Rusia

Presidenti Rus Putin Thotë Se Disa Partnerë Kanë Qull Në Vend Të Trurit

“Sipas të përditshmes iraniane“Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian)ditën e djeshme, presidenti rus Vladimir Putin, i ka cilësuar tërësisht të dështuara, politikat e shtetit amerikan,ndaj të ashtuquajturës “lufta kundër terrorit” në shtetin sirian. Më pas kreu i Kremlinit, qortoi ashpër refuzimin e kryeqytetit amerikan të Uashingtonit, mbi çështjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të lëvizjeve ushtarake, së bashku me kryeqytetin rus të Moskës, me synimin e dhënies fund të konfliktit në shtetin sirian”.

“Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të forumit ekonomik “Rusia Thërret”, në kryeqytetin rus të Moskës, presidenti rus Vladimir Putin thase, disa partnerë kanë thjesht qull, në vend të trurit dhe se kryeqyteti amerikan i Uashingtonit, ka bërë gabim kur refuzoi, ndarjen e të dhënave të shërbimit të tij të fshehtë (C.I.A.-s) me atë rus (F.S.B.-në)”.

“Sipas të përditshmes iraniane “Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian)ditën e djeshme, kreu i shtetit rus shtroi pyetjen: “Si është i mundur bashkëpunimi, mes dy shteteve tona?!”

“Më pas presidenti rus Putin, vijoi të shpjegonte se, Federata Ruse i kishte ofruar zyrtarëve të lartë amerikanë, zhvillimin e bisedimeve në një shkallë të lartë politike dhe ushtarake, me synimin e dhënies fund njëherë e mirë, konfliktit në shtetin sirian”.

“Më tej numri një i diplomacisë ruse sqaroi: “Ne i propozuam shtetit amerikan, zhvillimin e bisedimeve në një shkallë të lartë politike dhe ushtarake, në kryeqytetin rus të Moskës. Unë shpreha se, ne jemi të gatshëm që të dërgojmë një numër të madh të dërguarish, me synimin e zhvillimit të bisedimeve, mbi zgjidhjen e çështjes së konfliktit sirian, por deri më tani ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje.Ne jemi të mendimit se, të tërë të dërguarit tanë seriozë, nën udhëheqjen e kryeministrit rus, Dimitri Anatolieviç Medvedev, do t’ia dalin mbanë për bukuri”.

“Federata RuseMerr Pjesë Seriozisht Në Luftën Kundër Terrorit”

“Presidenti rus Vladimir Putin citoi se, shteti rus po lufton seriozisht terrorin, në shtetin sirian dhe nuk synon të bëhet udhëheqësi i kësaj lufte”.

“Kreu i Kremlinit theksoi: “Ne nuk synojmë të bëhemi udhëheqësit e luftës, kundër terrorit në shtetin sirian. Vetëm populli sirian, mund të bëhet udhëheqësi i vërtetë i këtij shteti. Federata Ruse,synon të marrë pjesë seriozisht, në luftën kundër terrorit, i cili është një dukuri e dëmshme dhe e rrezikshme për shtetin amerikan, rus, shtetet europiane dhe për pjesën tjetër botës, pa e tepruar aspak në këtë drejtim”.

“Më tej numri një i diplomacisë ruse sqaroi: “Shteti rus, amerikan dhe shtetet amerikane, duhet të bashkojnë fuqitë dhe të nxisin të tëra palët e përfshira, me synimin e gjetjes së zgjidhjes përfundimtare, të konfliktit sirian”.

“Sipas të përditshmes iraniane “Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian)ditën e djeshme, presidenti rus, nënvizoi: “Nëse me të vërtetë, synojmë të kryejmë sulme të efektshme dhe jo thjesht të zbrazim depot tona ushtarake, duke lëshuar disa predha ajrore, pra nëse me të vërtetë kërkojmë njëzgjidhje përfundimtare politike, ne duhet t’i japim shtysë, të tëra lëvizjeve dhe palëve, të cilat ndodhen brenda shtetit sirian, mesynimin e bashkimit të fuqive, për luftimin e organizatave terroriste”.

“Më tej presidenti rus Vladimir Putin, shprehu shqetësim për armët dhe municionet, të cilat i hedhin avionët ushtarakë amerikane dhe të cilat përfundojnë në duart e organizatës terrorristë të ISIS-it dhe militantëve dhe simpatizantëve të tjerë terrroristë. Më pas ai theksoi se kjo fushatë, e armatosjes së militantëve do të dështojë, ashtu siç dështoi dhe programi amerikan, i ashtuquajtur “stërvitja e kryengritësve bashkëkohorë”.

“Pastaj kreu i Kremlinit, vijoi duke thënë: “Duke nisur që nga shtatori i vitit 2014 ushtria amerikane dhe disa ushtri të aleatëve perëndimore, kanë kryersulme ajrore në të ashtuqujtuën “lufta kundër terrorrit”,gjoja kundër organizatës terroriste të ISIS-it. Lërmëni t’iu rikujtoj se këta sulme ajrore, u kryen pa patur autorizmin e kryeqyetit sirian të Damaskut ose të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

“Presidenti rus, e mbylli fjalimin e tij duke cituar se, ushtria ruse nisi fushatën e sulmeve ajrore, kundër organizatës terroriste të ISIS-it, në shtetin sirian më datë 30 shtator, me kërkesë të drejtpërdrejtë të kryqytetit sirian të Damaskut, pak kohë pasi dhoma e lartë e dumës ruse, i dha presidentit rus Vladimir Putin, autorizimin e duhur, për kryerjen e sulmeve ajrore në shtetin sirian”.

Burimi: Press TV