 kërkon ndihmë për fëmijët e saj Evën 9 vjeçare dhe Enrin 7 vjeçar  të cilët tani edhe emrat i kanë ndryshe Sara dhe Talha.

 “Unë që po iu shkruaj jam një nga nënat më fatkeqe të këtij vendi, pasi prej gati një viti jetoj në makthin e zhdukjes së dy fëmijëve të mi, Evës dhe Endrit

Agim Ndregjoni,  daja i fëmijëve Eva dhe Endri,  u rrëfye dje përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda në procesin ndaj nëntë të akuzuarve për rekrutime xhihadiste dhe dëshmon për intrigat dhe mashtrimet e dhëndrit të tijë Shkelzen  Dumanit, që besohet të ketë humbur jetën gjatë luftimeve në Siri,.  

Ai dëshmoi se “  kunati i tij përpara se të largohej, kishte shitur shtëpinë ku jetonte bashkë me familjen. Shkëlzeni i kishte thënë motrës se do të shiste shtëpinë dhe do të blinin një tjetër. Kanë vajtur te noteri dhe Midja ka firmosur, pa e ditur që po i jepte të drejtë bashkëshortit për të kaluar fëmijët jashtë vendit”, tha dëshmitari.

Ndërkohë, sa i përket fatit të dy të vegjëlve, daja i tyre, Ndregjoni, deklaroi në gjykatë se gjyshja e fëmijëve ka udhëtuar drejt Sirisë dhe ndodhet atje bashkë me fëmijët. “Me fëmijët kemi folur në ‘Skype’, thonë që janë mirë”, e mbylli dëshminë e tij Agim Ndregjoni.

 Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi më pas të heqë dorë nga pyetja e Mide Dumanit, nënës së dy fëmijëve që ndodhen në Siri. Mide Dumani u shoqërua nga forcat e policisë një seancë më parë për të dëshmuar në proces, por nuk mundi për arsye shëndetësore.