Terroristi kurd i ISIS-it i cili kërcënonte kurdët në video u vra në Mosul
Një terrorist i Shteti Islamik i cili dikur ka deklaruar se identiteti i tij si kurd është i parëndësishëm u vra në provincën Mosul, njoftuan mediat sociale të ISIS-it të shtunën.
Raportet nuk dha detaje rreth vdekjes së Ebu Humam Kurdi, cili shpesh u shfaqte në propaganden e ISIS-it nëpër video, kërcënonte krerët kurdë dhe duke premtuar se ka marrë përsipër për të pushtuar gjithë Kurdistanin e Irakut.
Të jesh kurd nuk ka kuptim për mua, dekaroi Ebu Humam Kurdi në një video. Në një video tjetër, ai paralajmëroi kundër mbështetjes së partive politike në Kurdistan. Ai tha se edhe nëse vëllai i tij u bashkohet : Unë betohem në Zot, unë do t’ia pres kokën!.
Ebu Humam Kurdi i kishte premtuar edhe liderit të ISIS-it AbuBakr el-Bagdadit se ai do të pushtojë të gjithë rajonin e Kurdistanit për grupin radikal.
Raportet e mediave sociale të ISIS-it thanë se Kurdi kishte luftuar kundër Peshmerga-s në Kirkuk, Tal Hamas dhe Tal Kocher.
Kurdët kanë qenë në numër modest në mesin e rekrutëve që janë bashkuar nga gjithë bota me ISIS-in.
Rajoni i Kurdistanit është përdorur si një tokë tokë pjellore për rekrutimin e grupeve të ndryshme militante islamike, disa janë duke luftuar në Irak, Siri apo kundër regjimeve të jera të padëshiruara në rajon.
Por numri i rekrutëve kurdë ka rënë pasi militantët kthyen armët e tyre kundër rajonit të Kurdistanit në muajin gusht 2014, kështu kanë njoftuar forcat Peshmerga dhe zyrtarët fetarë kurd.
Burimi: Rudaw