Kulturë

Rritet numri i skocezëve që përqafojnë fenë Islame

Xhamia Qendrore në Glasgow, Skoci
Xhamia Qendrore në Glasgow, Skoci

Komuniteti  Musliman i Skocisë është rreth në 90,000 persona, më shumë se një e treta e të cilëve jetojnë në Glasgow. 

Xhamia Qendrore në Glasgow ka qenë dëshmitare e rritjes të numrit që banorëve skocezë që përqafojnë fenë Islame, një dukuri e re në xhamitë në të gjithë Skocinë, raportoi OnIslam.

Unë kam diplomuar në krahasimin e feve dhe kam analizuar të gjitha tekstet fetare, tha Hannah, një administratore 25-vjeçarare nga Glasgow e  cila kohën e fundit e përqafoi Islamin, njoftoi gazeta The Sunday Herald.

Hannah është një nga rreth 200 skocezët që kanë marrë vendimin për të përqafuar fenë Islame  çdo vit në Xhaminë Qendrore në Glasgow.

Përqafimi i fesë Islame nga Hannah u shpërnda në internet nga Xhamia e Qendrore e Glasgow-ut së bashku me të tjerët, duke përfshirë Jade-n 20-të vjeçare nga Ishujt Shetland, dhe Katie, gjithashtu, 20-të  vjeçare  dhe një punëtore e administratës nga Glasgow, e cila dëshmoi Shehadetin në muajin e  e kaluar.

Me rritjen e numrit të të atyre që përqafojnë fenë Islame, Xhamia Qendrore në Edinburg thotë se tani ka filluar përkrahja e grupeve për muslimanët e rinj.

Numri i përgjithshëm i atyre që kanë përqafuar Islamin nuk dihet, por sipas një raporti nga shoqata Çështja e Besimit, 5.200 njerëz e përqafojnë fenë Islamin çdo vit.

Komuniteti Musliman i Skocisë është rreth 90,000 banorë,   më shumë se një e treta e të cilëve jetojnë në Glasgow. 

Ne po shohim një fluks, veçanërisht në numrin e femrave që shprehin interesim për Islamin.

“Sa më shumë e kuptojnë Islamin aq më shumë e përqafojnë Islamin”, tha  Rizy Muhammed, koordinator  në Xhaminë Qendrore në Glasgow.

Është edhe dimensioni shpirtëror. Ata, ato, kanë qenë pjesë e botës materiale, kanë bërë pazar dhe tani ata janë duke kërkuar për një lidhje më të thellë shpirtërore.

Vendimi për të përqafuar fenë Islame nuk ka qenë i lehtë për shumë  skocezë,  sidomos me mediat të cilat fokusohen tek zërat ekstremistë të cilët e prishin imazhin e fesë.

Kur një njeri e dëshmon Shehadetin ai trajtohet si një superstar dhe të gjithë do të dinë historikun e tij, tha Daud Duncan, me prejardhje nga Oban, i cili u bë musliman nëntë vjet më parë.

Daud Duncan, i cili tani jeton në Glasgow, paraqet  një program radio online për ata, ato që përqafojnë fenë Islame dhe gjithashtu ka për qëllim për të ndihmuar dhe të jenë mbrojtës i tyre.

Muslimanët e rinj kanë aq shumë për t’i ofruar komunitetin musliman dhe Skocisë, ka thënë Daud Duncan.

Kjo do të përfshijë një perspektivë të freskët dhe një mirëkuptim më të thellë të çështjeve kulturore me të cilat përballet shoqëria jonë. Të rinjt që e kanë përqafuar Islamin e kanë më lehtë për të shpjeguar Islamin para një audience skoceze.