Islami fe e Urtësisë
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës të Libanit ‘Hizbullah’ theksoi se Islami është feja e urtësisë.
Duke mbajtur një fjalim në natën e tretë të muajit Muharrem, muaji i parë i Vitit të Ri të Hixhrit, sipas Kalendarit Hënor , Sejjid Hassan Nasrallah gjithashtu theksoi se Islami kërkon nga muslimanët që të ndjejnë përgjegjësi ndaj muslimanëve dhe të tjerëve.
Është përgjegjësia jonë që të ndjejmë përgjegjësinë për Umetit Musliman dhe vendet e shenjta islamike, deklaroi ai.
Sajjid Hassan Nasrallah më tej iu referua shehadetit të Imam Hussejnit (a.s.) dhe tha se Imam Hussejni (a.s.) sakrifikoi jetën e tij për të mbrojtur Islamin.
Myslimanët shi’itë, dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, filluan mbajtjen e ceremonive nga e enjtja për të mbajtur zi në përvjetorin e martirizimit të Imam Husseinit (a.s.) dhe shokëve të tij në muajin e Muharremit.
Imam Husseinit (a.s.) dhe një grup i vogël i pasuesve të tij dhe anëtarët e familjes, duke përfshirë Hazreti Ali Asghar (a.s.), u martirizuan nga tirani i kohës së tij - Jezid bin Muavija.
Ata u martirizuan në betejën e Qerbelasë në Ashura- ditën e dhjetë të Muharremit që është muaji i parë në kalendarin hënor.
Ceremonia e zisë së Muharremit arrinë kulmin në mesditë të Ashures.
Burimi: IQNA News