Mbyllet Shtypshkronja e Kur’anit në Arabinë Saudite, punëtorët në grevë, kërkojnë pagat
Të gjitha aktivitetet në Shtypëshkronjën e Kur’anit në Arabinë Saudite janë ndalur që nga e marta, pasi punonjësit kanë hynë në grevë duke kërkuar që pagat e tyre mujore të paguhen në kohë.
Kompleksi i Shtypshkronjës së Kur’anit ‘Mbreti Fahd’ për shtypjen e Kur'anit të Shenjtë është shtypëshkronja më e madhe për shtypjen Kur'ani i Shenjtë në botë.
Më shumë se 1,000 punëtorë në shtypëshkronjë, e cila boton, shtyp, më shumë 20 milion kopje të Kur'anit në vit, tashmë janë në një grevë të pacaktuar siç thonë sepse nuk janë paguar pagat e tyre mujore për katër muajt e fundit.
Sipas gazetës Al-Medinah, disa punëtorë, duke përfshirë ata në pjesën e mbikëqyrjes së fundit po marrin pjesë në grevë. Kjo ka prekur rëndë shtypjen e Kur'anit në 39 gjuhë të huaja, shkruan e përditshmja Al-Medinah.
Një i punësuar, i cili ka dashur të mbetet anonim, i tha të përditshmes Al-Medinah që për disa javëve të fundit, punëtorët kanë kërkuar të bisedojnë me drejtuesit, por askush nuk u përgjigj.
Për shkak të çështjes së pagave, rreth 130 punonjës kanë dhënë dorëheqjen tashmë, shtoi ai.
Arabia Saudite është duke planifikuar për t’i shkurtuar shpenzimet qeveritare sepse MbretëriaSaudite përballet me deficit rekord të buxhetit për shkak të rënies së çmimit të naftës.
Burimi: IBTimes