Luftëtarët në Siri vazhdojnë luftën kundër njëri-tjetrit
Lufta vazhdon në mesin e grupeve rivale militante në Siri, ku të dy palët e pretendojnë fitoren në luftën e cila zhvillohet në fronte të ndryshme.
Sipas Press TV, të mërkurën, më 8
janar 2014, i ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se
kishte shumë pak militantë besnikë të Shtetit Islamik të Irakut dhe
Sirisë (Isil) dhe lanë qytetin
veriperëndimor sirian të Halebit.
OJQ-ja me bazë në Londër tha se
militantët e el-Kaidas “u tërhoqën nga zona Inzarat” e qytetit pas përleshjeve
me militantë të tjerë të cilët përkrahen atje nga të huajt.
Ndërkohë, disa raporte sugjerojnë se
militantët e Sirisë po luftojnë kundër të ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane
në qytetin verior, të quajtur Rakkah.
Siria është kapluar nga trazirat
vdekjepruese që nga viti 2011. Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët
e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin
militantët që veprojnë brenda Sirisë.
Burimi: PressTV