Kosova

Raporti 19 faqesh i LVV ka informuar botën për gjendjen kaotike të Kosovës

Sekretari i Vetëvendosjes Boiken Abazi, i cili është edhe hartues i këtij raporti, tregon arsyen dhe qëllimin e publikimit te tij me 21 nëntor ne webfaqen e VV-së.  Dokumenti prej 19 faqe përmban të gjitha zhvillimet politike në Kosovë pas zgjedhjeve te 8 qershorit te 2014.

Këtë kopje të  këtij dokumenti tashmë e kanë pranuar shumica politikanëve në rajon dhe më gjerë te cilët i përkrahin politikat e Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtarët e LVV janë kujdesur që publikimet ti kenë edhe mediat më të fuqishme në botë, siç janë BBC , Routers etj

 Ndërsa nga shumica e atyre që e pranuan këtë dokument raporti, ata edhe e konfirmuan dhe morën përkrahjen e duhur nga këto subjekte siç janë,  Partia Socialiste Franceze,  deputetët e Partisë Social Demokrate e Gjermanisë, Deputetët e Partisë Liberale në Angli, Kongresmenët  Republikan dhe Demokratë në Amerikë, etj.

Ky  dokument raport nuk ju është dërguar edhe ambasadave , pasi sipas Abazit me to kanë takime të shpeshta dhe shqetësimet qe kanë,  jua kanë thënë  gojarisht.