Amerike

SHBA-ja duhet të ndalet

Aksionet e Rusisë në Siri, të cilin qeveritarët amerikan pa ndërprerë e kritikojnë, japin gjasa SHBA-ve jo vetëm të vendosin rend në territoret të cilët nuk i kontrollon ISIS-i por edhe të krijojnë koalicionin e aftë që të ndal luftëtarët e ISIS-it. Në vend se të angazhohen për fitoren pa kushte në Siri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të zgjedhin cakun më të vogël patetik: të përfundojnë luftën e atjeshme me humbjet më të mundshme minimale, shkruajnë analistët Gordon Adams dhe Stiven Volt në shkrimin të cilin e ka publikuar Njujork Times. Gjatë katër vitesh politika amerikane në Siri është ndërtuar në dëshirën që të besohet se ”opozita e matur siriane” është më e mirë se që është. Tani kur Rusia hyri në lojë, përgjigjja e qeverisë amerikane sjell vetëm iluzione edhe më të mëdha, njëkohësisht me  dënimin  e Moskës zyrtare.

“Sado që shumë amerikanëve dhe evropianëve është e neveritshme  aksioni i kryetarit rus Vladimir Putinit në Krime dhe Ukrainë, intervenimi i Moskës në Siri mund të jetë rreze e vërtet shprese për dalje nga kjo”baltë”. Sipas mendimit të gazetarëve kryetari rus ka të drejtë kur thekson se vetëm qeveria stabile dhe siguria do të mundësojë refugjatëve sirian që të kthehen. Në Siri Vashingtoni duhet të ketë dy caqe: të vendos rend në ato pjesë të vendit të cilët nuk janë nën kontrollin e ISIS-it dhe të krijon koalicionin i cili do të jetë e aftë t’i kundërvihet ISIS-it dhe që në fund të shkatërrojnë atë. Intervenimi i Rusisë jep gjasa për arritjen edhe të njërit por edhe të tjetrit qëllim, konsiderojnë analistët duke shtuar se Rusia në Siri nuk është mysafire e paftuar. Autorët konsiderojnë se Rusia në Siri ka ndikim të çmuar i cili i mungon SHBA-ve: përkrahja në tokë, lidhja me regjimin e dobët në Damask, i cili akoma funksionon, marrëdhëniet funksionale me qeveritë e Iranit dhe Irakut, si dhe marrëveshja për shkëmbimin e shënimeve inteligjente me të dyja këto shtete, i cili mund të përfshijë edhe aleatët iranian, sikur Hezbollahu. Vetëm me veprim të përbashkët me Rusinë, SHBA-të mund të kundërvihen dhe të shkatërrojnë ISIS-in, janë të bindur analistët të cilët supozojnë se koincidimi i pjesërishëm i interesave ruse dhe amerikane paraqesin rrugën më perspektive për zgjidhjen e këtij problemi. Pushtetarët amerikan duhet të ndalin që të mëshojnë me grusht në tavolinë për shkak të intervenimit rus, të pranojnë që Lufta e Ftohtë është e kaluara dhe të merren me administratën shtetërore”, përfundojnë shkrimin autorët e sipërpërmendur.                             

Burimi: Sputnik news