Forumi Shkencor: Mrekullia e Kur'anit dhe Sunnetit u mbajt në Egjipt
Edicioni i katërt i forumit shkencor mbi Mrekullinë e Kur'anit dhe Sunnetit, u mbajt në Universitetin Beni Suef në Egjipt.
Sipas faqes almasryalyoum.com, forumi u ndoq nga Mustafa Al-Shimi, kryetari i Shoqatës Botërore të Mrekullive Shkencore të Kur'anit dhe Sunn etit në Kajro.
Përfaqësuesi i Dr. Abdul Muslih, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës ishte gjithashtu i pranishëm në këtë ngjarje.
Duke ju drejtuar forumit, Amin Lutfi, rektori i universitetit theksoi se programi ka për qëllim të inkurajojë hulumtuesit dhe dijetarët për të kryer më shumë studime në fushën e Mrekullive Shkencore të Kur'anit dhe Sunnetit.
Ai shtoi se pasurimi dhe përmirësimi i studimeve Kur'anore në universitete është një tjetër objektiv i forumit.
Burimi: IQNA News