Kosova

Kosova nuk është më në duart e Serbisë

Kryetari i Akademisë serbe të shkencës dhe arteve (SANU) dr. Vladimir Kostiq ka thënë se në këtë moment urtësia e vetme politike se në çfarë mënyrë, me elementet e dinjitetit, të braktiset Kosova, pasi që ” as de fakto e as de jure më nuk është në duart e Serbisë”. “Dikush këtij populli duhet thënë se Kosova as de fakto e as de jure nuk është në duart e Serbisë”, ka deklaruar Kostiqi në emisionin”Java” të Radio Beogradit.”Rreth kësaj duhet të luftojmë me dhëmbë dhe thonjë, pasi që kjo është përpjekja e marrjes së diçkaje që paraqet substancën e historisë sonë dhe pjesës së psikologjisë, por në rast se një ministër, kryeministër apo një përfaqësues duhet të kërkojë leje të hyjë në këtë territor, kjo çart flet se nuk kemi më kapacitete as njerëzore, as ekonomike e as kapacitete tjera që atje të imponojmë dëshirën tonë”, ka shtuar Kostiqi. Sipas fjalëve të tij, Kosova nënkupton pjesën e madhe të asaj që paraqet bazën kulturore serbe.”Mund të gënjejmë njeri tjetrin duke e shikuar në sy, por alternativa është shumë e çartë. Nga ana tjetër, qëndrimi im karshi Bashkimit Evropian është thënia e Branko Miljkoviqit” Do të vjel, unë në parajsë do të hyjë. Alternativë tjetër nuk ka”, ka porosit Kostiqi.
Ai konsideron se aleanca me Rusinë është” alternativa artificiale” dhe shtroi pyetje se” a ka konsultuar dikush Rusinë se me të vërtetë e do Serbinë. Serbia çfarëdo çoftë goditje që pranon, duhet të vazhdojë të zgjerojë kapacitetet e veta demokratike dhe hapësirën e lirisë, në të kundërtën nuk do të mbijetoj”, konsideron Kostiqi. Ai konsideron se realiteti historik është që shumë popujt të mëdhenj kanë humbur bazat e tyre, dhe se askush nuk guxon të harrojë Kosovën.”Por, a planifikon dikush të luftojë atje”, ka pyetur ai. Kryetari i SANU-së ka theksuar se më së shumti e intereson fati i Republika Sërpskës, pasi që atje ekziston pjesa e popullit serb i cili është serioz, aktiv, duke vepruar në shkencë dhe kulturë, që numëron një milion e gjysmë e gjer në dy milion banorë. “Realiteti historik është se kombet më të mëdha kanë humb themelet e tyre. Askush preje neve nuk guxon të kërkojë të harrojmë Kosovën, por është shumë me rëndësi që vetes të projektojmë ardhmërinë, dhe sakrifica nuk ka kurrfarë arsye tjera, përveç ndërmarrjes edhe të një hapi të gabuar në historinë”, përfundoi kryetari i Akademisë serbe të shkencave dhe arteve, Vladimir Kostiqi.

Burimi: Sputnik News