Palestine

Hamasi hap portën e Gazës për anëtarët Fatahut

Kryeministri  i Hamasit, Ismail Hanija të hënën, më 6 janar 2014, tha se anëtarët e Fatahut do të lejohen përsëri në Gaza, si përpjekje për të nxitur pajtimin palestinez.


     ( Hamasi ) Qeveria do të lejojë të gjithë anëtarët e Fatahut të cilët janë nga Gaza dhe ata që u larguan ( në vitin 2007 ) për t'u kthyer, pa parakushte , përveç të akuzuarve për vrasjen e anëtarëve të Hamasit gjatë luftimeve intensive fraksioniste të atij viti, tha kryeministri Ismail Hanija.


     Duke folur me gazetarët, pas një vizite në Ministrinë e Brendshme të Hamasit, në qytetin e Gazës, ai shtoi se autoritetet do të lëshojnë një numër të vogël të anëtarëve të Fatahut të cilët janë të burgosur ( në Gaza ) për arsye sigurie.


    Deputetët e Fatahut, të cilët janë të vendosur në Bregun Perëndimor, gjithashtu, do të lejohen të vizitojnë Gaza –n , shtoi Hanija.
    Hamasi në muajt e fundit ka biseduar me Fatahun, i cili dominon në Bregun Perendimor, ndërsa Izraeli dhe Egjipti kanë forcuar bllokadën në Rripin e Gazës për Lëvizjen Islamike.

 

     Hanija foli në telefon me liderin e Fatahut dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas në muajin tetor, 2013, duke theksuar nevojën për pajtim dhe një kthim kah Bashkimi Kombëtar.

 

     Të dy palët kanë bërë përpjekje të përsëritura për të shëruar përçarje e tyre historike, më së fundi me nënshkrimin e një marrëveshje të ndërmjetësuar egjiptiane në vitin 2011, në të cilën ata u zotuan për të ngritur një qeveri të përkohshme të pavarur, për të hapur rrugën për zgjedhje të reja.


Megjithatë,  marrëveshja nuk është zbatuar kurrë.