Kryetari i Iranit : Kultura e Ashures globalizohet
Kultura e Ashures po globalizohet dhe duhet të përdoret për forcimin e solidaritetit në mesin e pasuesve të tij, tha të mërkurën presidenti i Iranit Hassan Rouhani.
Duke folur në një takim të kabinetit, ai vuri në dukje se të gjithë njerëzit që kërkojnë lirinë në mbarë botën kanë dashuri për Imam Hussejnin dhe kultura e Ashure tashmë është globalizuar.
Kultura Ashures duhet të nxisë lëvizjen e shoqërisë drejt prosperitetit dhe për të rritur solidaritetin mes besimtarëve, shtoi kryetari.
Duke folur për mesazhin e Ashures, ai tha se Imam Hussejni u sakrifikua për të udhëhequr shoqërinë në rrugën e drejtë.
Miliona muslimanë në të gjithë globin mbajnë ceremonitë e zisë për të shënuar Ashuren, përvjetorin e martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.), nipi i Profetit Muhammed (as) dhe djali i Imam Aliut (a.s.).
Vajtuesit në Iran dhe vende të tjera dalin në rrugë dhe nëpër xhami për të nderuar Ashures, ditën e 10-të të muajit hënor islamik të Muharremit.
Imam Hussejni dhe 72 nga shokët e tij besnikë u martirizuan në ditën e Ashures në betejën e Qerbelasë kundër kalifit të dytë umajad, Jezidit, në vitin 680. Imam Hussejni u martirizua pasi ai refuzoi të betohet për besnikëri ndaj sundimtarit tiran Jezidit, i cili i kishte shtrembëruar mësimet Islame.
Burimi: IRNA