Rusia dhe Kina provokojnë rendin botëror ekzistues
Ministri amerikan i mbrojtjes Ash
Carter, ka komentuar se Shtetet e
Bashkuara të Amerikës nuk kërkojnë Luftën e re të ftohtë, por me vendosmëri do
të kundërvihen fuqive të reja globale, Rusisë dhe Kinës, për të mbrojtur rendin
ekzistues ndërkombëtar në të cilin dominon SHBA-ja.
Fjala është për deklaratat shumë direkte, ndërsa Carteri prap i vendos kundërshtarët gjeopolitik amerikan dhe ISIS-in në të njëjtin shportë. ”Elementët terrorist sikurse ISIS-i, në të vërtetë janë plotësisht në kundërshtim me vlerat tona, por, ekzistojnë edhe sfidat tjera të cilat janë më të komplikuara, duke marr parasysh madhësinë dhe kapacitetet e tyre, të cilët janë në mënyrë potenciale shumë më të rrezikshëm”, ka thënë ai.
“Disa aktor me sa duket kanë ndërmend të minojnë dh të realizojnë erozionin e rendit ndërkombëtar botëror. Natyrisht, as Rusia as Kina nuk mund të rrëzojnë atë rend ndërkombëtar, por të dyja vendet paraqesin provokim të ndryshëm ndaj tij”, ka theksuar ministri amerikan i mbrojtjes Ash Carter.

Burimi: advance.hr