Revista Forbes: Mbreti Selman figura më e fuqishme arabe
Revista Forbes e ka emëruar Kujdestarin e Dy Xhamive të Shenjta, në Meke dhe Medine, Mbretin Selman si personalitetin më të fuqishëm në Botën Arabe dhe të 14-in më të fuqishmin në botë.
Në listën e arabëve më të fuqishëm, Mbreti Selman u pasua nga Presidenti Emirateve të Bashkuara Arabe, Shejh Halifa bin Zajed Al Nahjan-, i cili mori vendin e 39-të në listën botërore.
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi doli në vendin e tretë në Botën Arabe dhe renditet në vendin e 49-të në mesin e njerëzve më të fuqishëm në botë.
Për të tretin vit me radhë, Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin është renditur si personi më i fuqishëm në botë, pas tij vjen në vendin e dytë kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe në vendin e tretë Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Burimi: Arab News