Intelektualët britanik për bojkotin kundër Izraelit
Më shumë se 300 intelektual nga Britania e Madhe kanë bërë ftesë për bojkotin e Izraelit për shkak, sikur kanë cek, okupimit ilegal të territorit palestinez si dhe shkeljes së lirive dhe drejtave njerëzore. Gazeta britanike The Guardian në numrin e sotshëm ka publikuar deklaratën”Angazhimi i intelektualëve britanik për drejtat e Palestinezëve”, të cilën e kanë nënshkruar 343 intelektual të punësuar dhe të shpërndarë në tërë Britaninë e Madhe. Në mesin e nënshkruesve janë edhe disa profesor nga universitetet e shquara të Oxfordit dhe Kembrixhit.
“Si intelektual dhe profesor universitar të Britanisë së Madhe jemi skajshmërisht të shqetësuar me okupimin izraelit të tokës palestineze dhe shkeljes së papranueshme të lirive dhe drejtave themelore njerëzore të popullit palestinez”, ceket në tekst. Intelektualët porosisin se nuk do të bashkëpunojnë me institutet izraelite dhe institucionet arsimore, as që do të marrin pjesë në panelet dhe konferencat të cilët i organizon, financon dhe sponzoron Izraeli apo ndonjë institut izraelit.
“Pran qëndrimit tonë do të mbesim gjersa Izraeli nuk fillon të respektojë normat juridike ndërkombëtare dhe vlerat civilizuese. I bëjmë thirrje edhe intelektual tjerë të Britanisë së Madhe që të na bashkëngjiten bojkotit”, theksohet në mesazhin e intelektualëve. Më shumë se një muaj prapë po zgjerohen tensionet në mes Izraelitëve dhe Palestinezëve në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Palestinezët akuzojnë Izraelin se po përpiqet të merr kontrollin administrativ mbi xhaminë Al Aksa, gjersa Izraeli cek se rinia palestineze keqpërdor këtë për shkaktimin e dhunës në rajon. Sulmet me thika, të shtënat dhe protestat janë bërë pjesë e të përditshmes nga 1 tetori. Më së paku janë vrarë 58 palestinez dhe 8 izraelitë nga fillimi i këtij muaji.
Burimi: Al Jazeera