Arabia Saudite do të mund të bankrotojë gjer në vitin 2020
Arabia Saudite do të mund të bankrotojë gjer në vitin 2020, në rast se besohet parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN), I cili konsideron se Arabia Saudite në rast se nuk e ndryshon politikën e saj, gjatë pesë viteve të ardhshme do të mund të mbes pa para. Hera e pare pas vitit 2009, ky vend do të ketë deficitin prej 21,6%, ndërsa në vitin 2016 do të jetë 19,6%, parashikon FMN-ja, i cili thekson se Arabia Saudite do të duhej të përshtat shpenzimet e veta. Konfliktet rajonale janë gjithnjë më të thella, ndërsa çmimet e naftës po bien, që janë faktorët kryesor të cilët ndikojnë në rajon. Konfliktet e atjeshme janë fajtorët edhe për krizën më të madhe refugjate dekadave të fundit.”Arritja e stabilitetit fiskal do të jetë posaçërisht sfiduese duke marrë parasysh se duhet krijuar vende të punës për më shumë se 10 milion njerëz gjer në vitin 2020 në vendet e shteteve të rajonit të cilët eksportojnë naftën”, ka thënë drejtori i FMN-së për Lindjen e Mesme dhe Azinë qendrore Masood Ahmed. Çmimi i rrënjës së naftës, direkt ka ndikuar në Iran, Katar, Emiratet e bashkuara Arabe, Algjeria dhe Libia. Të ardhurat nga shitja e naftës në Arabinë Saudite arrin 80% të të ardhurave të vendit. Për këtë shkak qeveria ka qenë e detyruar të zvogëlojë shpenzimet e veta, të prolongoj projekte, të shes letrat me vlerë në vlerën prej 15 miliard dollar.
Familja mbretërore e cila ka madje 15 mijë anëtar, në të vërtetë blen përkrahjen e qytetarëve. Shumica nga 30 milion banorë, jetën e denjë që e kanë i kanë borxh familjes mbretërore dhe bujarisë së saj. Pikërisht kjo ka sjell gjer te situata, prej të cilës shumë sauditë nuk kanë shprehjen e punës. Shumica e të punësuarve punojnë në shërbimet shtetërore. Konkretisht nga 5,5 milion të punësuar, tre milion punojnë në shërbimet shtetërore.
Shpenzimet ushtarake njashtu janë diç që do të mund të shpejtojë rrënjën financiare të Arabisë Saudite. Me 80,8 miliard dollar të buxhetit ushtarak ky vend është në vendin e tretë, vetëm SHBA-të dhe Kina janë para saj. Ekspertët konsiderojnë se shpenzimet mund të jenë edhe më të larta, pasi që ky buxhet është planifikuar para fillimit të intervenimit saudit në Siri. Për shkak të paralajmërimit të FMN-së, se vendi do të mund të mbes pa para, do të mund të vie gjer te grushteti, shkruan Independent. Vëllezërit duan të përmbysin mbretin e lodhur, pasi që janë të pakënaqur me emërimet kontroverse të mbretit, luftën në Jemen dhe vdekjen tragjike të 7000 pelegrinëve haxhinjë në tollovinë e krijuar në Mine pran Mekës.
Burimi: globalcir