Kulturë

Imam Humejni (r.a.): “Përkujtimi i Ngjarjes së Ashures, Është Një Detyrë Hyjnore”

“Sipas të përditshmes turke “Intizar” (Këshillimi)i Madhi Imam Humejni, udhëheqësi suprem i Revolucionit Islam Iranian, sqaroi se përkujtimi i ngjarjes së Ashures, është një detyrë hyjnore.Përkujtimi i ngjarjes së Ashures, është një çështje shumë e rëndësishme fetare dhe politike, e cila ka një ndikim shumë të madh, në përparimin e mëtejshëm, të Revolucionit Islam Iranian. Kombi fisnik dhe trim iranian është një komb, i cili e di shumë mirë se, vajtimi pra derdhja e lotëve, të çon drejt shembjes së të tëra pengesave, që do t’i dalin para, gjatë përparimit të Revolucionit Islam Iranian”.

“Sipas të përditshmes turke “Intizar” (Këshillimi)zotëriu i të dhunuarve i Madhi Imam Humejni, shprehu se, në mbledhjet e përkujtimit të prijësve të luftëtarëve të lirisë, në luftën mes ushtrisë së zgjuarsisë kundër padijes, drejtësisë kundër dhunës, besnikërisë kundër tradhtisë dhe qeverisjes islame kundër sistemeve djallëzore, ateiste, kapitaliste dhe materialiste, do të fitojë gjithmonë feja e lartë islame”.

“Ajetullah Sejjid Ali Humejni shpjegoi: “Sa më shumë do të mbahen mbledhjet e këtij lloji, aq më madhështore do të bëhet dita e shënuar e vajtimit, në të cilën i dhunuari do të hakmerret nga dhunuesi, duke mbajtur në dorë, flamujt e përgjakur të ngjarjes së Ashures, të cilët do të ngrihen lart e më lart në kupën qiellore”.

“Udhëheqësi suprem iranian sqaroi: “Lërmëni që t’iu rikujtoj se, ju nuk duhet të lini kurrë pas dore vajtimin, ndaj imamëve tëpafajshëm (a.s.) dhe veçanërisht ndaj zotëriut të të pafajshmëve, prijësit të dëshmorëve, stërnipit të nderuar të Hasan Ibn Aliut (a.s.) Ebu Abdullahut (a.s.)”.

“Shkëlqesia e tij kumtoi: “Tani u bëj thirrjeqë t’i mbani të ndezura, mbledhjet madhëshore të vajtimit”.

“Presidenti i Republikës Islame Iraniane kumtoi: “Ju drejtohem që të keni kujdes, në mbajtjen të ndezura, të mbledhjeve madhështore të vajtimit dhe të nguljes së heshtës në trup, që të jeni më të matur dhe të t’i kryeni këta rituale, në mënyrën më të bukur”.

“Ajetullah Sejjid Ali Humejni shtoi: “Tani dua t’i them kombit fisnik dhe trim iranian, që t’i mbajëtë ndezura mbledhjet madhështore, të vajtimit dhe të zisë, sepse këto janë çështje fetare dhe politike, të doktrinës sonë xhaferite. Ju tërheq vëmendjen duke ju cituar, që t’i mbani sytë hapur, nga disa aktorë të mirëfilltë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë dhe me anën e shkrimeve të tyre të ndyra dhe të shmangura, synojnë t’iu marrin gjithçka që zotëroni, nga zhvillimi i këtyre mbledhjeve madhështore të vajtimit”.

“Udhëheqësi suprem iranian vijoi: “Dua t‘u bëj thirrje, që t’i mbani gjithmonë të ndezura, mbledhjet madhështore të vajtimit, duke i zhvilluar këto të fundit, në vendin dhe kohën e duhur. Dua t’i këshilloj ndjekësit e vërtetë, të Imam Husejnit (a.s.) që të mbajnë të ndezur, rigjallërimin e ngjarjes, së rënies së tij dëshmor. Kombi fisnik dhe trim iranian, duhet t’i mbajë të ndezura, në mënyrën më të bukur dhe duke i qëndruar shumë besnik, kryerjes sëkëtyre ritualeve, sepse ne fund të fundit janë, çështje fetare dhe politike, të doktrinës sonë xhaferite”.

“Shkëlqesia e tij citoi: “Tani u drejtohem kombit fisnik dhe trim iranian, që të jetë i matur, në mbajtjen të ndezura, të mbledhjeve madhështore, të vajtimit dhe të zisë, të nguljes së heshtës në trup, gjatë muajve tëshenjtë islamë si Muharrem, Rexheb, Sefer dhe gjatë muajve të tjerë. Lërmëni t’iu rikujtoj se, feja e lartë islame, ka qëndruar kaq e ndezur gjatë shekujve shekujve të tërë, falë rënies dëshmor të stërnipit të nderuar, të Hasan Ibn Aliut (a.s.) Ebu Abdullahut (a.s.). Dua t’u them hatibëve, oratorëve dhe poetëve muslimanë, që t’i mbajnë gjithmonë të ndezura, fjalimet e tyre gjatë këtyre ritualeve te bekuara. Dua të shtoj se, nëse me të vërtetë, keni për qëllim ruajtjen e këtyre ritualeve, atëherë duhet që këta të fundit, t’i ushtroni seriozisht në jetën tuaj të përditshme”.

“Presidenti i Republikës Islame Iraniane theksoi: “Dua t’u bëj thirrje vendeve të duhura, të leximit të poemave të vajtimit, që të kryejnë detyrën e tyre. Dua t’u bëj thirrje kombit fisnik dhe trim iranian, që pasi të dalë e të mbushë sheshet, të kryejë detyrën e tij, të nguljes së heshtës në trup, duke e kryer këtë ritual, në mënyrë të displinuar dhe kolektive. Qëndrimi ynë i bashkuar deri në ditët e sotme, është mburoja dhe spiranca shpëtuese, më e mirë e të tërë kohërave. U bëj thirrje që të mos bini pre, e disa njerëzve dashakeqës, të cilët synojnë të mashtrojnë, rininë tanë të bekuar, duke u pëshpëritur ne vess: “Cili është qëllimi juaj i vajtimit, në ditët tona, kur gjithçka ka mbaruar?!”Nuk mund të kuptoj ende se, ku e gjejnëguximin dhe logjikën, në shtrimin e kësaj pyetjeje?!”

“Ajetullah Sejjid Ali Humejni, e mbylli fjalimin tij duke thënë: “Ja pra ky është qëllimi ynë, i cili na jep fuqi dhe shtysë përpara, në marshimin tonë në rrugë dhe të nguljes së heshtës në trup, duke i kryer këto ritual, në mënyrë të displinuar dhe kolektive, sepsene nuk i kryejmë këto rituale pa arsye. Marshimi ynë në rrugë, përfaqëson një çështje politike. Ashtu siç ka ndodhur dhe në të shkuarën (ndoshta dhe më shumë) ngulja e heshtës në trup, leximi i poemave të vajtimit, janë të fshehtat e fitores sonë. Prandaj u them për herë të fundit, vendeve të duhura, të leximit të poemave të vajtimit, që të kryejnë detyrën e tyre.Dua thellësisht nga zemra, që gjatë tërësisësë trojeve të Republikës Islame Iraniane, çdo iranian pasi të lexojë poemat e vajtimit, të vajtojë me keqardhje të thellë”.

Burimi: İntizar.web.tr