Arabia Saudite ka konfirmuar vdekjen e 7477 haxhinjëve
Ministria e shëndetësisë së mbretërisë së Arabisë Saudite ka publikuar
shënimet zyrtare për numrin e haxhinjëve të vdekur tragjikisht në Mine në të
cilin thuhet se kanë humbur jetën gjithsejtë 7477 haxhinjë. Kanali informativ
televiziv El Oruxh thekson se pas 20 ditëve gënjeshtrash, demantesh dhe akuzash
se haxhinjët janë përgjegjës për vdekjen
e një numri të madh të pelegrinëve në Mine të Qabes, regjimi saudit më në fund
ka pranuar se haxhinjët kanë vdekur në fatkeqësinë e ndodhur në tragjedinë e
Minës ditën e parë të Kurban Bajramit për shkak të jo kompetencës, avashit dhe
pakujdesisë së organizatorëve të haxhit. Shënimet e publikuara në deklaratën e
Ministrisë së Shëndetësisë janë shumë më të larta nga ato që gjer tani janë
supozuar në raportet e mediave. Autoritetet zyrtare saudite kanë pranuar se në
tragjedinë në Mine kanë humb jetën më shumë se një mijë haxhinjë. Mediat
saudite kanë akuzuar vendet e caktuara për raportet e tyre për numrin e viktimave
haxhinjë duke theksuar se po përpiqen të prishin reputacionin e familjes
mbretërore saudite në botë apo kanë shkuar një hap më tutje duke theksuar se
haxhinjët janë përgjegjës për tollovinë e krijuar dhe vdekjen e pelegrinëve. Mediat
shtetërore saudite me publikimin e këtyre raporteve të rrejshme kanë shkelur të
gjitha parimet njerëzore dhe mikpritjen
dhe atë në vendin më të shenjtë në botë. Hasan Kazizade Hashemi, ministri për shëndetësi, shërim dhe
arsimim mjekësor të Republikës Islame të Iranit ka deklaruar se është e mundur
që një pjesë e të humburve në tragjedinë e Mines të jetë në mesin e të arestuarëve
që gjenden në paraburgim apo në burgje dhe spitale të Arabisë Saudite dhe se
për shkak të dimensioneve të tragjedisë, zyrtarët relevant akoma nuk kanë
informata për ata. Ministri i shëndetësisë së Iranit njashtu ka cek se
fjala”të vdekur” është e saktë vetëm për ata persona që kufomat e tyre janë
transferuar në Iran, dhe ka thënë se numri i tyre ka arrit në 300, dhe shtoi: ”personat
për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë, qeveria e Republikës Islamike të Iranit
do të kërkojë përgjigje zyrtar nga qeveria e Arabisë Saudite”.
Burimi: globalcir