Ngjarja e ashures në këndvështrimine të zgjedhurve të frontit të drejtëve dhe të zgjedhurve të frontit të gabuarve
“Sipas së përditshmes turke“Intizar” (Këshilimi) i Madhi Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, udhëheqësi suprem i Revolucionit Islam Iranian, sqaroi mësimet që duhet të nxjerrim dhe shembujt që duhentë marrim, nga ngjarja e Ashures. Udhëheqësi suprem, mes të tjerash sqaroi: “Ndonjëherë një veprim i zgjuar, i kryer në kohën dhe vendin e duhur, mund tëndërrojërrjedhën e historisë, duke e çuar atë më përpara, por ndjenjat e ndryshme si frika, dashuria ndaj kësaj bote, shqetësimi i jetesës dhe arsye të ngjashme këto, parandalojnë kryerjen e këtij veprimi, duke kryer të kundërtën dhe duke u tërhequr në humnerat e pafund të historisë...”
“Mësimet Që Duhet Të Nxjerrim Nga Ngjarja e Ashures”
“Gjatë fjalimit të madh, të zhvilluar ditën emërkurë, udhëheqësi suprem shprehu se, ngjarjae Ashures, është një shkollë e mbushur, me mësime dhe shembuj. Në Kur’anin Famëlartë, ndodhet një ngjarje, e cila na jep shtysë që të mendojmë. Në Kur’anin Famëlartë, ndodhen shumë tregime të bukura, të cilët na bëjnë të ditur, nxjerrjen e mësimeve dhe marrjen e shembujve, nga e shkuara. Tani mund të dalin disa pseudoanalistë fetarë dhe politikë, të cilët mund “të na ndriçojnë” me mendimet e tyre filozofike, duke u orvatur që “të na mbushin mendjen” se shembujt e së shkuarës, bien ndesh me dukuritë e ditëve të sotme”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei citoi: “Unë kam shpjeguar dhe vijoj të shpjegoj se këta njerëz, orvaten që tregimet kuranore, t’i shohin duke përdorur lupën filozofike, por gjithmonë dështojnë, por ne nuk kemi të bëjmë fare, me mënyrat e përdorura nga ata. Kur’ani Famëlartë, i vërtetuar dhe i ruajtur drejtpërdrejtë, nga Allahu (xh.sh.) na bën ftesë, që të marrim shembull nga e shkuara. Kur them këtë, nënkuptoj sqarimin tim vijues”.
“Shkëlqesia e tij shpjegoi: “Në rrjedhën e historisë njerëzore, ndodhet një ngjarje e shënuar, e cila na nxit të marrim shembull, të hulumtojmë, të meditojmë dhe të shqetësohemi për të. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Cila është arsyeja, që ne duhet të shqetësohemi kaq shumë, për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur në të shkuarën, por që rëndësia e saj do të pasqyrohet, në të ardhmen?!”
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane kumtoi: “Kjo ngjarje ka ndodhur në epokën e parë, të ardhjes së fesë islame. Ashtu siç kam sqaruar më përpara, muslimanët duhet të mendojnë mbi këtë çështje: “Marrja e shembullit të parë, nga ngjarja e Ashures, është mësimi i gjendjes shpirtërore, që mbretëronte në mesin e muslimanëve, duke nisur që nga kryeministri, prijësi, komandanti, dijetari, veterani i luftës, lexuesi i Kur’anit Famëlartë, madje deri te vjedhësi i thjeshtë, i qytetit irakian të Kufes dhe atij të Kerbalasë, të cilët pa iu dridhur qerpiku, masakruan në mënyrë të pamëshirshme, dritën e syve të Muhammedit (s.a.u.s.) Husejn Ibn Aliun (a.s.) së bashku me 72 anëtarë të familjes së tij të nderuar. Kjo ngjarje ndodhi 50 vite, pas shtegtimit nga kjo botë për në tjetrën, të Muhammedit (s.a.u.s.)”.
“Udhëheqësi suprem sqaroi: “Natyrisht në ngjarjen e shënuar të Ashures, ne duhet të marrim një mësim të vyer, ne duhet të jemi besnikë, të drejtëdhe të ndershëm, pra duhet të marrim këta shembuj të ndritur dhe duhet t’i përvetësojmë”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei shtoi: “Rrjedha e historisë islame, kishte ndryshuar deri në atë shkallë sa, bijtë e të pafeve, si Jezid Ibn Muauije, etërit e të cilëve prijësi i katërt i besimtarëve muslimane, Aliu (a.s.) Hamzai (r.a.) dhe komandantët e tjerë të shquar muslimanë, i kishin dërguar në xhehennem, tani udhëhiqnin bashkësinë muslimane dhe kishin uzurpuar vendin e Muhammedit (s.a.u.s.)”.
“Shkëlqesia e tij vijoi: “Tani natyrshëm shtrohet pyeta: “Si është e mundur që 20 vite, pas rënies dëshmor të Aliut (a.s.) vajzat e tij të nderuara, u shëtitën si robëresha lufte, në të tërë rrugët e këtij qyteti?!”. Por mua më habit fakti: “Si ka mundësi që këtavrasës të etur për gjak, i kanë cilësuar si “harixhi” (të huaj) këta njerëz të ndershëm, të Farefisit të Pastër të Muhammedit (s.a.u.s.)?!”Nëgjuhën e sotme iraniane, fjala “harixhi”nënkupton një njeri të huaj, të ardhur nga një shtet tjetër, ndërsa në terminologjinë islame, fjala “harixhi” nënkupton atë njeri, i cili ngre krye kundër imamit të drejtë. Si rrjedhojë mallkimi i Allahut (xh.xh.) dhe i engjëjve zbret mbi këta “harixhi” (kryengritës). Këta të fundit meqë ngritën krye kundër imamit të drejtë,pra si rrjedhojë muslimanët e asaj epoke, nuk donin t’i shihninme sy këta “harixhi” (kryengritës) në mesin etyre. Ndonëse feja islame,e cilëson shumë të shenjtë gjakun e një muslimani, muslimanët e asaj epoke, ishin të njëzëri se derdhja e gjakut të “harixhive” (kryengritësve) ishte e lejuar”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei rikujtoi: “Drejtuesit dhe prijësit muslimanë, të epokës së parë të fesë islame, i kishin cilësuar si “harixhi” ata njerëz të cilët, kishin ngritur krye kundër Muhammedit (s.a.u.s.), Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.) Fatime Zehrasë (a.s.) dhe të birit të këtyre të fundit Husejn Ibn Aliut (a.s.). Por natyrshëm shtrohet pyetja: “Cili na ishte ky imam i drejtë?!” Drejtuesit dhe prijësit muslimanë të asaj epoke, kishin cilësuar Jezid Ibn Muajien si imam të drejtë, sepse ata kishin kompetenca të gjëra dhe mund të thonin dhe të vepronin sipas dëshirës së tyre, në qeverinë e korruptuar të Jezid Ibn Muauijes”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane theksoi: “Natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë përse bashkësiamuslimane, nuk ekundërshoi por e pranoi si të mirëqënë një fakt të tillë?! Vallë përse bashkësia muslimane, qëndroi e heshtur ndaj kësaj padrejtësie të madhe?!”, “Vallë përse bashkësia muslimane, nuk reagoi kundër vrasësve të Husejni (a.s.) në qytetin irakian të Kerbelasë?!” Ajo që unë kam për synim është gjetja e përgjigjeve ndaj pyetjeve:“Cili ishte ndryshimi i ndodhur, në bashkësinë muslimane, në këta dy qytete irakiane, të cilat u larguan kaq shumë nga feja islame dhe një njeri i pështirë si Jezid Ibn Muauiuje, u bë prijësi i bashkësisë muslimane?!”, “Çfarë ndodhi me bashkësinë muslimane, e cila orvatej me të tërë mënyrat, që të respektonte me përpikmëri ligjet islame të Kur’anit Famëlartë dhe Sunnetit të Muhammedit (s.a.u.s.) ndonëse e kishin të qartë, si drita e Diellit të vërtetën para syve të tyre?!”, “Vallë përse bashkësia muslimane, nuk reagoi duke e lënë pas dore dhe në harresë, çështjen e gjetjes së vrasësve të Husejn Ibn Aliut (a.s.)?!” Me të vërtetë gjetja e këtyre përgjigjeve është një dukuri shumë shqetësuese për muslimanin”.
“Udhëheqësi suprem shprehu: “Natyrshëm shtrohet pyetja: “Por vallë a jemi ne besimtarë muslimanë, të përkushtuar ndaj Allahut (s.u.t.) më shumë se muslimanët e epokës së Muhammedit (s.a.u.s.) dhe në epokën e Aliut (a.s.)?!” Pohojmë me plot gojën se nuk jemi, si rrjedhojë shtrojmë pyetjen: “Çfarë hapash duhet të ndjekim, që të mos bëhemi siç ishin ata?!”,“Vallë çfarë ndryshimi ndodhi në mesin e muslimanëve, që i çoi ata këtë veprim?!” Ajo që dua të them është se, është folurshumë pak, ose nuk është folur aspak mbi këtë çështje. Prandj dua që fjalimin e sotëm, t’ia përkushtoj sqarimit të kësaj çështjeje. Lërmëni t’iu them se sqarimi im do të jetë i shkurtër dhe përmbledhës, nga ngjarja që ka ndodhur në të vërtetë”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei citoi: “Dua që këtë çështje, t’ua shpjegoj në pika kryesore. Më pas do të jeni ju, ata të cilët do të mendojnë, mbi rëndësinë dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje. Intelektualët, mendimtarët dhe hulumtuesit janë të lirë, që të kryejnë kërkime dhe studime mbi këtë çështje. Ata të cilët kryejnë vepra të mira, duhet të mendohen thellë dhe të shtrojnë pyetjen: “Çfarë masash duhej të merreshin, me synimin e parandalimit të kësaj ngjarjeje të hidhur?!”Të tërë ne duhet të mendohemi seriozisht, mbi çështjen se si mund të ishte parandaluar, ndodhja e kësaj ngjarje të hidhur, në mesin e bashkësisë muslimane pas 5, 10, ose 50 viteve pas shtegtimit nga kjo botë në tjetrën të Muhammedit (s.a.u.s.). Nëse sytë besnikë, të kujdesshëm,vigjilentë dhe zhbirues, do të shohin deri në thellësitë e çështjes, si rrjedhojë njerëzit do të udhëzohen në rrugën e drejtë dhe do të arrihet që çështja të zgjidhet. Pra vetëm atëherë ne mund të ndërtojmë një mburojë të fortë, të cilën nuk mund ta shpojë askush. Por nëse ne i lëmë çështjet ashtu siç janë, pa i hulumtuar dhe pa i studiuar, si rjedhojë historia do të përsëritet. Kjo dukuri negative nënkupton pikërisht, gjendjen e mjerë, në të cilën kishte rënë bashkësia muslimane dhe gjaqet e derdhura, të cilat shkuan dëm”.
“Shkëlqesia e tij shpjegoi: “Ishte pikërisht Jezid Ibn Muauije, ai i cili preu kokën e Husejn Ibn Aliut (a.s.) dritën e syve të Muhammedit (s.a.u.s.) dhe goditi buzët e tij të bekuara. Në këtë çast i mallkuari, Jezid Ibn Muauije recitoi strofën: “Tani le të ngrihen të rënët tonë, në Luftën e Bedrit dhe le të shohin se si i masakruam vrasësit e tyre”. Kështu u masakrua dhe u gjymtua Imam Husejni (a.s.)”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane kumtoi: “Ja pra kjo është ngjarja e shënuar, e cila ceket në Kur’anin Famëlartë, nga e cila ne duhet të marrim shembull. Ja pra është pikërisht ajeti kuranor: “Shëtitni në rruzullin tokësor dhe shihni përfundimin e popujve të mëparshëm dhe ruhuni nga dënimi”, i cili na paralajmëron që të ruhemi nga dënimi hyjnor, duke marrë shembull nga ngjarjet e së shkuarës. Unë do të mbaj një fjalim të shkurtër, me synimin e vënies në zbatim, të kësaj mënyre mendimi, nga ana e mendimtarëve muslimanë, në kulturën e përgjithshme iraniane”.
“Udhëheqësi suprem sqaroi: “Besimtarë të nderuar. Në ditët tona, njerëzit të cilët i shihni në çdo shoqëri, qytet dhe shtet ndahen në dy kategori. Në kategorinë e parë, bëjnë pjesë njerëzit e mençur, mendimtarë, të ndërgjegjshëm dhe të vendosur. Këta njerëz ndjekin një udhë të caktuar. Tani për tani nuk po kryejmë vlerësimin tonë, nëse kjo rrugë është e drejtë ose e gabuar, prandaj nuk po bëj fjalë mbi këtë çështje. Këta njerëz bëjnë pjesë në frontin e të zgjedhurve. Në kategorinë e dytë, bëjnë pjesë njerëzit, të cilëve nuk i intereson rruga e drejtë, ose e gabuar, analiza, konceptimi dhe perceptimi i ngjarjeve. Këta njerëz ndjekin shumicën e njerëzve, pra e lënë veten t’i marrë rryma. Këta njerëz bëjnë pjesë në frontin e të paditurve. Si rrjedhojë themi se shoqëria, ndahet në dy kategori, kategoria e të zgjedhurve dhe ajo e të paditurve”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei shtoi: “Tani dua t’u tërheq vëmendjen mbi këta dy kategori njerëzish, duke iu shpjeguar dhe diçka tjetër. Dëgjoni me vëmendje, sepse tani do t’iu sqaroj në mënyrë të hollësishme, dallimin mes dy kategorive. Natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë cilët janë të zgjedhurit?!”“Vallë a janë të zgjedhurit klasa elitë?!” Sigurisht që jo. Në mesin e të zgjedhurve, gjenden si njerëzit e ditur dhe të paditur. Ndodh që ndonjëherë një i paditur, bën pjesë në kategorinë e të zgjedhurve. Kjo ndodh sepse ai është i ndërgjegjshëm dhe e di atë se çfarë po bën, duke kryer diagnozënme vendosmëri. Ky njeri i paditur, as nuk ka diplomë dhe as nuk është dijetar, por ajo që ka rëndësi, është fakti se e kupton mirë çështjen”.
“Shkëlqesia e tij vijoi: “Kur themi kategoria e të zgjedhurve, nuk nënkuptojmë një kategori të veçantë njerëzish, të cilët veshin një uniformë të veçantë. Tek kategoria e të zgjedhurve, bëjnë pjesë, burrat, gratë, fshatarët, qytetarët, fshatrët, intelektualët, analfabetët, të pasurit dhe të varfërit, gjithashtu mund të bëjë pjesë dhe një element në administratën shtetërore, i cili lufton kundër regjimit të tagutit (regjimit të tërësisë së ligjeve, të cilat bien ndesh drejtëpërdrejtë me urdhërat e Allahut (a.u.xh.)”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei rikujtoi: “Kur themi kategoria e të zgjedhurve, në mesin e tyre ka njerëz të mirë dhe të këqinj. Më pas do të bëjmë dhe nënndarjen e kategorisë së të zgjedhurve. Të zgjedhurit kur bëjnë një punë, e kryejnë duke u mbështetur dhe duke i analizuar zgjedhjet e tyre. Si fillim të zgjedhurit ta e kuptojnë dhe më pas vendosin që ta kryejnë një punë, këta pra janë të zgjedhurit. Ndërsa në pjesën tjetër bëjnë pjesë të paditurit, të cilët sillen sipas mjedisit, si fryn era. Nëse njerëzit gëzohen për diçka, duke thënë “o sa mirë” dhe ata vetvetiu thonë “o sa mirë”, ndërsa kur njerëzit hidhërohen dhe thonë “o sa keq” dhe ata vetvetiu thonë “o sa keq”. Këta njerëz sillen sipas mjedisit, pra si fryn era, këta pra janë të paditurit”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane theksoi: “Për shembullkur Muslim Ibn Akili (a.s.) erdhi në qytetin irakian të Kufes, banorët thanë erdhi xhaxhai i Imam Husejnit (a.s.) Muslimi, i farefisit kurejsh të bijve të Hashimit. Ata u gëzuan dhe thanë: “Ejani ta ndihmojmë, sepse ata do të jenë të përjetdsëm”. Më pas 18 vetë i bënë betimin, në emër të Imam Husejnit (a.s.). Por kur pas 5-6 orëve, erdhën prijësit e farefiseve të qytetit irakian të Kufes bërtitën: “Çfarë po bëni?!”,“Me kë po luftoni?!”,“Kë po mbroni?!”,“Ata do t’iuasgjësojnë të tërëve!” Pasi dëgjuan këto fjalë banorët e Kufes, u shpërndanë të frikësuar dhe shkuan në shtëpitë e tyre. Kur ushtarët emeuitë, nën udhëheqjen e Ubejdullah Ibn Zijadit, reethuan shtëpinë e Muslim Ibn Akilit në qytetin irakian tëTeuit, njerëzit e dërguar në qytetin irakian të Kufes, ishin të lëkundur. Këta njerëz pra nuk analizojnë, diagnoztikojnë dhe këta sillen sipas mjedisit, pra si fryn era, këta pra janë të paditurit”.
“Udhëheqësi suprem shprehu: “Pra gjenden dy kategori njerëzish në çdo shoqëri. Por tani le t’i lëmë mënjanë të paditurit dhe le të kalojmë tek të zgjedhurit, të cilët ndahen në dy nënkategori. Të zgjedhurit e frontit të drejtë dhe të zgjedhurit e frontit të gabuar. Më thoni ju lutem se, nuk është kështu?! Një grup njerëzish janë analistë, intelektualë, të mençur dhe të qytetëruar. Këta luftojnë në frontin e së drejtës, sepse e kanë të qartë se çfarëështë drejtësia. Ata mbështeten dhe ecin në rrugën e drejtë. Këta të zgjedhur, të cilët janë në frontin e të drejtëve, mund të kryejnë diagnozën. Ndërsa grupi tjetër lufton kundër të drejtës, pralufton në frontin e gabuar. Nëse do t’i kthehemi fillimeve të epokës së parë së fesë islame, pohojmë se disa bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) ishin miq të Imam Aliut (a.s.) Imam Husejnit (a.s.) dhe farefisit kurejsh të bijve të Hashimit. Ndërsa disa të tjerë, ishin miq të Muauijes dhe të bijve të Umejjes, por dhe ata ishin të zgjedhur, intelektualë, të meçur dhe tëzgjuar”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei citoi: “Pra dukeu mbështetur në këta fakte, arrijmë në përfundimin se, shoqëria ndahet në dy kategori, kategoria e të zgjedhurve dhe kategoria e të paditurve. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Çfarë pritet, nga të zgjedhurit e frontit të gabuar?!” Normalisht ata do të luftojnë dhe do të thurin plane kundër së të zgjedhurve të frontit të së drejtës. Si rrjedhojë, ne të zgjedhurit e frontit të së drejtës, duhet të luftojmë deri në fund kundër tyre, por në të njëjtën kohë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në zgjedhjen tonë. Ne nuk duhet të ngatërrojmë, metodën e mendimit, me tregimet historike, sepse historia është shpjegimi i gjendjes sonë, por në një skenë tjetër. Sa mirë për atë njeri, i cili e shpreh atë që do. Të tërë ne e bëjmë historinë, pra të tërë ne që në këtë çast, në këtë vend, në këtë ditë jemi të pranishëm. Kjo është arseyja kryesore e cila na jep shtysë, që të vlerësojmë vendin tonë, kur trgohet historia. Pra duhet të jemi të kujdesshëm se, cilën anë do të mbajmë. Më pas duhet të hulumtojmë, mbi shkaqet e humbjes së grupeve, të cilat ishin para nesh. Ne duhet të mendojmë thellë, mbi vendimet e gabuara që ata morën, në mënyrë që ne të mos i përsërisim të njëjtat gabime. Fillimisht ne duhet të të përcakojmë, frontin mik dhe frontin armik, duke patur parasysh faktin se, jemi duke bërë një luftë të fortë nervash taktike. Më pas duhet të shohim gabimet e kryera, të frontit mik dhe duhet të përcaktojmë ekspertë, me synimin e ndreqjes së këtyre gabimeve. Pra kur të përcaktojmë taktikat tona, nuk do të kryejmë të njëjta gabime, të kryera nga fronti mik. Ose ndoshta taktika e frontit mik ishte e drejtë, por një komandant, radist, artilier, lajmëtar ose ushtar i këtij fronti, kreu një gabim. Si rrjedhojë, ne kuptojmë që nuk duhet të kryejmë të njëjtin gabim. Ja pra kështu është dhe historia”.
“Shkëlqesia e tij shpjegoi: “Duke u mbështetur në sqarimet e lartpërmendura, orvatuni që të gjeni vendin e duhur në epokën e parë të fesë islame. Lërmëni t’iu rikujtoj se, njëri nga dy grupet i përket të paditurve, si rrjedhojë kanë mbajtur një qëndrim të përcaktuar, të cilët janë të mbështetura në epokën dhe kushtet, në të cilën jetuan. Këta njerëz mund të kenë jetuar dhe në epokën e prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë, Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.) dhe Imam Rahilit (r.a.) të cilët janë njerëz, që të çojnë në xhennet. Por nuk duhet të harrojmë faktin se prijësit e asaj epoke, janë orvatur me synimin e dërgimit në xhennet të këtyre njerëzve, për të cilët shpresojmë dhe ne. Por nëse këta njerëz, nuk rastisin në epokën e parë të fesë islame, në të cilën jetuan këta prijës muslimanë, atëherë do të ndëshkohen siç thuhet në ajetet kuranore: “Më pas ne i vumë prijës të këqinj mbi krye, të cilët thirrën në zjarrin e xhehennemit, dhe atë ditë atyre, askush nuk do t’i ndihmojë”. “A i ke parë mosmirënjohësit, të cilët i ndërruan të mirat e Allahut me gjëra të kota, prandaj u hodhën në zjarrin e xhehennemit, sa vendbanim i keq që është”. Mendoni vetëm faktin se, kjo kategori njerëzish, ka jetuar në këtë epokë. Të tërë këta të paditur do të hyjnë në zjarrin e xhehennemit. Kjo është arsyeja që ne duhet të tregohemi shumë të vëmendshëm, që të mos hyjmë në kategorinë e të paditurve”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei rikujtoi: “Kur them këtë, nuk nënkuptoj domosdoshmërinë e kryerjes së një fakulteti dhe marrjes së një diplome. Ashtu siç kam sipërcituar, i paditur nuk do të thotë, ai njeri i cili nuk ka kryer fakultetin, sepse ndonëse shumë njerëz, kanë kryer fakultetin, janë të paditur. Ndonëse shumë njerëz, kanë kryer fakultetin e teologjisë, sërish janë të paditur. Themi se si i varfëri ashtu dhe i pasuri janë të paditur. Të tërë ne mund të bëhemi shumë lehtë të paditur, qëllimi ynë, është se si të mos bëhemi të tillë”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane theksoi: “Për të mos u bërë të paditur, ne duhet të jemi largpamës në çdo veprim, sepse njeriu i cili vepron si dritëshkurtër është i paditur. Muhammedi (s.a.u.s.) ka thënë: Unë dhe ndjekësit e mi jemi largpamës, thërrasim në largpamësi dhe përparojmë me largpamësi. Si rrjedhojë fillimisht ne duhet të përcaktojmë nëse jemi të paditur ose jo dhe nëse jemi të paditur, duhet të largohemi menjëherë nga ai grup. Ne duhet të jemi të aftë të kryejmë diagnozën e duhur.
“Udhëheqësi suprem shprehu: “Tani le të përqendrohemi, mbi kategorinë e të zgjedhurve. Si fillim duhet të përcaktojmë, nëse bëjmë pjesë të zgjedhurit e frontit të drejtë, ose në të zgjedhurit e frontit të gabuar. Unë them me plot gojën se, të zgjedhurit e shoqërisë sonë iraniane, janë në frontin e drejtë, sepse këta të zgjedhur ftojnë në Kur’anin Famëlartë, Sunnetin Profetik, Ehli Bejtin, në rrugën e Allahut (xh.sh.) dhe në vlerat më të larta të fesë islame. Kjo është detyra kryesore e Republikës Islame Iraniane të ditëve të sotme. Duke u mbështetur në këta sqarime, arrijmë në përfundimin se, ndonëse tani nuk kemi punë me të zgjedhurit e frontit të gabuar pohojmë se, këta të fundit janë të ndryshëm nga ne. Por problemet e vërteya vijnë pas këtij sqarimi”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei citoi: “Besimtarë të nderuar. Të zgjedhurit në frontin e drejtë ndahen në dy nënndarje. Në grupin e parë bëjnë pjesë njerëzit, të cilët adhurojnë jetën e kësaj bote, pozitën, epshet, kënaqësitë, pasurinë, famën dhe sendet kalimtare të kësaj bote. Këta njerëz, shfrytëzojnë sendet e ndryshme të kësaj bote. Allahu (s.u.t.) ju ruajttë, nëse vjen një sprovë e rëndë dhe ju harroheni pas këtyre mirësive dhe tejkaloni masën. Por nëse nuk e tejkaloni masën, atëherë do të jeni nga të zgjedhurit, të cilët qëndrojnë besnikë. Por nëse sprovoheni me një sprovë të rëndë dhe ju jeni të aftë që të hiqni dorë nga këto mirësi, atëherë do të jeni si grupi tjetër i të zgjedhurve. Si rrjedhojë të zgjedhurit në frontin e drejtë, ndahen në dy nënndarje”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane theksoi: “Ju ftoj qëtë mendoni thellë mbi këtë çështje, sepse këta janë çështje serioze, të cilat duhen studiuar në mënyrë të hollësishme. Qënia njerëzore, nuk mund te jetojë, të shndërrojë shoqërinë, ose të kryejë një revolucion, në mënyrë të rastësishme, pra pa plan. Për t’i përmbushur këta pikësynime, qënia njerëzore duhet të analizojë, hulumtojë, mendojë dhe studiojë gjendjen”.
“Udhëheqësi suprem shprehu: “Pra kemi dy nëndarje të të zgjedhurve të frontit të drejtë. Nëse çdo shoqëri ndodhen, të zgjedhurit e frontit të së drejtëve, pra ata të cilët në çastin e duhur, janë të aftë që të heqin dorë nga mirësitë e kësaj bote, atëherë bashkësia muslimane, nuk do të kryejë të njëjtat gabime, që kreu në epokën e Imam Husejnit (a.s.). Pra nëse fronti i të drejtëve, gjithmonë ecën në rrugën e drejtë, atëherë gjithçka do të shkojë në rrjedhën e duhur. Por të zgjedhurit e frontit të së drejtëve, janë të paktë në numër ndërsa të zgjedhurit e frontit të drejtë, por të përfshirë në jetën e kësaj bote, janë të lëkundur ndaj ecjes dhe ndjekjes së rrugës së drejtë. Këta të fundit, janë të shumtë në numër dhe kjo është arsyeja kryesore e rënies në humnerë të shoqërisë”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei citoi: “Çfarë nënkuptojmë me termin botë?! Me këtë term nënkuptojmë frikrat tona ndaj shtëpisë, pasurisë, epsheve, pozitës, famës, dëshirës për jetesë dhe frika për jetën. Nëse një njeri largohet nga rruga e Allahut (a.u.xh.) atëherë nuk është më në gjendje të thotë të vërtetën, sepse në rast të kundërt frikësohet se do të humbë pozitën, pasurinë, fëmijtë, familjen, miqtë dhe të afërmit. Nëse këta të fundit, janë të shumtë në numër, atëherë kjo është arsyeja kryesore e rënies në humnerë të shoqërisë. Kjo nënkupton masakrimindhe gjymtimin e Husejn Ibn Aliut (a.s.) në qytetin irakian të Kerbelasë. Kjo nënkupton ardhjen në krye të bashkësisë muslimanë, të njeriu të pështirë si Jezid Ibn Muajuije, të farefisit të bijve të Umejjes për 1.000 muaj rresht dhe uzurpimin e vendit të Muhammedit (s.a.u.s.). Pra kështu sistemi i imametit (udhëheqjes së imamit) u shndërrua në sistemin e salltanatit (udhëheqjes së sulltanit)”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane theksoi: “Bashkësia muslimane,është ndërtuar mbi sistemin e imametit, si rrjedhojë duhet të udhëhiqet nga imami. Imami udhëheqës duhet të jetë burrë dhe tërësia e bashkësisë muslimanë, duhet t’i besojë dhe duhet t’i nënshtohet me gjithë zemër. Ndërsa sulltani udhëheq me despotizëm dhe tirani. Populli ndonëse nuk e do, i nënshtrohet dhunës dhe fuqisë së tij. Pikërisht këtë kanë bërë bijtë e Umejjes, duke shndërruar sistemin e imametit, në sistemin e salltanatit dhe kanë udhëhequr kombet dhe popujt musimanë, për 1.000 muaj afërsisht 90 vite”.
“Udhëheqësi suprem sqaroi: “Themelet e ndërtesës së bijve të Umejjes, ishin hedhur në mënyrë aq të gabuar, sa ata u rrëzuan nga pushteti, me anë të një revolucioni (por sërish sistemi i imametit, nuk erdhi në pushtet). Më pas në krye të bashkësisë muslimane, erdhën të bijtë e Abbasit, të cilët udhëhoqën për 600 vite, pra 6 shekuj me një sistem të ngjashëm me atë të bijve të Umejjes. Prijësit e bijve tëAbbasit, udhëhoqën botën muslimane, nën petkun e mëkëmbësve dhe trashëgimtarëve të Muhammedit (s.a.u.s.). Prijësit e bijve të Abbasit, osemë mirë le të themi sulltanët e bijve të Abbasit, u zhytën në llumin e kënetëssë pijeve alkoolike, epsheve, përçarjeve, prostitucionit, pasurisë, luksit dhe një mijëe një të ligave. Këta prijës ishin aq të pacipë, sa shkonin në xhami dhe falnin namaz, ndërsa bashkësia muslimane, si pasojë e besimit të gabuar, ose sepse nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër i nënshtrohej. Në atë epokë as mund të themi se, njerëzit kishin mbetur pa rrugëzgjidhje, sepse ata e kishin prishur besimin e tyre. Nëse në mesin e të zgjedhurve tëfrontit të drejtë të një shoqërie, mbretërojnë frikrat e vetes, pasurisë, pozitës, vrasjes, urrejtjes dhe lënies vetëm për hir të kësaj bote, si rrjedhojë do t’i nënshtrohen të zgjedhurve të frontit të gabuar. Nëe në mesin e kësaj rrëmuje, të zgjedhurit e frontit të drejtë do të tërhiqen dhe nuk do të luftojnë, atëherë kemi të bëjmë me fillimin e rënies dëshmor të Husejn Ibn Aliut (a.s.) dhe ardhjen në pushtet të epokave të errëta të bijve të Umejjes, Meruanit dhe Abbasit, të cilët sundojnë dhe në ditët tona”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei shtoi: “Ja pra tani po i afrohemi ngjarjes së Ashures, nga e cila duhet të marrim shembuj. Por tani le t’irikthehemi rrjedhës së historisë islame. Dobësimii të zgjedhurve të frontit të së drejtëve, nisi gjashtë ose shtatë vite, pas shtegtimit nga kjo botë në tjetrën të Muhammedit (s.a.u.s.) Kjo dobësi nuk ka të bëjë aspak, me çështjen e hilafetit (udhëheqjes së prijësit), sepse ajo është një çështje tjetër. Çështja në fjalë, ka të bëjë me diçka të rrezikshme. Ashtu siç përmenda dhe më lart, dobësimi i të zgjedhurve të frontit të së drejtëve, nisi gjashtë ose shtatë vite, pas shtegtimit nga kjo botë në tjetrën të Muhammedit (s.a.u.s.). Kjo i hapi rrugën, rrjedhës së ngjarjeve të hidhura. Në fillim disa njerëz thanë: “Bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) janë njerëzit më të rëndësishëm të fesë islame, sepse ata kanë luftuar së bashku me Muhammedin (s.a.u.s.) në epokën e luftrave, prandaj është më mirë që këtyre njerëzvetë ndershëm t’u njihen disa privilegje. Më pas këtyre njerëzve, iu dhanë “përfitimet materiale të nevojshme”, nga Shtëpia e Pasurisë, e cila i përket mbarë bashkësisë muslimane. Ky ishte gabimi i parë”.
“Shkëlqesia e tij vijoi: “Ky pra ishte gabimi i parë, të cilin e pasuan shumë të tjerë, me kalimin e kohës. Degjenerimi, prishja dhe shkatërrimi moral ndonëse në një masë të caktuar, vijuan deri në epokën e prijësit të tretë, të bashkësisë muslimaneUthman Ibn Affanit (r.a.). Në epokën e tij, bashkëkohësit e shquar tëMuhammedit (s.a.u.s.) u bënë të pasurit më të mëdhenj. Bashkëkohësit e nderuar të Muhammedit (s.a.u.s.) si Talha Ibn Ubejdullahu, Zubejr Ibn Auuami dhe Sa’d Ibn Ebi Uekkasi, të cilët ishin personalitete tëshquara të historisë islame dhe kishin luftuar nëLufrat e Bedrit, Uhudit dhe Hunejnit, me guxim e trimëri të rrallë, sa janë shkruar libra të tërë të historirisë islame. Ishin pikërisht këta bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët u bënë të pasurit e parë dhe më të mëdhenj”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei rikujtoi: “Bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) ishin aq të pasur, sa kur vdiste njëri nga ata, linte pas vetes një pasuri të madhe. Më pas bashkëkohësit e tjerë, të Muhammedit (s.a.u.s.) me synimin e copëtimit të pasurisë, së të vdekurit detyroheshin që të copëtonin atë me sëpata, aq e madhe ishte pasuria e tyre. Të tëra këta janë fakte historike, prandaj askush nuk mund të aludojë duke thënë: ‘Këta fakte shkruhen vetëm në veprat e muslimanvë shiitë!” Këta bashkëkohës të Muhammedit (s.a.u.s.) kishin lënë monedha dinari (ari) dhe dirhemi (argjendi) të një shume marramendëse. Disa nga ata kërkuan, vijimin e së njëjtës gjendje edhe në kohën e prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë, Imam Aliut (a.s.). Pra ata dëshironin që të mbanin, postet e larta drejtuese dhe në epokën e tij, por kur Imam Aliu (a.s.) nuk i caktoi në postet drejtuese, ata ngritën krye kundër tij. Të tëra këto ngjarje të hidhura, ndodhën 25 vite, pas shtegtimit nga kjo botë në tjetrën të Muhammedit (s.a.u.s.). Fryma e Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.) ishte fryma e Muhammedit (s.a.u.s.). Duke u mbështetur në këta fakte, pohojmë se nëse Aliu (a.s.) do të ishte caktuar, si prijës i besimtarvë muslimanë, menjëherë pas Muhammedit (s.a.u.s.) ai nuk do të kishte vuajtur kaq shumë, në ndreqjen morale dhe shpirtërore të bashkësisë muslimane. Por tanimë ishte tepër vonë dhe Imam Aliu (a.s.) ishte i detyruar, që të përballej me njerëzit, cilësitë e të cilëve, i kam pasqyruar më lart. Bashkësia muslimane, në epokën e Imam Aliut (a.s.) ishte shndërruar në një bashkësi, e cila çmonte më tepër se gjithçka, pasurinë dhe jetën e kësaj bote. Imam Aliu (a.s.) kur shpalosi flamurin islam, me synimin e shpalljes se luftës, u detyrua të përballej me shumë vështirësi”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane theksoi: “Shumë nga bashkëkohësit e Muhammedit (s.a.u.s.) të cilët jetuan në epokën e Ali Ibn Ebi Talibit (a.s.) ndonëse në pamje të jashtme, dukeshin si të zgjedhurit, e frontit të drejtë, në të të vertëtë ishin të zgjedhurit, e frontit të gabuar, sepse ata donin vetëm jetën e kësaj bote. Kjo ishte arsyeja kryesore se përse Aliu (a.s.) zhvilloi tri luftra. Prandaj udhëheqja e tij, e cila zgjati katër vite dhe nëntë muaj, kaloi nëpjesën më të madhe të saj në luftra. Më pas ai ra dëshmor, nga një “harixhi” (kryengritës) i ndyrë si AbdurrahmanIbn Mulxhemi”.
“Udhëheqësi suprem shprehu: “Natyrisht gjaku i derdhur, i prijësit të katërt, të besimtarëve muslimanë, Aliut (a.s.) është aq i vlefshëm, sa dhe gjaku i derdhur i Imam Husejnit (a.s.). Pra kur ju vëllezër të nderuar besimtarë, lexoni lutjen “Përshendetja qoftë mbi ty, o gjaku i Allahut dhe i gjakut të birit tënd!” në Vizitën e Trashëgimtarit, nënkuptojmë se Allahu (xh.sh.) është pronari i gjakut të derdhur, të prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë Aliut (a.s.) dhe Imam Husejnit (a.s.). Citojmë se kjo lutje, nuk është përdorur për asnjë tjetër, sepse për çdo njeri, të cilit i derdhet gjakun në tokë, dalin kërkuesit e gjakut të tij, të cilët mund të jenë babai, i biri, ose vëllai i tij. Arabët të drejtën e kërkimit të gjakut e quajnë ثار“thar”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei citoi: “Pra pohojmë se, Allahu (xh.xh.) ka të drejtën e kërkimit të gjakut të Aliut dhe të Husejnit (a.s.). Pra është pikërisht Allahu (s.u.t.) pronari i gjaqeve të derdhura, të këtyre dy figurave të shquara muslimane. Prijësi i katërt i besimtarëve muslimanë Aliu (a.s.) ra dëshmor pikërisht si pasojë, e ndreqjes morale dhe shpirtërore të bashkësisë muslimane. Më pas i biri i tij i madh Hasani (a.s.) udhëhoqibashkësinë muslimane, vetëm gjashtë muaj, sepse atë e lanë në mes të rrugës. Imam Hasani (a.s.) e kuptoi shumë mirë, rrënimin moral dhe shpirtëror, të zgjedhurve të frontit të së drejtëve. Ai e kuptoi shumë mirë se, nëse luftonte kundër Muauijes, këta njerëz të paktë, nuk do të luftonin për të. Imam Hasani (a.s.) ishte aq i zgjuar, sa të kuptonte se propaganda, paraja, pushteti, mashtrimete Muauije Ibn Ebi Sufjanit, do të kishin ndikim të paparë, mbi bashkësinë muslimane. Më pas Hasan Ibn Aliu (a.s.) e kuptoi fare mirë se këta njerëz, pas dy viteve do të brroçkullisnin: “Hasani luftoi kot së koti, kundër Muajies, sepse ky i fundit ishte një njeri i mirë”.
“Shkëlqesia e tij shpjegoi: “Imam Hasani (a.s.) e mendoi çështjen, në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ai parashkoi humnerën, në të cilën do të rrëzohej bashkësia muslimane dhe mendoi se kjo dukuri, nuk do të ishte diçka e mirë për bashkësinë muslimane. Kjo ishte arsyeja kryesore që Imam Hasani (a.s.) i përballoi të tëra vështirësitë dhe nuk ra dëshmor në fushëbetejë. Ashtu siç e dini dhe ju ndonjëherë rënia dëshmor, është më e lehtë se jetesa, ose e kundërta jetesa është më e vështirë se rënia dëshmor. Njerëzit intelektualë, largpamës dhe të mençur e kuptojnë shumë mirë se ç’dua të them. Këta njerëz e kuptojnë shumë mirë se ç'nënkupton jetesa dhe orvatja për të bërë mirësi, brenda shoqërisë, me synimin e afrimit me Allahun (a.u.xh.) se sa rënia dëshmor. Ja pra Imam Hasani (a.s.) zgjodhi pikërisht rrugën e vështirë”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei rikujtoi: “Bashkësia muslimane, në epokën e Imam Hasanit (a.s.) ishte e nderë, të zgjedhurit e frontit të së drejtës ishin dorëzuar dhe nuk ishin të gatshëm të luftonin. Ndërsa kur në krye të bashkësisë muslimane, erdhi Jezid Ibn Muaujie, ai ishte i gatshëm për luftë, sepse ai mund të kryente gjithçka të ligë dhe të ndaluar nga Allahu (xh.sh.) ndërsa bashkësia muslimane e kishte shumë të qartë. Duke marrë shtysë nga vrasja e të atit, Husejn Ibn Aliu (a.s.) organizoi një kryengritje kundër Jezid Ibn Muauijes, në qytetin irakian të Kerbelasë, me synimin e hakmarrjes së të atit, ku dhe ra dëshmor”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane theksoi: “Gjendja e bashkësisë muslimane, në epokën e Jezid Ibn Muauijes, ishte përkeqësuar jashtëzakonisht shumë, kështu që Imam Hasani, kishte dy rrugë zgjedhjeje. Ai ose do të luftonte dhe do të binte dëshmor, ose do të bënte paqe dhe do të mbijetonte. Pasi ai e mendoi çështjen, në një mënyrë gjithëpërfshirëse, vendosi që të zgjidhte rrugën më të vështirë, atë të mbijetesës dhe orvatjes së ndreqjes së shthurjes morale dhe shpirtërore në bashkësinë muslimane, se sa të rrugën e të rënit dëshmor. Ndërsa për Imam Husejnin (a.s.) kishte vetëm një rrugë, atë të luftës, sepse në atë epokë për të nuk kiste ndonjë kutpim, të mos luftonte dhe të mbijetonte. Ai ishte i detyruar që të luftonte, nëse do t’ia dilte mbanë, ai do vihej në krye të bashkësisë muslimane dhe nëse do të dështonte, atëherë ai do të binte dëshmor. Prandaj Imam Husejni (a.s.) u përgatit për luftë, nguli flamurin islam në tokë dhe shprehu: “Ky është veprimi i duhur, në këtë gjendje dhe u nis të luftonte”.
“Udhëheqësi suprem shprehu: “Tani dua të tërheq vëmendjen tuaj, mbi çështjen e Imam Husejnit (a.s.) i cili ndonëse ishte një figurë e respektuar muslimane, kur u nis të luftonte, të zgjedhurit e frontit të drejtë e lanë në baltë. Vini re se sa shpejt dhe sa shumë, mund të prishen të zgjedhurit e frontit të drejtë. Këta të fundit, kishin kohë që kishin zgjedhur jetën e kësaj bote dhe kishin shitur jetën e botës tjetër, ndërsa Imam Husejni (a.s.) kishte berë tërësisht të kundërtën. Kur hulumtoja mbi largimin e Imam Husejnit (a.s.) nga qyteti i i bekuar arab i Medinës së Ndriçuar, vura re se një natë para se ai të largohej, nga Medineja e Ndriçuar, ishte larguar Abdullah Ibn Zubejri, vetëm se ndryshimi mes të dyve është i pakrahasueshëm. Fjalimi, bisedimi dhe luftimi i Imam Husejnit (a.s.) ishin aq me ndikim, sa guvernatori i Medinës së Ndriçuar, së asaj epoke Uelid Ibn Utbe, nuk e merrte guximin që të bisedonte me të. Husejn Ibn Aliu (a.s.) i kishte dhënë një përgjigje aq kuptimplotë Meruanit, sa ky i fundit pasi ishte ulur e kishte kyçur gojën”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei sqaroi: “Këta njerëz kishin rrethuar dhe shtëpinëe Abdullah Ibn Zubejri. Ky i fundit duke nxjerrur vëllain e tij jashtë kishte dthënë: “Lërmëni që të mos vij në selinë guvernaturës”. Ndërsa ata ia kishin kthyer: “nëse nuk del jashtë do të asgjësojmë”. Më pas pas këtyre kërcënimeve Abdullah Ibn Zuebjri kishte vendosur të nxirrtë vëllain e tij dhe kishte cituar se dhe vtë do të vinte më vonë. Abdullah Ibn Zubejri ishte një bashkëkohës i shquar i Muahmmedit (s.a.u.s.) por nuk ishte në nielin e Husejn Ibn Aliut (a.s.)”.
“Shkëlqesia e tij vijoi: “Por në rastin e Imam Husejnit (a.s.) nuk ndodhi aspak kështu, sepse ai zotëronte cilësitë më të larta njerëzore dhe morale, si guximi, trimëria, mençuria, zgjuarsia, ndershmëria dhe drejtësia, të cilat e bënin sipëror, ndaj njerëzve të zakonshëm. Ai pasi shkoi në qytetin e bekuar arab, të Mekkës së Nderuar, bashkësia muslimane i drejtohej me titullin “i nderuar” dhe mefjalë respektuese tëllojit: “Urdhërona dhe ne jemi të gatshëm të flijohemi për ty. Kërko ç’të duash dhe unë, nëna ime, babai im, xhaxhai im, daja im, do të flijohemi për ty”. Këto fjalë tregojnë qartë se, Husejn Ibn Aliu (a.s.) ishte në njëpozitë të lartë, respektuar dhe të zgjedhur në mesin emuslimanëve”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei kumtoi: “Abdullah Ibn Muti, pasi erdhi në në qytetin e bekuar arab, të Mekkës së Nderuar, iu drejtua Husejnit (a.s) dhe citoi:“O i biri i të dërguarit të Allahut. Nëse do të luftoni dhe do të bini dshmor, kjo udhëheqje despote, do të na robërojë të tërëve. Në ditën e sotme, si pasojë e respektit, frikës, pozitës dhe trimërisë suaj, po sillen mirë me ne”. Këto fjalë tregojnë qartë se, Husejn Ibn Aliu (a.s.) kishte në një pozitë të lartë dhe të respektuar. Madje dhe bashkëkohësit më të shquar, të Muhammedit (s.a.u.s.) si Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Xhaferi dhe Abdullah Zubejri, ndonëse nuk e donin e e respektonin tej mase”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane sqaroi: “Këta të zgjedhur të frontit të drejtë, nuk mbanin anën e udhëheqësve të bijve të Umejjes. Ata pra nuk e mbështesnin këtë udhëheqje të gabuar. Madje disa pëkrahës të Aliut (a.s.) e kishin pranuar atë, si prijësin e parë të bashkësisë muslimane. Por kur të zgjedhurit e frontit tëdrejtë, nisën përballjen me udhëheqjen e bijve të Umejjes, këta të fundit ushtruan dhunë të madhe mbi ta, familjet, pasuritë, pozitat e tyre dhe u tërhoqën. Pas tërheqjes së tyre, u tërhoqën dhe të zgjedhurit e tjerë të frontit të drejtë”.
“Udhëheqësi suprem citoi: “Nëse do të hedhim një shikim, tek emrat e muslimanëve, të cilët i dërguan letra ftuese me thesë, Imam Husejnit (a.s.) që të shkonte nga qyteti arab i Medinës së Ndriçuar, për në qytetin irakian të Kufes, shohim se këta të tërë ishin, të zgjedhurit e frontit të drejtë. Shumica e këtyre letrave, ishte shkruar nga drejtuesit e farefiseve të njohura kufite. Por nëse do t’i lexonim me kujdes, morinë e këtyre letrave, do të arrijmë lehtë në përfundimin se, këta të zgjedhur të frontit të drejtë, e kishin jetën e botëstjetër, për jetën e kësaj bote”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei sqaroi: “Arsyeja kryesore e rënies dëshmor, të Muslim Ibn Akilit, në qytetin irakian të Kerbelasë, ishte sekëta të zgjedhur të frontit të drejtë, e kishin jetën e botës tjetër, për jetën e kësaj bote. Muslim Ibn Akili, pas marrjes së betimit nga 18.000 vetë, në emër të Husejn Ibn Aliut (a.s.) po këta të zgjedhur, dolën 30.000 vetë kundër Imam Husejnit (a.s.) në qytetin irakian të Kerbelasë. Ashtu siç e shihni pra, të zgjedhurit e frontit të drejtë, ndikojnë në mesin e bashkësinë muslimane”.
“Shkëlqesia e tij vijoi: “Nuk mund të arrij të kuptoj se, si intelektualët dhe të mençurit e të zgjedhurit e frontit të drejtë, nuk i kanë ndjekur dhe zbatuar, mendimet dhe rregullat e këtyre të zgjedhurve. Unë nënkuptoj se, ne e kemi qartëse, si ishte gjendja e asaj epoke ose jo?! Të tërë ne e dimë shumë mirë se, si u zhvillua ngjarja e hidhur, në qytetin irakian të Kerbelasë, sepse këta të zgjedhur i dërguan një letër Imam Husejnit (a.s.) duke e lajmëruar se si do të zhvillohej ngjarja. Më pas Imam Husejni (a.s.) dërgoi Muslim Ibn Akilin, në qytetin irakian të Kufes, duke i porositur: “Ju dërgova Muslimin, nëse gjendja do të jetë e përshtatshme do të vij dhe vetë”. Më pas Muslim Ibn Akili, shkoi dhe u strehua në shtëpitë e banorëve të Kufes, banorët e të cilit i dhanë betimin e tyre, në emër të Imam Husejnit, duke ia bërëkëtë të qartë dhe në letra e dërguara. Guvernatori i asj epoke prefekturës irakiane të Kufes, Numan Ibn Beshiri ishte një njeri i dobët dhe i luhatur. Ai shprehu: “Unë nuk do të luftoj, kundër atyre që nuk më luftojnë”. Kjo është arsyeja kryesore, që Muslim Ibn Akili, nuk luftoi kundër tij. Kur banorët e Kufes, panë këtë veprim, vijuan t’i jepnin betimin”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei rikujtoi: “Pas kësaj dy, tri vetë të zgjedhur të frontit të gabuar, shkuan pranë Jezid Ibn Muauijes dhe e këshilluan: “Nëse duash ta mbash, nën udhëheqjen tënde prefekturën irakian të Kufes, dërgo një guvernator më të fortë, në vendin e Numan Ibn Beshirit, kundër Muslim Ibn Akilit”. Jezid Ibn Muauije, dërgoi Ubejdullah Ibn Zijadin, i cili në atë epokë ishte guvernatori i qytetit irakian të Basrës. Më pas, ai u ngarkua që t’i drejtonte të dyja prefekturat irakiane. Ardhja e këtij të fundit, në Kufe ndodhi falë banorëve të tij. Do të orvatem të jap disa shembuj, në rast se më del koha. Kur Ubejdullah Ibn Zijadi, hyri me fytyrë të mbuluar, në këtë qytet, ishte natë dhe banorët e tij, duke mos e ditur i thanë: “Përshëndetja qoftë mbi ty, o i biri i të dërguarit të Allahut”. Kjo ishte një sjellje e çastit, pa u menduar shumë. Pra ata gabuan rëndë, kur panë një njeri të sapoardhur, me fytyrë të mbuluar dhe pandehën se, ishte Husejn Ibn Aliu (a.s.) dhe e përshëndetën. Pra ata duhet të kishin pyetur se, cili ishte ky njeri, të cilin nuk e njihnin aspak”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane theksoi: “Por i djallëzuari Ubejdullah Ibn Zijadi, shkoi drejt e në selinë e prefekturës, në qytetin irakian të Kufes, ishte pikërisht ai çast kur ai nisi thurjen e planit kundër Muslim Ibn Akilit. Në thelb të atij plani, qëndronte kërcënimi, mashtrimi dhe torturimi i mbështetësve të Imam Husejnit (a.s.). Kjo ishte arsyeja kryesoreqë Ubejdullah Ibn Zijadi, solli me mashrim Hani Ibn Uruennë selinë e prefekturës, i cili së bashku me farefisin e tij, strehonte Imam Husejnin (a.s.). Arsyeja kryesore e selljes urtë e butë të Hani Ibn Urues, nga Ubejdullah Ibn Zijadi, qëndronte në faktin se ai nuk donte që farefisi i tij, të mësonte faktin se ai ishte rrëmbyer”.
“Udhëheqësi suprem shpjegoi: “Pra dhe këtu ashtu siç shihet qartë, të zgjedhurit e frontit të drejtë, e kishin shitur jetën e botës tjetër, me atë të kësaj bote. Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se Muslim Ibn Akili, ia doli mbanë që të vinte në veprim, një masë të madhe njerëzish. Sipas të dhënave të Ibn Ethirit, në agimin e kësaj dite, Muslim Ibn Akili ia kishte dalë mbanë që, të mblidhte 30.000 vetë, 4.000 nga të cilët ia kishin dhënë betimin, në emër të Husejn Ibn Aliut (a.s.)”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei shtoi: “Me kalimin e kohës Hani Ibn Urues,i cili nuk kishte dalëende nga selia e guvernatorit, banorët e qytetit irakian të Kufes, u mblodhën para selisë dhe kërkuan dorëzimin e Hani Ibn Urues, sepse ata dyshonin se, mos e kishte vrarëUbejdullah Ibn Zijadi. Ky i fundit u orvat që ta zbuste gjendjen, sepse gabimi më i vogël, do t’i kushtonte shtrenjtë dhe kufitë, mund të nisnin luftën kundër tij dhe kundër Jezid Ibn Muauijes, pra të kundërtën e saj që ishte thirrur të kryente. I djallëzuari Ubejdullah Ibn Zijadi, me synimin e shpërndarjes së protestuesve kufitë, dërgoi kalecët e tij në çdo rrugë, që t’ia prishnin mendjen këtyre të fundit. Kalecët thanë: “Këta janë emeuitët! Ju nuk mund të luftoni kundër Muaujije Ibn Sufjanit, Jezid Ibn Muauijes dhe Ubejdullah Ibn Zijadit, sepse këta kanë pasuri dhe pozitë, pra janë të plotfuqishëm, ndërsa ai tjetri Husejn Ibn Aliu (a.s.) nuk ka asgjë, Prandaj është më mirë për ju, që të qëndroni në shtëpitë tuaja pa bërë asgjë”. Kështu që në perëndim tëDiellit, pranë Muslim Ibn Akilit, nuk kishte mbetur asnjë banor kufit”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei rikujtoi: “Pasi kreu këtë, guvernatori i Kufes, Ubejdullah Ibn Zijadi, nxori urdhër mbi mbledhjen e të tërë banorëve, të qytetit irakian të Kufes, me synimin e faljes së namazit tëdarkës (isha’asë, jacisë) në Xhaminë Qendrore. Gjithashtu ai bëri të mundur që urdhëri i tij, të dëgjohej në të tëra rrugët e qytetit. Sipas të dhënave historike, atë natë Xhamia Qendrore e Kufes, ishte e tejmbushur plot e përplot me besimtarë. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë përse ndodhi kështu?!” Sipas mendimit tim, të zgjedhurit e frontit të drejtë, bënë një lëvizje shumë të gabuar, duke ndjekur urdhërin e Ubejdullah Ibn Zijadit. Njëri nga ata ishte dhe gjykatës Shurejhu”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane shprehu: “Gjykatës Shurejhu, nuk ishte as anëtar dhe as njeri i emeuitëve. Ai ishte një njeri i drejtë, i cili e donte dhe e mbronte drejtësinë kudo dhe kurdo. Gjykatës Shurejhu, doli para Ubejdullah Ibn Zijadit dhe u tha se ishte më mirë t’i thoshte banorëve kufitë, me synimin e qetësimittë tyre se, kur Ubejdullah Ibn Zijadi,e kishte thirrur Hani Ibn Uruen, në selinë e guvernatorit, ku i fundit u sëmur dhe nuk mund të dilte para tij. Më tej vijoi ai të thotë se, ai ishte i gatshëm, që të dërgonte një njeri, me synimin e gjetjes së Hani Ibn Urues. Qëllimi i tij ishte qetësimi i farefisit të Hani Ibn Urues, sespe ata dyshonin mbi vrasjen tij. Si rrjedhojë Ubejdullah Ibn Zijadi, e pranoi këshillën e tij dhe më pas e dërgoi në burg, në të cilin e mbante të prangosur dhe të plagosur Hani Ibn Uruen. Më pas ky i fundit e pyeti gjykatësin Shurejh: “Vallë përse banorët kufitë, nuk kishin ardhur ta ndihmonin?!” Gjykatësi Shurejh i bëri bisht pyetjes, duke mos i treguar të vërtetën, pra se ataishin mbledhur për çlirimin e tij. Pastaj duke përdorur kalecët, përhapi lajmin se Hani Ibn Urue, ishte sëmurë dhe do të qëndronte pranë Ubejdullah Ibn Zijadit, derisa të shërohej. Pasi dëgjuan këtë, protestuesit e qytetit irakian të Kufes, e hoqën rrethimin e selisësë guvernatorit dhe u kthyen në shtëpitë e tyre”.
“Udhëheqësi suprem kumtoi: “Vallë përse gjykatës Shurejhu, parapëlqeu jetën e kësaj bote, duke shitur jetën e botës tjetër?!Pra ai ishte një thëngjill i mbuluar i pamëshirshëm, i cili la masakrimin e Hani Ibn Urues, në duart e despotit dhe tiranit të pamëshirshëm, Ubejdullah Ibn Zijadit. Nëse ai do të kishte thënë të vërtetën, ashtu siç ishte, pra se Hani Ibn Urue, ishte i plagosur dhe ishte në prag të vdekjes, ndoshta banorët e qytetit irakian të Kufes, do të kishin organizuar një sulm dhe do ta shpëtonin atë nga duart e gjakpirësit Ubejdullah Ibn Zijadit. Unë jam i mendimit se, Hani Ibn Urue dhe Muslim Ibn Akili, do të krijonin një qendër të fuqishme veprimtarie, për Husejn Ibn Aliun (a.s.). Nëse Imam Husejni (a.s.) do të vihej në krye të bashkësisë muslimane, vetëm për gjashtë muaj, ashtu siç qëndroi vëllai i tij i madh Imam Hasani (a.s.) atëherë unë mendoj se, ai të bënte me të vërtetë gjëra shumë të rëndësishme, sepse ai do të ndryshonte tërësisht rrjedhën e historisë islame. Por fatkeqësishtnjerëz të pështirë, mëkatarë dhe tradhtarë si gjykatës Shurejhu, Ubejdullah Ibn Zijadi, Jezid Ibn Muauije dhe Muauije Ibn Sufjani, e ndaluan këtë gjë dhe e masakruan atë, së bashku me 72 anëtarët e Farefisit tëPastër të Muhammedit (s.a.u.s.)”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei sqaroi: “Ndonjëherë një veprim i zgjuar, i kryer në kohën dhe vendin e duhur, mund të ndërrojë rrjedhën e historisë, duke e çuar atë më përpara, por ndjenjat e ndryshme si frika, dashuria ndaj kësaj bote, shqetësimi i jetesës dhe arsye të ngjashme këto, parandalojnë kryerjen e këtij veprimi, duke kryer të kundërtën dhe duke u tërhequr në humnerat e pafund të historisë. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë përse gjykatës Shurejhu, nuk tha të vërtetën ashtu siç ishte, pra se Hani Ibn Urue, ishte i plagosur dhe në prag të vdekjes?!” Unë pohoj se, ai parapëlqeu jetën e kësaj bote, duke shitur jetën e botës tjetër. Por tani le t’i rikthehemi gjendjes, pas namazit të darkës (isha’asë, jacisë) në Xhaminë Qendrore të Kufes. Pas namazit të jacisë,guvernatori i kësaj prefekture Ubejdullah Ibn Zijadi, urdhëroi prijësit e farefiseve kufite: “Tani shkoni dhe asgjësoni njerëzit, të cilët mbështesin Muslim Ibn Akilin, por nëse nuk e kryeni këtë atëherë do t’iu ther të tërëvë”. Më pas ata si dele të bindura, e çuan në vend këtë urdhër të Ubejdullah Ibn Zijadit. Por natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë përse ata e çuan në vend urdhërin e tij, sese ata as nuk ishin emeuitë dhe as nuk kishin ardhur, në mbështetje të Jezid Ibn Muauijes, nga kryeqyteti sirian i Damaskut?!” Për më tepër, disa njerëz siShebe Ibn Rebia, të cilët i kishin shkruar letra ftuese, Imam Husejnit (a.s.) që të vinte në qytetin irakian të Kufes. Shebe Ibn Rebia iu bind një për një, urdhrave të Ubejdullah Ibn Zijadit, sepse ai nuk i frikësohej Allahut (xh.xh.) por jetës së kësaj bote”.
“Numri Një i Republikës Islame Iraniane shpjegoi: “Natyrshëm shtrohet pyetja: “Le t’i lëmë mënjanë këta bukëshkalë, por vallë përse njerëzit e mbledhur, pranë Muslim Ibn Akilit, e lanë atë fillikat të vetëm dhe u larguan?!” Unë besoj se, në mesin e tyre kishte dhe njerëz të mirë. Një pjesë e këtyre njerëzve, kuptuan gabimin dhe ranë dëshmorë, në qytetin irakian të Kerbelasë, duke e shlyer kështu gabimin e tyre. Emrat e këtyre njerëzve, nuk po i përmend sepse janë jashtë çështjes sonë. Por kishte dhe nga ata, të cilët nuk shkuan të luftonin në Kerbela dhe nuk e shlyen gabimin e tyre. Më pas këta njerëz, krijuan një grup të quajtur “Të Penduarit” por tanimë ishte tepër vonë. Ky grup njerëzish, nuk mundi t’i ndihmonte Husejn Ibn Aliut (a.s.) në luftën e tij dhe nuk ranë dëshmorë, në qytetin irakian të Kerbelasë, si rrjedhojë nuk kanë ndonjë vlerë për historinë islame. Këta njerëz u damkosën, me vulën e turpit gjatë tërë historisë islame, sepse ata nuk e kryen veprimin eduhur, në kohën dhe vendin e duhur, por e lanë fillikat Muslim Ibn Akilin dhe Husejn Ibn Aliun (a.s.). Unë ende nuk mund të kuptoj se, si e lanë krejtësisht vetëm, Muslim Ibn Akilin, i cili u detyrua të strehohej në qytetin e Teuit, pas namazit të padites (asrit, ikindisë)”.
“Shkëlqesia e tij theksoi: “Nëse të zgjedhurit e frontit të drejtë, nuk do ta kishin lënë vetëm Muslim Ibn Akilin fjala vjen nëse ata ishin 100 vetë, njëri nga ata mund ta çonte dhe ta strehonte këtë të fundit në shtëpinë e tij. Si rrjedhojë kur Ubejdullah Ibn Zijadi, me zagarët e tij sulmuan Muslim Ibn Akilin, ai rezistoi i vetëm me orë të tëra, duke i zbrampsur sulmet e tyre të njëpasnjëshme. Pa mendoni pak, çfarë do të bëhej nëse ai do të luftontë, së bashku me 100 burra. A do të mund ta vrisnin?! Natyrisht që nuk do të mundin dhe kështu banorët kufitë dhe irakianë do t’i nënshtroheshin të tërë. Në këtë çast mund të shohim se, të zgjedhurit e frontit të drejtë, vepruan shumë gabim kur, nuk e mbrojtën Muslim Ibn Akilin”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei kumtoi: “Ndonjëherë një veprim i zgjuar, i kryer në kohën dhe vendin e duhur, mund të ndërrojë rrjedhën e historisë, duke e çuar atë më përpara, por duke i lënë mënjanëndjenjat e ndryshme si frika, dashuria ndaj kësaj bote, shqetësimi i jetesës dhe arsye të ngjashme këto, pra duke këkuar vetëm kënaqësine e Allahut (s.u.t.) Të zgjedhurit, e fronit të drejtë, duhet të luftojnë dhe t’i mbrojnë këto vlera. Në 17-18 shkurt të vitit 1979 në kohën e namazit të ikindisë, kur doli shpallja e regjimit ushtarak iranian, i madhi Imam Humejni (r.a. ) doli nëpër rrugët e kryeqytetit iranian të Teheranit dhe u bëri thirrje banorëve që të dilnin në protesta. Nëse i ndjeri, nuk do të kishtevepruar kështu edhe sot e kësaj ditë, Shah Muhammed Riza Pehleuiu, do të qëndronte ende në pushtet, duke sunduar shtetin iranian. Më pas regjimi i ndyrë i shahut, arrestoi Imam Humejnin (r.a.) dhe shokët e tij të nderuar. Më pas Muhammed Riza Pehleuiu, masakroi 500.000 iranianë dhe pandehu se kjo çështja u mbyll njëherë e përgjithmonë”.
“Udhëheqësi suprem kumtoi: “Nëse të zgjedhurit e frontit të drejtë, kryejnë veprimin e zgjuar, në kohën dhe në vendin e duhur, atëherë historia islame ndriçohetdhe shpëton, si rrjedhojëgjaku i njerëzve të bekuar si ai i Husejn Ibn Aliut (a.s.) nuk shkon dëm. Por nëse të zgjedhurit e frontit të drejtë, kryejnë veprimin e gabuar, ashtu siç ndodhi me muxhahidët afganë, si rrjedhojëgjendja do të përkeqësohet. Muxhahidët afganësi fillim ishin figura të shquara, por këtatë zgjedhurtë frontit të drejtë, nuk ia dolën mbanë që t’i përjigjeshin shoqërisëafgane, nevojate duhura. Një grup nga këta tha: “Sot kemipunë”, ndërsa një grup tjetër tha: “Tanimë lufta mbaroi, le t’i rikthehemi punës, sepse tanimë u lodhëm duke vrapuar në anët veriore, jugore, lindore perëndimore të shtetit afgan”. Pra për sa kohëqë do të ketë mendime si ky, do të ketë dhe shumë ngjarje të tjera të ngjashme me atë të Kerbelasë. Lërmëni t’iu rikujtoj, premtinim e Allahut (a.u.xh.) i cili është: “Nëse ju e ndihmoni Allahun, atëherë dhe Allahu me të vërtetë do t’iu ndihmojë. Nëse ju luftoni në rrugën e Allahut, atehërë patjetër që do të fitoni”. Por duhet të bëjmë kujdes, sepse ky mesazh nënkupton nëse do të luftojmë të tërë si bashkësi muslimane, vetëm atëherë mund të korrim fitore. Pra pohojmë se sa më e vështirë të jetë lufta, aq më i madh do të jetë shpërblimi ynë, sepse Allahu do t’i ndihmojë ata që e ndihmojnë. Pra ne të tërë duhet të luftojmë në rrugën e Allahut (xh.sh.) do të vrasim dhe do të vritemi, kjo është rruga e vetme, e cila do të na çojënë shpëtim. Ne jemi të detyruar, që t’i lëmë mënjanë vetveten, familjen, miqtë, pasurinë, qetësinë dhe jetën e kësaj botë, nëse më të vërtetë synojmë fitoren e aq shumë dëshiruar. Përndryshe dhe sikur të vijnë dhjetë njerëz si Imam Aliu (a.s.) dhe Imam Husejni (a.s.) ata sërish do të bijnë dëshmorë”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei sqaroi: “Besimtarë të nderuar shiitë, ju lutem kini kujdes se, cilës kategorie i përkisni. Nëse i përkisni të zgjedhurve të frontit të drejtë, atëherë përqendrohuni në zbatimin e ligjeve hyjnore. Unë tanimë ua shpjegova përmbledhjen e çështjes. Ne duhet të kryejmë një punim në dy drejtime mbi këtë çështje. Drejtimi i parë është, ana historike e çështjes, por nuk kam kohë të mjaftueshme për ta bërë këtë, sepse duhet të gjej shembujt e duhur, për të bërë krahasimin. “Cilët ishin këta të zgjedhur?!” Nëse nuk do të lodheshim së bashku, atëherë do t’u sillja të freskëta shembujt histotikë. Drejtimi i dytë është, zbatimi kohor i çështjes. Nuk bëjmë fjalë vetëm, për zbatimin kohor të epokës sonë, por të tëra epokave. Pra nëse gjithçka shkon si duhet, si rrjedhojë të tërë të zgjedhurit e frontit të drejtë, do të kryenin siç i ka hije detyrat e tyre. Ne duhet të orvatemi shumë, mbi gjetjen e këtyre përgjigjeve. Besimtarë të nderuar shiitë, të tërë ne e dimë dhumë mirë se, luftëtarët e rrugës së Allahut (s.u.t.) do të kenë gjithmonë kundërshtarë. Synimi ynë është se ndonjëherë një veprim i zgjuar, i kryer në kohën dhe vendin e duhur, mund të ndërrojë rrjedhën e historisë, duke e çuar atë më përpara, por duke i lënë mënjanë ndjenjat e ndryshme si frika, dashuria ndaj kësaj bote, shqetësimi i jetesës dhe arsye të ngjashme këto, pra duke këkuar vetëm kënaqësine e Allahut (a.u.xh.). Gjitashtu citojmë se, disa nga të zgjedhurit, do t’iu presin udhën duke thënë: “A je i çmendur?!”“Nuk ke familje që merresh më këto gjëra?!”Prandaj ne duhet të sillemi si burrat, ndaj këtyre njerëzve. Ne që të jemi të zgjedhurit e frontit të drejtë, duhet t’i kundërpërgjigjemi fort ndonëse, pala tjetër qesh, tallet, dhe shan”.
“Shkëlqesia e tij e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Lusim Allahun (a.u.xh.) qe të na forcojë në fenë e tij. Lusim Allahun (xh.sh.) që të na ringjallë me shpirtin e Imam Aliut (a.s.). Lusim Allahun (xh.xh.) që ta ndriçojë popullinfisnik dhe trim iranian në rrugën e drejtë. Lusim Allahun (s.u.t.) që ta fuqizojë dhe më tej fene islame dhe muslimanët në botë, që të flijohemi në rrugën e tij të drejtë. Lusim Allahun (a.u.xh.) që të na marrë shpirtat, duke rënë dëshmorë dhe të na ringjallë me dëshmorët, njerëzit e mirë, të sinqertit dhe të dërguarit. Lusim Allahun (xh.sh.) që t’i ndihmojë të varfërit, të dhunuarit, të shtypurit, të burgosurit, dhe t’u japë guxim dhe durim familjeve të tyre. Lusim Allahun (s.u.t.) që t’i plotësojë nevojat e mbarë muslimanëve, që t’i shpëtojë nga kthetrat e ndyra të Shteteve të Bashkuaratë Amerikës, që t’i zgjojë udhëheqësit muslimanë nga gjumi letargjik i pasurisë dhe pushtetit. Lusim Allahun (a.u.xh.) që t’i shkatërrojë nga themelet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe superfuqitë e tjera kryeneçe. Lusim Allahun (xh.sh.) që popujt muslimanë të fitojnë dhe ta shijojnë fitoren e tyre, kundër tagutëve të mëdhenj si Sh.B.A.-ja. Lusim Allahun (xh.xh.) që t’i mëshirojë luftëtarët tanë,të gjallë dhe të vdekur,të cilët ndjekin rrugën tënde të drejtë dhe t’i pranojë lutjet dhe veprat tona të mira. Amin!”
“Përshëndetja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju!”
Burimi: İntizar.web.tr