Konjufca vetëdijëson popullatën për naivitetin dhe interesin e politikanëve në dëm të Kosovës
Mendim shumë vetëdijesues për mbarë shqiptarët me qëllim që mos të jetojnë në heshtje naive por të ngrisin zërin në protestat e nëntorit për ta mbrojtur territorin dhe qëndresën e Kosovës. Kosovës po i sajohet gjendje e njëjtë si e Palestinës. Konjufca shpalos mendimin e Beogradit, “ Së pari krijo e pushto vendbanime, pastaj dërgo banor serbë dhe kështu arrin të realizohet strategjinë e shenjtë - “ Ku ka serbë është Serbi”
Shefi i Grupit Parlamentar ztr. Glauk Konjufca me
një intervistë të TV RROKUM ka bërë një vetëdijesim të bukur tek popullata
lidhur me situatën drastike në Kosovë. Ai thekson se Bashkësia
Ndërkombëtare kërkon të krijoj një trup brenda Kosovës dhe ne i kundërshtojmë
këto procese prandaj jemi kritik .
Konjufca deklaron se statusi duhet vendoset përmes referendumit, dhe kjo është
e drejtë e popullit, e drejtë bazike universale globale. Por procesi i Vienës ka shkuar ndryshe, pra
ka ofruar një pako ndërkombëtare pa u
pyetur aspak populli, dhe rregullime
administrative, se si duhet të jetë parlamenti , qeveria , sa të drejta do të
kenë serbet, sa ulëse të rezervuara, çka do të kenë serbet, sa hektarë sa
kilometra katror, sa komuna serbe të
reja do të krijohen dhe kjo është një
paku dhe i thuhet Republikës së Kosovës merre këtë pako pa na pyetur neve.
Prandaj ne si opozitë LVV, NISMA dhe AKK
vazhdimisht jemi kundër dhe mendojmë sa më parë të protestojmë për të drejtën
tonë.
Zajednica është krijimi i një trupi në Kosovë,
prandaj me vet faktin që Kosova nuk është krijuar me referendum si Republikë,
sepse neve na ka pre këmishën tjetër kush, siç thotë fjala e popullit dhe për
vet faktin e këtill të mjerueshëm, ne si shtetas nuk po mundim ti hapim sytë për
vetë fakton se jemi të paaftë për të qenë zot shtëpie. Neve na kanë futur në korniza,
të cilat korniza kanë pasoja dhe kanë marrë një rrjedhojë, ndërsa ne si opozitë
gjithnjë jemi në kundërshtimë të këtyre proceseve. Prandaj LVV ka për qëllim të i dridh themelet
e krimeve, korrupcionit, për mbrojtjen e
Republikën dhe kjo normal që do të ketë pasojë e sakrifica.
Kosova ka shkëmbime ekonomike më së shumti me Serbinë, ndërsa lidhjet marrëdhëniet politike i kemi më të këqijat, sepse nuk e njeh shtetin tonë. Shtohet pyetja kush po i kontribuon kësaj ekonomie e cila i jep Serbisë vendin e parë duke pas parasysh se është edhe armiku ynë më i madh . Ne këtë e dimë sepse disa politikan i kanë lidhjet e trasha me politikën e Serbisë ngase malli i Serbisë gjendet në çdo cep të Kosovës dhe në vit 400 milion euro pare të kosovarëve hynë në Serbi, e nga ana tjetër qeveria, politika thotë tregu duhet të jetë i lirë , ndërsa ne themi “nuk ka treg të lirë me armikun“.
Këta njerëz të
politikës së sotme të Kosovës po ja hapin dyert ekonomike Serbisë dhe ne jemi
bërë në njëfarë mënyre koloni ekonomike dhe tregtare të Serbisë dhe mu këta
njerëz po ja japin Zajednicën Serbisë në
Kosovë. Përgjigja është shumë e qartë, se Serbia nuk është në Kosovë më me
pendrek e me policë, por Serbia i ka lidhjet ekonomike, kontrollin
përmes agjentëve të vet, territorin që e ka me popullatë serbe e organizon përmes strukturave serbe nga
Serbia, i mban qytetarët kosovar serbë me rroga të dyfishta dhe faktikisht Serbi në Kosovë punon për interesin e Serbisë.
Serbia gjatë viteve ‘90 në kohën e ish Jugosllavisë i ka pasur vetëm 4 komuna me shumicë serbe në Kosovë. Sipas pakos Ndërkombëtare të nënshkruan në Bruksel , tani në vitin 2015 në Kosovë duhet të ketë 11 komuna serbe, për vitet e ardhshme nuk dihet.
Në tërë Kosovën janë 38 komuna, nëse e përpjesëtojmë 38 komuna me 11 komuna i bie përafërsisht 30 % i Kosovës me komuna Serbe. Serbia në me këtë vendim të Ndërkombëtarëve në Bruksel , i bie të ketë kontrollin në 30% e komunave dhe 24 % e territorit të Kosovës. Nga ana tjetër ne e dimë se popullata e Kosovës ka vetëm 5 % të komuniteti serb, mirëpo sipas ndërkombëtarëve i bie që Serbia të ketë kontrollin e 30% të komunave dhe 25 % e territorit të Kosovës.
Pra me një fjalë, ky process i krijimit të Zajednicave në Kosovë është një proces destruktiv në dëm të Kosovës, është projekt i Beogradit me destabilzu Kosovën dhe me mbajt pengë kur të done duke u krijua Zajednica me qeveri të vetën, me parlament të vetin, me territor të vetin, me kufi të qartë, me kompetenca ekzekutive duek marrë vendime krye të vet.
Prandaj populli i Kosovës duhet ta njoh historin dhe ta kuptojë se në vitin 1878 kur u krijua Serbia pas Kongresit të Berlinit, ajo ka operuar me projektin e saj nacional e ai është : “ Ku ka serb do të përfshijmë brenda Serbisë dhe ku nuk ka serbe duhet ti dërgojmë prë të ndërtuar vendbanime, dhe pastaj realizohet plani nacional “ Ku ka serbë është Serbi “ ky plan kjo strategji e Serbisë është e shenjtë dhe politikanët tanë nuk janë të vetëdijshëm për vizioni strategjik të Serbisë sepse është përzier injoranca dhe interesi vetjak i tyre- Shton Konjufca.