Irani modernizon industrinë e naftës
Irani gjatë pesë viteve të ardhshme mendon të investojë 150 miliard dollar për modernizimin e tërësishëm të industrisë shtetërore të naftës. Mehdi Hyseni, këshilltari kryesor i ministrit të naftës së Iranit Bixhan Namdar Zangan ka deklaruar se këto mjete financiare janë të nevojshme për rritjen e vëllimit të prodhimit të “arit të zi”, si dhe për ndërtimin e fabrikës për komprimin(ngjeshjen) e gazit natyror si dhe ndërtesat tjera të nevojshme për përpunimin e naftës dhe gazit.
Sipas fjalëve të Hyseinit, Irani ofron investitorëve përparësi të vetme duke përfshirë shpenzimet e ulëta të prodhimit, çasje më të lehtë rrugëve detare ndërkombëtare, fuqinë lokale punëtore me përvojë dhe infrastrukturë bashkëkohore.”Irani ka shumë projekte(në fushën e naftës dhe gazit) me shpenzime të ulëta dhe rendimente të larta” thekson Hyseini. Kjo do të mund të zbus shqetësimin e madh të investitorëve lidhur me rënien e çmimit të naftës, e kufizuar edhe me resurse financiare dhe abstenimin në rritje të bankave që të japin kredi kompanive për projektet e naftës”, ka thënë ai. Hyseini konsideron se kthimi i Iranit në tregun botëror të naftës nuk do të shkaktojë rënien e mëtutjeshme të çmimit të naftës.
“Dërgesat nga Irani në fazën e parë do të mund të sjellin gjer te zbritja e çmimit të naftës. Megjithatë, ne presim që njëkohësisht prodhimi i naftës dhe gazit nga rëra e kuarcit në SHBA do të bjerë për 500.000 barela në ditë vitin e ardhshëm për shkak të shpenzimeve të larta të prodhimit dhe mungesës së mjeteve financiare. Nafta iraniane do të plotësojë këtë zbrazësi”, ka thënë ai. Këshilltari i ministrit ka thënë se Irani planifikon të rrisë prodhimin e naftës gjatë tri etapave, në fillim për 500.000 barel në ditë pas heqjes së sanksioneve ekonomike, pastaj në 4 milion barel në ditë, do të thotë arritja e nivelit i cili ka qenë në Iran para vënies së sanksioneve. Faza e tretë do të thotë rritjen e prodhimtarisë edhe për dy milion barel shtesë, që do të thotë në gjashtë milion barel në ditë për eksport në tregun botëror të naftës.Burimi: b92.net