Liban

Sejjid Nasrallah: Tekfiristët dhe Vehabistët, jo sunnitë, janë kërcënimi kryesor në rajon; grupet ekstremiste më vonë do t’i kthehet Rijadit

Udhëheqësi i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah
Udhëheqësi i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah

Rreziku ekzistencial në rajon është Vehabizmi, i cili është duke u përpjekur të zgjerohet në të gjithë botën, shpjegoi Sejjid Nasrallah, duke nënvizuar rëndësinë e Unitetit Islamik. 

 

Beirut:

Udhëheqësi i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah tha se Arabia Saudite mbanë përgjegjësi  për kaosin në rajon, në shkrimin e botuar  nga gazeta Al-Akhbar.

Arabia Saudite na ka vrarë në lufën e korrikut të vitit 2006 dhe është përgjegjës për të gjitha vrasjet në rajon, thuhet se tha Sejjid Nasrallah.

Ai sulmoi Rijadin, duke e akuzuar atë se i shërben interesave amerikane në rajon.

Ajo ka qenë gjithmonë e fshehur, por tani pasi është ekspozuar dhe ka  falimentuar, është duke e bërë haptazi këtë, shtoi  Sejjid Nasrallah.

Sekretari i përgjithshëm i Heizbullahut fajësoi sauditët për rritjen e ISIS-it dhe  të Al-Kaidës në Jemen, duke paralajmëruar se të dy grupet ekstremiste më vonë do të kthehen në Rijad.

Sot ajo është e verbër dhe as nuk kujdeset nëse ajo dëmton veten.

Sejjid Nasrallah diskutoi edhe luftën shkatërruese të imponuar nga regjimi izraelit kundër Hizbullahut në korrik të vitit 2006, në të cilin rreth 160 trupa izraelite janë zhdukur, ndërsa 1.200 njerëz të pafajshëm në Liban, kryesisht civilë, janë vrarë në sulmet izraelite.

Rreziku ekzistencial në rajon është nga Vehabizmi, i cili është duke u përpjekur të zgjerohet në të gjithë botën, shpjegoi Nasrallah, duke nënvizuar rëndësinë e Unitetit Islamik.

Tekfiristët dhe Vehabitë, jo sunnitët, por ata janë një pjesë e vogël e Ummetit Musliman.

Duke folur për konfliktin në Siri, Sejjid Nasrallah tha se ka një shans për për fitore dhe të shkatërrohet skema që është përgatitur për komplotin në rajon.

Rreziku ekziston ende, por ne jemi duke punuar, theksoi lideri i Hizbu-

llahut, Sejjid Nasrallah,  duke theksuar se faza e ardhshme do të jenë dëshmitare e ngadhnjimit.

Sejjid Nasrallah më tej iu referua rrëmujës së haxhinjve gjatë Haxhit në Mina, afër Mekës, në Arabinë Saudite, duke thënë se keqmenaxhimi  i Al Saudit dhe dështimi i tij për të mësuar nga mësimet e kaluara ishte pas tragjedisë.

Më 24 shtator 2015, rreth 4700 haxhinj, duke përfshirë të paktën 465 iranianë, vdiqën në rrëmujën që ndodhi në Mina, pranë Mekës, pasi kryen ritualet e Haxhit.

Gati dy javë më parë, më 11 shtator 2015, një vinç masiv ndërtimi u rrëzua nga një stuhi në Xhaminë  e Madhe të Mekes, duke mbytur të paktën 107 persona dhe duke plagosur 201 të tjerë.