Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Ngjarja e Ashures Në Këndvështrimin e Udhëheqësit Suprem Iranian

“Sipas të përditshmes iraniane “Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian)ditën e mërkurë, i Madhi Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, udhëheqësi suprem i Revolucionit Islam Iranian, sqaroi mësimet dhe shembujt që duhen ndjekur, nga ngjarja e Ashures si dhe pasqyrimet e kësaj ngjarjeje, në ditët e sotme”.

“Mësimet Që Duhet Të Nxjerrim Nga Ngjarja e Ashures”

“Gjatë fjalimit të madh, të zhvilluar ditën e mërkurë, udhëheqësi suprem shprehu se, ngjarjae Ashures është një shkollë e mbushur, me mësime dhe shembuj. Ngjarja  eAshures, na mëson se për ruajtjen e fesë islame, duhet të flijojmë gjithçka që zotërojmë.Ngjarja e Ashures, na mëson se për hir të Kur’anit Famëlartë, duhet të heqimdorë nga gjithçka që kemi. Ngjarja e Ashures, na mëson se duhet të qëndrojmë të bashkuar, në luftën mes të vërtetës dhe të kotës, të mëdhenj dhe të vegjël, burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar, qytetarë dhe fshatarë. Nuk ka rëndësi se sa i fuqishëm, mund të duket armiku ynë,në të vërtetë ai është i fuqishëm, në përpjestim të drejtë, me dëmin që shkakton. (Si rrjedhojë, fronti i diktatorëve emeuitë (bijve të umejjes) u shkatërrua në qytetin irakian të Kufes, nga ana e karvanit me robër lufte. Mëpas fronti i diktatorëve emeuitë,pësoi disfatë në kryeqytetin sirian të Damaskut dhe më pas u turpëruaduke u shpërbërë tërësisht, në qytetin arab të Medinës së Ndriçuar)”.

“Udhëheqësi suprem iranian shtoi: “Ngjarja e Ashures, para së gjithash na mëson se, për ruajtjen e fesë islame, muslimanët duhet të jenë largpamës, sepse muslimanët dritëshkurtër, mashtrohen lehtë dhe si rrjedhojë, zënë vend në ushtrinë e së kotës. Në fund të fundit, në ushtrinë çlirimtare, të Ubejdullah Ibn Zijadit, kishte dhe muslimanë mëkatarë dhe të prishur, pra të tëra ata ishin dritëshkurtër”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei nënvizoi: “Këta janë mësimet, që duhet të nxjerrim nga ngjarja e Ashures, sepse janë pikërisht këta mësime, të cilat do të na nxjerrin nga humnera e poshtërimit, drejt brigjeve të nderit. Këta mësime, mund të zhdukin nga faqja e dheut, dhunën, diktatorët dhe tiranët, pra si rrjedhojë, mund të sjellinpaqen e shumëkërkuar”.

“Shembujt Që Duhet Të Ndjekim Nga Ngjarja e Ashures”

“Shkëlqesia e tij shpjegoi: “Ngjarja e Ashures, përveç mësimeve që duhet të nxjerrim, na sjell dhe shembuj që duhet të ndjekim. Ne duhet të kemi kujdes, kur t’i ndjekim këta shembuj. Por çfarënënkupton, ndjekja e këtyre shembujve?! Fillimisht duhet ta kemi të qartë se, mbi analizën dhe vlerësimin siç duhet të kësaj ngjarjeje, duhet ta vendosim veten në kushtet e asaj epoke. Pra kjo nënkupton dhe përballjen me kërcënimet e mundshme, të asaj epoke. Kjoështë ajo që nënkupton, ndjekja e këtyre shembujve. Si rrjedhojëthemi se, ky shembull i ngjan gjendjes, kur jemi duke ngarë automjetin në rrugë dhe papritur shohim një automjet tjetër, i cili ka pësuar aksident. Më pashapim krahun dhe vështroimë se çfarë ka ngjarë. E thënë ndryshe, ne ndjekim një shembull nga ky aksident. Më tej ne ndjekim shembull se, sa ishte shpejtësia e automjetit, çfarë lëvizje të gabuar ka kryer drejtuesi i automjetit dhe se të tëra këto dukuri, do të naçojnë që të mësojmë diçka të re, por gjithmonë duke ndjekur shembujt”.

“Ndjekja e Shembullit Të Parë Të Ngjarjes Së Ashures”

“Udhëheqësi suprem sqaroi: “Ndjekja e shembullit të parë, nga ngjarja e Ashures,është mësimi i gjendjes shpirtërore, që mbretëronte në mesin e muslimanëve 50 vite, pas shtegtimit nga kjo botë për në tjetrën, të Muhammedit (s.a.u.s.). Natyrshëm shtrohen pyetjet: “Si ishte gjendja shpirtërore e muslimanëve, e cila i dha shtysë një personaliteti të njohur musliman si Husejni (a.s.) (nipi i Muhammedit (s.a.u.s.) i cili zgjodhi udhën e vetëflijimit, me synimin e ringjalljes së fesë islame dhe shpëtimit të bashkësisë muslimane?!”

“Numri një i Republikës Islame Iraniane kumtoi: “Nëse vetëflijimi i Husejn Ibn Aliut (a.s.) do të ndodhte 10 shekuj, pas ardhjes së fesë islame në rruzullin tokësor, ose në një shoqëri e cila binte ndesh me fenë islame, ose në zemrën e një kulture që binte ndesh me fenë islame, atëherë çështja do të ndryshonte rrënjësisht. Por Husejni (a.s.) duke parë me keqardhje, degradimin shoqëror të fesë islame, në qendrat islame të shpalljes hyjnore, siç janë qytetet arabe të Mekkës së Nderuar dhe Medinës së Ndriçuar, e kuptoi se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç vetëflijimit. Ky i fundit, do të bëhej madhështor dhe duke derdhur gjak”.

“Udhëheqësi suprem iranian shtoi: “Natyrshëm shtrohet pyetja: “Cili ishte ndryshimi i ndodhur, në bashkësinë muslimane, i cili e nxiti Husejnin (a.s.) që të zgjidhte udhën e vetëflijimit, me synimin e ringjalljes së fesë islame?!” Ndjekja e shembullit, fshihet pikërisht pas kësaj pyetjeje”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei vijoi:“Njëherë e një kohë, vetë Muhammedi (s.a.u.s.) ua kishte dorëzuar flamurin islam, muslimanëve të këtyre dy qyteteve arabe, të cilin më pas e kishin valëvitur në trojet irakiane, siriane, palestineze, madje deri në trojet bizantine. Armiqve të muslimanëve, u priteshin gjunjët dhe u dridheshin këmbët, ndërsa fitorja dhe triumfi gjithmonë ishte nën anën e muslimanëve. Lufta e Tebukut, e zhvilluar në trojet siriane, është rasti më i qartë i fitores madhështore të muslimanëve”.

“Shkëlqesia e tij citoi: “Dikur në minberet e xhamive të bashkësisë muslimane, vetë Muhammedi (s.a.u.s.) me zërin e tij engjëllor, lexonte me bukuri dhe hijeshi ajetet kuranore, me të cilat paralajmëronte dhe udhëzonte muslimanët”.

“Udhëheqësi suprem theksoi: “Por natyrshëm shtrohet pyetja: “Cili ishte ndryshimi i ndodhur, në bashkësinë muslimane, në këta dy qytete arabe, të cilat u larguan kaq shumë nga feja islame dhe një njeri i pështirë si Jezid Ibn Muaiuje, u bë prijësi i bashkësisë muslimane?!” Të tëra këto dukuri, të çojnë në përfundimin se, Husejn Ibn Aliu (a.s.) nuk kishte zgjidhte tjetër, përveç udhës së vetëflijimit.Ky i fundit, do të bëhej i pashoq në të tërë historinë e njerëzimit. Ja pra ne duhet të marrim mësim dhe duhet të ndjekim shembullin e tij”.

“Numri një i Republikës Islame Iraniane përshkroi: “Në ditët e sotme, ne të cilët jemi të tërë anëtarë të bashkësisë muslimane, shtrojmë pyetjen: “Çfarë faji dhe gabimi të madh, paskan bërë muslimanët e asaj epoke, që një njeri i pështirë si Jezid Ibn Muaiuje, u bë prijësi i tyre?!” dhe “Cili ishte ndryshimi i ndodhur në qytetin irakian të Kufes, në tëcilin 20 vite pas rënies dëshmor të Aliut (a.s.) të cilin e kishte zgjedhur, si qytetin qendror të qeverisë së tij, kokat e prera të bijve të tij, u shëtitën të ngulura në majën e heshtave, në të tërë rrugët e këtij qyteti?!”

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei shpjegoi: “Lërmëni t’iu rikujtoj se qyteti irakian i Kufes, ishte një qytet islam, në të cilin vetë Aliu (a.s.) kishte shëtitur. Qyteti irakian i Kufes, ishte një qytet ku ligjet hyjnore të fesë islame, zbatoheshin me përpikmëri, me synimin e urdhërimit për të mirë dhe largimit nga e keqja. Nëxhamitë e këtij qyteti islam, lexohej ajeti 130 i Sures Ta Ha: “Prandaj ti bëhu i duruar, ndaj asaj që thonë. Falenderoje Zotin tënd, pra falu para lindjessë Diellit dhe para perëndimit të tij. Falu dhe në orët e natës dhe në skajete ditës, që të gjesh kënaqësi (dhe shpërblim)”.Tani natyrshëm shtrohet pyeta: “Si është e mundur që 20 vite pas rënies dëshmor të Aliut (a.s.) vajzat e tij të nderuara, u shëtitën si robëresha lufte, në të tërë rrugët e këtij qyteti?!”

“Shembulli Më Kuptimplotë i Ngjarjes Së Ashures”

“Shkëlqesia e tij sqaroi: “Unë jam i mendimit se, shembulli më kuptimplotë, i ngjarjes së Ashures, është dhënia përgjigje pyetjes: “Çfarë gabimi dhe faji të madh, paskan bërë muslimanët e asaj epoke, qëHusejni (a.s.) i birii prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë, Aliut (a.s.) ndriçimi i syve të Muhammedit (s.a.u.s.) koka e prerë e të cilit, ndonëse ushëtit në të tëra rrugët e këtij qyteti, nuk hasi në kundërshtimin e asnjë muslimani?!” dhe “Si është e mundur, që banorët e qytetit irakian të Kufes, vranë Husejnin (a.s.) së bashku me 72 anëtarë të familjes së tij të nderuar?!”

“Udhëheqësi suprem kumtoi: “Unë besoj se, ka shumë për të thënë mbi këtë ngjarje të hidhur, të historisë islame, por dua që t’i përgjigjem këtyre pyetjeve me ajetin 59 të Sures Merjem: “Pas tyre erdhën breza të këqinj, të cilët e lanë namazin dhe ndoqën epshet e tyre. Prandaj ata do të hidhen, në humnerën e xhehennemit”.

“Ka Dy Shkaqe Kryesore Mbi Shmangien”

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei shtoi:“Shkaku i parë është, largimi nga përmendja e Allahut (xh.sh.) dhe nga përkujtimi hyjnor, që është namazi. Lënia në harresë e gjendjes shpirtërore dhe lënia pas dore e jetës së botës tjetër. Përjashtimi i koncepteve islame si adhurimi, lutja, mbështetja dhe përmendja e Allahut (xh.xh.) dhe ndërmjetësimi i Muhammedit (s.a.u.s.)”.

“Shkëlqesia e tij nënvizoi: “Shkaku i dytëështë ndjekjae epsheve njerëzore, ose e thënë më ndryshe, adhurimi i jetës dhe posteve tëjetës së kësaj bote. Synimi i mbledhjes me shumicë të pasurisë dhe ndjekja pas kënaqësive të jetës së kësaj bote. Fatkeqësia më e madhe, është lënia në harresë, e vlerave të vërteta islame dhe ndjekja me përkushtim, e dukurive negative të sipërcituara”.

“Udhëheqësi suprem shpjegoi: “Nëse vlerat islame shpirtërore, asgjësohen ose dobësohen në një shoqëri, atëherë ka shumë mundësi që ajo shoqëri të vuajë, nga pasojat këtyre dukurive. Pohoj se është mëse i natyrshëm fakti se, nëse përhapet mendimi se, “të rënët në fushëbetejë mblodhën pasuri për vetveten, pra për jetën e kësaj bote, prandaj dhe ne duhet të mbledhim sa më shumëpasuri, pikërisht për jetën e kësaj bote, si rrjedhojë do të shkojmë drejt vetëshkatërrimit”.

“Ne Nuk Duhet Të Lëmë Asnjë Shteg Mbi Ndryshimin e Vlerave Hyjnore!”

“Numri një i Republikës Islame Iraniane sqaroi: “Lërmëni t’iu rikujtoj faktin se muslimanët, sundonin mbarë botën e njohur në atë epokë, sepse synimi kryesor i tyre, ishte fitimi i kënaqësisë së Allahut (s.u.t.). Dijet dhe shkencat fetare islame, zinin vendet kyçe, në jetën e muslimanëve të asaj epoke. Muslimanët e asaj epoke, kishin për qëllim, mësimin e sa më shumë ajeteve kuranore dhe hadithëve përmendësh. Muslimanët e asaj epoke,udhëhiqnin me ligje hyjnore. Udhëheqësit muslimanë të asaj epoke, nuk ishin robër të jetës së kësaj bote dhe as robër të epsheve të tyre, sepse modeli i jetesës së tyre buronte drejtpërdrejtë nga Kur’ani Famëlartë dhe Sunnetii të dërguarit Muhammed (s.a.u.s.)”.

“Shkëlqesia e tij kumtoi: “Prijësi i katërt i bashkësisë muslimane Aliu (a.s.) së bashku me të birin e tij Husejnin (a.s.) zotëronin vlerat me të larta islame dhe njerëzore, më shumë së sa bashkëkohësit e tjerë, të Muhammedit (s.a.u.s.). Aliu (a.s.) dhe Husejni (a.s.) ishin besimtarë muslimanë asketë, të drejtë, të ndershëm dhe ishin të përkushtuar vetëm ndaj adhurimit të Allahut (a.u.xh.). Në të vërtetë muslimanë, të cilët zotërojnë vlera islame dhe njerëzore, si këta dy njerëz, gjenden gjithmonë në mesin emuslimanëve. Ata të dy, pasi u zhgjodhën prijës të bashkësisë muslimane, nisën të ndreqnin gabimet e bashkësisë muslimane. Por kur ndryshuan, paragjykimet e vlerave islame dhe njerëzore, atëherë sundimi ra në duart e disa njerëzve, të cilët ndoqën epshet e tyre dhe përfitimet vetjake, të cilët detyrimisht ishin djallëzorë, dinakë, gënjeshtarë, mashtrues dhe tradhtarë. Këta njerëz ishin Umer Ibn Sa’di, Shimr Ibn Dhi’l-Xheushejni dhe Ubejdullah Ibn Zijadi, të cilët udhëhoqën bashkësinë muslimane. Këta njerëz të pështirë, masakruan Husejn Ibn Aliun (a.s.) të birin e prijësit të katërt të besimtarëve muslimanë, Aliut (a.s.) ndriçimin e syve të Muhammedit (s.a.u.s.) sëbashku me 72 anëtarë të familjes së tij të nderuar”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei shtoi:“Kjo njarje e hidhëruar është e qartë si drita e Diellit. Duke u mbështetur në këta fakte, arrijmë në përfundimin se, udhëheqësit që mendojnë me të vërtetë, për të mirën e bashkësisë muslimane, nuk duhet të lënë asnjë shteg, mbi ndryshimin e vlerave hyjnore. Nërast të kundërt,do të derdhet gjaku i besimtarëve muslimanë,pikërisht ashtu siç u derdh gjaku i Husejn Ibn Aliut (a.s.). Por nëse ne i lëmë shtigjet hapur, duke lejuar ndryshimin e vlerave islame, me epshet njerëzore, si djallëzia, dinakëria,gënjeshtra, hileja, mashtrimi  dhe tradhtia, atëherëështë mëse e natyrshme, që muslimanët do të sundohen, nga njerëz të pështirë si Jezid Ibn Muauije, ndërsa trojet irakiane, do të sundohen, nga njëvrasës si Ubejdullah Ibn Zijadi”.

“Ne Duhet Të Kundërshtojmë Me Sa Fuqi Që kemi Shmangien!”

“Shkëlqesia e tij nënvizoi: “Në ditët tona, vlerat kapitaliste dhe materialiste, kanë zënëvendin e vlerave shpirtërore dhe morale. Gënjeshtra dhe mashtrimi, kanë zënë vendin e drejtësisë dhe nderit, ndërsa njeriu i është nënshtruar epsheve dhe kënaqësive të jetës së kësaj bote”.

“Udhëheqësi suprem shpjegoi: “Natyrisht, që kjo e vërtetë e hidhur, nuk i përket vetëm shekullit tonë. Me shekuj e shekuj me radhë, vlerat shpirtërore islame kanë humbur. Filantropistët dhe magnatët e mëdhenj, i shpenzuan tëtëra energjitë dhe fuqitë mbi zhdukjen e vlerave shpirtërore. Njerëzit mëtë fuqishëm, tërruzullit tokësor, u orvatën që të krijonin një sistem plotësisht materialist dhe nëkrye të këtij sistemi, vunë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janësuperfuqia më gënjeshtare, më mashtruese, më e ndyrë, më e poshtër, më e pamëshirshme dhe më tradhtare se, të tërashtetet e tjera të botës sëmarra së bashku”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei sqaroi: “Ne si muslimanë, duhet të punojmë me të vërtetë fort, me synimin e rilindjes së fesë islame, duke u mbështetur në hadithin e Muhammedit (s.a.u.s.): “Më i miri nga ju, është ai i cili është më i përkushtuar ndaj Allahut (xh.sh.)”. Pra duke ndrequr gabimin ebërë, nga ateistët dhe materialistët, me synimin e rikrijimit të shtetit të përkyer islam, lindi Revolucioni Islam Iranian”.

“Shkëlqesia e tij kumtoi: “Sipas botëkuptimit të ish shahut pehleui iranian Muhammed Rizait, këtij njeriu të prishur, hipokrit, i shmangur nga feja islame dhe i cili ndiqte epshet dhe kënaqësitë e kësaj bote, duhet të udhëhiqte shtetin iranian. Ndërsa Imam Humejni, ky njeri i kompletuar me cilësitëfizike dhe morale, duhet të persekutohej dhe të torturohej. Pra në rendin kapitalist materialist, nuk kishtevend për një njeri, si imami i ndjerë”.

“Numri një i Republikës Islame Iraniane shtoi: “Në një shoqëri kapitaliste materialiste, ku sundonte despotizmi, gënjeshtra, mashtrimi, përçarja, poshtërsia dhe tradhtia, nuk ka vend për një besimtar musliman, besnik, të ditur, të ndershëm, i cili i ështëpërkushtuar Allahut (xh.xh.) fundiitij do të jetë flijimi, masakrimi, ose vrasja. Ndërsa kur Imam Humejni, u vu në krye të Republikës Islame Iraniane, rendi kapitalist në këtë shtet u shkatërrua.Tanimë epshet dhe kënaqësitë e jetëssë kësaj bote dhe përçarja u tërhoqën duke u izoluar. Në vend të këtyre poshtërsive kapitaliste, zunë vend drita, flijimi, lufta e shenjtë, mëshira, përkushtimi, vëllazëria muslimane dhe vetëmohimi. Me sundimin e drejtë, të Imam Humejnit dhe pas epokës së rrëzimit të sistemit të shahut, nisi një epokë e re e drejtësisë, ndershmërisë dhe përkushtimit. Nëse këto vlera të larta islame shpirtërore, do të ruhen me kujdes dhe përpikmëri, atëherë nuk do të flijohen më njerëz si Husejn Ibn Aliu (a.s.)”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, e mbylli fjalimin tij duke thënë: “Ja pra ky është shembulli, që duhet të ndjekim nga ngjarja e Ashures. Ne nuk duhet të lejojmë, në asnjë mënyrë, humbjen e shpirtit revolucionar!”.

Burimi: Kanal On4