Udhëheqësi Suprem Iranian Shprehu Se, Përparimi i Republikës Islame Iraniane, Është i Lidhur Ngushtë Me Ideologjinë Revolucionare
“Sipas të përditshmes iraniane “Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian)ditën e sotme, i Madhi Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, udhëheqësi suprem i Revolucionit Islam Iranian shprehu se, për sa kohë që do të vijojë lëvizja dhe ideologjia revolucionare, përparimi ekonomik, ndikimi, madhështia, dhe mbretërimi shpirtëror i Republikës Islame Iraniane, do të rritet jo vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por dhe më gjërë”.
“Gjatë një takimi të rëndësishëm, të zhvilluar në ditën e sotme, me një numër të madh politikanësh të klasës elitë, në kryeqytetin iranian të Teheranit, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei citoi: “Qendrat shkencore ndërkombëtare, të cilat janë faktorët kyç, në përcaktimin e treguesve të përparimit shkencor, janë dëshmitarë të qartë, të zhvillimit ekonomik të Republikës Islame Iraniane”.
“Shkëlqesia e tij shpjegoi: “Detyra jonë, është mbajtja nën vëzhgim, e disa “individëve dhe elementëve”, të cilët shfytëzojnëmasmedian e lexuar dhe të shkruar, forumet e ndryshme, ose burime të tjera informacioni, me synimin e zhgënjimit të popullit dhe rinisë fisnike dhe trime iraniane. Qëllimi i këtyre “individëve dhe elementëve” është “mohimi” i zhvillimit shkencor dhe arritjeve të shkëlqyera shkencore”.
“Numri një i Republikës Islame Iraniane, paralajmëroi zyrtarët e lartë iranianë, që të mbajnë sytë hapur dhe të mbajnë nën vëzhgimkëta “individë dhe elementë”, sepse këta të fundit po përhapin parrulla të rreme, duke gënjyer dhe mashtruar popullin dhe rininë fisnike dhe trime iraniane”.
“Udhëheqësi suprem shtoi: “Këta “individë dhe elementë” po shpifin mbi arritjet e shkëlqyera shkencore, të Republikës Islame Iraniane, në fushat e nanoteknologjisë, qelizave bazë dhe çështjeve të programit bërthamor. Këto arritje shkencore, nuk janë gënjeshtra ose mashtrime, por janë të vërteta të qarta, si drita diellore, të cilat nuk i di vetëm populli fisnik dhe trim iranian, por të tërë popujt e botës”.
“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei vijoi: “Këta “individë dhe elementë” po orvaten duke përdorur të tëra mënyrat, me synimin e “mohimit” të tërësisë së arritjeve të shkëlqyera shkencore dhe teknologjike, të Republikës Islame Iraniane”.
Shkëlqesia e tij shprehu: “Tradhtia e këtyre “individëve dhe elementëve” pikërisht në ditët e sotme, do të përkthehej në një tradhti, ndaj nderit kombëtar dhe Republikës Islame Iraniane”.
“Numri një i Republikës Islame Iraniane, e mbylli fjalimin e tij, duke theksuar se rinia iraniane mund të ndihet e gëzuar dhe krenare, për arritjet e shkëlqyera shkencore dhe tekonologjike, të cilat e kanë çuar Republikën Islame Iraniane, në shkallët më të larta të përparimit shkencor”.
Burimi: Press TV