Shefi i Pentagonit paralajmëron:Rusia së shpejti do të paguajë çmimin për sulmet ajrore në Siri
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter thotë se Rusia së shpejti do të fillojë të paguajë çmimin për nisjen e sulmeve ajrore kundër terroristëve në Siri në formën e sulmeve të mundshme të ndëshkimeve dhe viktimave.
Ashton Carter i bëri këto komente gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel të enjten, një ditë pasi Rusia gjuajti 26 raketa me rreze të gjata nga luftanije e saj në Detin Kaspik kundër pozicioneve të Daesh (ISIL-it) në Siri.
Më 30 shtator 2015, Rusia filloi një fushatë ajrore kundër terroristëve të ndihmuar nga të huajt që po bëjnë kërdi në Siri.
Ashton Carter tha se fushata ushtarake ruse kundër ISIS-it do të ketë pasoja për vetë Rusinë.
Në ditët e ardhshme, rusët do të fillojnë të vuajnë nga viktimat, deklaroi shefi i Pentagonit.
Ashton Carter ka akuzuar Moskën sepse është e pamatur në angazhimin e saj ushtarak, duke rrezikuar përleshje me avionë të Shteteve të Bashkuara në Siri.
Ata (rusët) kanë qëlluar me raketa nga një anije në Detin Kaspik, pa paralajmërim, raketat kanë ardhur brenda vetëm disa kilometra nga një prej aeroplanëve tonë pa pilot, tha ai.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Gjeneral Major Igor Konashenkov e quajti Ashton-in humbës cinik.
Më parë, tre zyrtarë pa emër ushtarakë amerikanë pohuan se disa raketa nga anijet ruse me objektivat në Siri rkanë rënë në Iran të mërkurën.
Në përgjigje, deklarata Ministria e Mbrojtjes ruse tha se raketat e reja të kalibrit-NK të gjitha goditën objektivat e tyre të destinuara në Siri.
Raketat rënë në Raka, Idlib dhe në province e Halebit dhe shkatërruan pozicionet e ISIL-it, duke përfshirë edhe kampet e trajnimit dhe depot e municioneve.
Pa marrë parasysh se sa të pakëndshme dhe të papritura janë për kolegët tanë në Pentagon dhe në Langley, sulmet tona me saktësi godasin ISIS-in, infrastrukturën në Siri dhe objektivat e tij. tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Burimi: PressTV