Princi saudit së bashku me Izraelin kundër Iranit
Velid ibn Talal, njëri nga miliarderët e Arabisë Saudite në intervistën e dhënë për gazetën kuvajtase ka thënë se është duke u aranzhuar marrëveshja në mes Izraelit dhe Arabisë Saudite me qëllim të ballafaqimit kundër Iranit.
Velid ibn Talal njëri nga miliarderët saudit në bisedë për gazetën “Al Kabs” ka lajmëruar për marrëveshjen e negocuar në mes Tel Avivit dhe Rijadit. Ai ka thënë se ajo marrëveshje formohet me qëllim të realizimit të “programit mbrojtës” nga Irani. Në intervistën për gazetat kuvajtase ka thënë:” Ngjarjet aktuale që po ndodhin në Lindjen e Afërt janë çështje të jetës dhe vdekjes për Arabinë Saudite. Unë di që iranianët moti kanë qëllimin që nëpërmjet Palestinës të rrëzojnë Arabinë Saudite dhe se është e nevojshme që të bashkohemi me Izraelin dhe të krijojmë programin të përbashkët mbrojtës nga Irani”. Ai më tutje shtoi:” Krahas kombit hebrenj dhe ambicieve të tyre demokratike do të qëndrojmë para fytyrës së intifadës. Ne duhet të bashkohemi, që së bashku të mund të merremi me Iranin në ardhmëri”.