Përsëri gaz lotsjellës në Kuvend – kësaj here ndihmon policia e Kosovës
Edhe pse kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veselaj kishte marrë masa sigurie që mos të futen gjëra të dyshimta nga deputetet e Kosovës, sot përsëri në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Kosovës u hodh gazë dhe atë me përqindje më të madhe ndikuese.
Qëllimi i këtij kaosi në Kuvend është, se opozita dhe pozita nuk do të ulen të mbajnë seanca gjersa nuk tërhiqen Marrëveshja e Brukselit dhe Demarkacionit “- tha kryetari i AAK ztr. Ramush Haradinaj.
Deputeti i LVV Glauk Konjufca ka thënë: “ neve na ka ndihmuar policia e Kosovës që ta fusim gazin lotsjellës. “
Edhe pse Ramush Haradinaj, pas pyetjes se kush e ka hedhur gazin lotsjellës, ai përgjigjet unë e kam hedhur, sepse kjo domethënë çdo deputet që e hedh ajo është në marrëveshje me neve”. Në realitet gazin lotsjellës e kishin hedhur Faton Topalli bashkë me të edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.
E gjithë kjo ka bërë që deputetët të lirojnë sallën. Gjithashtu helikopteri i KFORI-it bënë kontrollimin përreth sheshit dhe Kuvendit Komunal si dhe mendohen që të mblidhen te sheshi për të protestuar.