Hafiz Musa Motamedi nga Irani fitoi vendin e parë në Garat Ndërkombëtare të Kur’anit në Moskë
Hafizi i Kur’anit nga Irani Musa Motamedi fitoi titullin e parë në edicionin e këtij viti të Garave Ndërkombëtare të Kur'anit në Moskë.
Me punën e tij të shkëlqyer në fazën finale të garave të dielën, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit arriti të fitoi vendin e parë.
Përfaqësuesit i Jemenit doli në vendin e dytë dhe përfaqësuesi i Tanzanisë doli në vendin e tretë.
I lindur në vitin 1988 në qytetin e shenjtë të Kumit, 150 km. në jug të Teheranit, Hafiz Musa Motamedi kishte kishte fituar vendin e dytë në mësimin përmendësh të tërë Kur'anit kategorinë e Garat Kombëtare Kur’anore në vitin 2013.
Më shumë se 6.000 persona, duke përfshirë edhe myftilerë dhe studiues nga pjesë të ndryshme të Rusisë dhe përfaqësues të shteteve muslimane morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në të dielën në mbrëmje. .
Tre fituesit kryesorë morën, i pari $ 10,000 dollar, i dyti $ 7000 dollar dhe i treti 3000 dollar.
Salla e Qyteti Crocus në Moskë organizoi garat e këtij viti, që ishte edicioni 16 –të.
Hafizë të Kur'anit nga 44 shtete konkuruan për vendet e para nga 9 tetori deri 11 tetor 2015.
Juria ishte e përbërë nga ekspertë të Kur'anit nga Jordani, Rusia, Brunei, Egjipti dhe Jemeni.
Burimi: IQNA News