Grupi anti-islamik thërret për rrënimin e xhamive në Australi
Një grup australian anti-islamik që vepron nën emrin e Partisë së Lirisë ka bërë thirrje për mbajtjen e një demonstrate të premten nën moton Është koha për të shkatërruar xhamitë Islame në qytetin australian të Sidnejit.
Grupi ka caktuar se demonstrata do të mbahet jashtë xhamisë Parramatta për shkak të incidentit të fundit, kur një adoleshent australian i quajtur Farhad Xhabir, i cili shpesh atje është falur, qëlloi për vdekje një punonjës policie të premten.
Zëvendës Komisioneri i Policisë së Shtetit të Sydney-it, në Australi, Nick Kaldas dënoi përpjekjet për të shfrytëzuar përdorimin e sulmin ndaj Xhamisë Parramatta që të nisë fushata me qëllim të keq kundër muslimanëve.
Në të njëjtin kontekst, Kryeministri i New South Wales, Mike Baird tha se të shtënat që ndodhën në Parramatta janë një incident i izoluar dhe se sulmi ka qenë denoncuar nga komuniteti musliman, si dhe pjesa tjetër e shoqërisë në Australi.
Vlen të përmendet se policia australiane e vrau Farhad Xhabirin pas incidentit, autoritetet australiane thonë se sulmi kishte në shënjestër grupet terroriste.