Princat Sauditë zien me dy tonë drogë, e cila u dërgohet ushtarëve të ISIS-it
Televizioni Libanez Al Muxhahidin ka lajmëruar se si janë konfiskuar 40 paketa me drogë që peshojnë dy tonë. Princi është arrestuar së bashku me 4 persona tjerë të cilët janë dërguar në stacionin policor. Droga është paraparë prë ushtarët e ISIS-it për ti zbutur plagët dhe dhimbjet dhe për qëllimet e tjera të shfrenuara.
Forcat e Sigurisë së Libanit këtë të hëne kanë arrestuar Princin Abdul Muhsin bin Walid bin Abdul Aziz , të cilët janë duke i mbajtur në hetim në Aeroportin Ndërkombëtar “ Rafik Hariri” në Bejrut.
Sipas medieve lokale kanë konstatuar se kjo drogë është formësuar si në lloji medikamenteve tabletave, të cilat janë të popullarizuara në mesin e ushtarëve të Lindjes së mesme pra ISIS-it , posaçërisht në Siri. Këto tableta ndikojnë në topitjen e fijeve nervore, të mos jenë aktive nervat, dhe kështu të pakësojë dhimbjet e plagëve si dhe për shfrenimet e kohë pakohshme. .
Mediat paralajmërojnë , se kjo thyerje e ligjit bëhet për të dytën herë nga Princat e Arabisë Saudite të cilët bëjnë këto transporte përmes aeroplanëve të tyre privat.
Gjithashtu edhe princi 28 vjeçar i quajtur Mexhid Abdul Aziz Al Saudi në qytetin Amerikan Beverly Hils , ka dhunuar njërën nga 4 shërbëtoret në villën e tij luksoze. Policia në vendin e ndodhjes e vëren vajzën duke ikur nga muri 2,5 metra dhe ashtu e përgjakur arin të largohet dhe të tregojë gjendjen brenda vilës së princit në fjalë.
Gjithashtu edhe shërbëtoret tjera kanë qenë të kërcënuara, që do të jenë të mbytura nëse nuk ia plotësojnë të gjitha dëshirat e tij duke u thënë se “ Unë jam Princ dhe unë mund të bëjë çfarë të dua” kështu iu kërcënonte princi i droguar, - tha njëra nga shërbëtorët e tij.
Gjatë marrjes së informatave më të hollësishme mediat kanë informuar se nga princat arab janë të rrezikuar dhe nënçmuar edhe shërbëtorët meshkuj të cilët gjithashtu kanë abuzime seksuale pa dëshirën e tyre, edhe pse në Arabinë Saudite homoseksualët dënohet me vdekje .