Ekonomi

1% të njerëzve posedojnë gjysmën e kapitalit botëror

Pabarazia në mes të pasurve dhe të varfërve gjithnjë shkon duke u rritur, dhe vetëm 1% të njerëzve të pasur botëror posedojnë gjysmën e pasurisë botërore, është theksuar në raportin e bankës zvicerane Credit Suisse.

Sipas rezultateve të hulumtimit të kryer, për herë të parë në Kinë ka më shumë njerëz që i përkasin shtresës së mesme(109 milion), në raport me njerëzit që i përkasin shtresës së mesme në SHBA(92 milion).

Sikurse është cek, rreth 70% të personave madhor në botë, gjegjësisht 3,4 miliard njerëz posedojnë më pak se 10.000 dollar, ndërsa 383 milion njerëz apo 8% të popullatës kanë më shumë se 100.000 dollar amerikan.

“Jobarazia në pasuri ka  vazhduar të rritet nga viti 2008, dhe se tani një përqind të të pasurve posedojnë 50,4 % të pasurisë së gjithëmbarshme botërore”, është cek në raportin e kryer.

Vetëm 14% të personave të rritur në botë i takojnë shtresës së mesme dhe posedojnë në mes 50.000 dhe 500.000 dollar amerikan.

Burimi: globalcir