Parlamenti i Religjioneve të Botës sjell Lëvizjen Ndërfetare në Utah
Në vizitën e tij të fundit në Utah, Imam Abdul Malik Muxhahid ecte me gjallëri nëpër Pallatin e Kongresit në Salt, Utah, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë shënime që të përgatitet për Kuvendin e ardhshëm të Feve të Botës.
Në më pak se dy ditë, rreth 10.000 besimtarë të 50 traditave fetare nga 80 shtete të botës pritet të mbushin sallat e objektit të Kongresit për ngjarjen më të madhe ndërfetar në botë, njoftoi Desert News.
Qytetet e mëparshme mikpritëse për ngjarjen kanë qenë Chicago; Cape Town, Afrika e Jugut; Barcelona dhe Melbourne, nëAustrali. Këtë vit, parlamenti i pestë që nga themelimi tij më shumë se 120 vjet më parë, në vitin 1893, do të mbahet në qytetin që është selia e të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Parlamenti po vjen këtu sepse ne jemi të hapur për të gjithë njerëzit, për të gjitha fetë, për të gjitha besimet, tha Imam Abdul Malik Muxhahidi, kryetar i këshillit të parlamentit dhe muslimani i parë që është zgjedhur në këtë pozitë.
Rreth 7.500 njerëz janë regjistruar tashmë për ngjarjen, dhe vetëm një pjesë të vogël e ka anuluar pjesëmarrjen pasi mësoi se Dalai Lama nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë. Dalai Lama, 80 vjeçar, është nën kujdesin e mjekëve në Klinikën Mayo dhe është këshilluar për të pushuar në muajin tetor.
Ndërsa të pranishmit do të ndjejnë mungesën e Dalai Lama-s, ka thënë Imam Muxhadidi. Agjenda për konferencën pesë-ditore është e mbushur me bisedime dhe trajnimeve të udhëhequra nga udhëheqësit në besim, mendim dhe drejtësi sociale nga gjithë bota.
Ndërkohë që disa njerëz që marrin pjesë në parlament për të dëgjuar nga liderët globalë dhe të marrin pjesë në dialog me njerëzit e traditave të tjera fetare, agjenda gjithashtu përfshin sesione trajnimi për njerëzit që udhëheqin grupet ndërfetare apo të koalicioneve në komunitetet apo vendet e tyre, ka thënë Imam Muxhahidi.
Tryeza e Rrumbullakët Ndërfetare në Salt Lake, e cila punon në nivel lokal për të arritur respektin ndërfetar, dialogun dhe bashkëpunimin për të kapërcyer ndarjen fetare, ka ndihmuar në përgatitjet për parlamentin duke ndihmuar të planifikojnë 12 dhoma që përfaqësojnë besimet kryesore të botës. Disa vende janë ndarë për lutje dhe meditim, të tilla si dhoma që përfaqëson besimin Islam. Të tjerët do të shfaqën me simbolet dhe objekte unike të
besimeve të tyre të veçanta dhe ritualeve.
Parlamenti i Religjioneve të Botës fillon me 15 tetor 2015 me kuvendin e grave të përkushtuara dhe përfundon 19 tetor 2015.
Governatori i shtetit Utah, Gary Herbert, kryetari Salt Lake County, Ben McAdams dhe kryetari i qytetit Salt Lake City, Ralph Becker do të bashkohen edhe Elder L. Uitni Klejton, i Kishës LDS-së të Kuorumit të Parë të të Shtatëdhjetëve, në ceremonitë për të mirëpritur pjesëmarrësit e parlamentit.
Prifti Scott Hayashi, Peshkopi i Dioqezës Ipeshkvnore të Utah, ka në plan të ofrojë një prezantim.
Komuniteti Sikh i Utah do të sigurojë një drekë falas për çdo ditë të konferencës.
Ndërsa prezantuesit dhe të pranishmit do të vijnë nga e gjithë bota, Imam Muxhahidi ka thënë se qytetarët e shtetit Utah inkurajohen të regjistrohen dhe të marrin pjesë në një eksperiencë të fuqishme për të mësuar më shumë rreth besimeve të tjera dhe duke biseduar me njerëzit të besimeve të ndryshme rreth çështjeve të ditës.
Pas parlamentit në Melburn, Australi, në vitin 2009, sondazhet e të rinjve të pranishëm tregojnë se përvoja e parlamentit ishte më e rëndësishme për ne se çdo program i veçantë. Është një përvojë me vlerë. Njerëzit dinë, përmes titujve, për konfliktet në mes feve. Kur njerëzit të vijnë këtu, ata do të shohin dashurinë, marrëdhëniet dhe respektimin e feve, tha Imam Muxhahidi.
Për shumë të pranishëm, përvoja thellon besimin e tyre madje iu çel sytë e tyre për besimet e të tjerëve, tha ai.
Burimi: IQNA News