Pendohet ish luftëtari kosovar i ISIS-it në Siri
Një 30 vjeçar anonim i cili është kthyer nga lufta e Sirisë ende nuk e dinë se çfarë e pret në vendlindjen e tij në Kosovë, mirëpo sipas fjalëve të tija, ai nuk i frikohet asgjëje në krahasim me përjetimet e tij që i ka pasur në mesin e luftëtarëve dhe luftës të gërditshme të ISIS-it.
Ish
luftëtari “muxhahidi” i ISIS-it ka arritur të largohet nga rradhët e Isis-it në
Siri ”Ai thotë se është ndikuar nga propaganda virtuale, por tani është penduar
për atë që ka bërë. Gjithashtu ai tregon
se me të arritur në Siri e kishte vërejtur se diçka nuk është në rregull dhe
nuk e gjeti kauzën për të cilën u nis. E pa që atje po zhvillohej një luftë
tjetër, ajo mes grupeve të ndryshme që zakonisht synojnë shtimin e kontrollit
në zona.
Ish
luftëtari i Isis-it tani më gjendet në Kosovë, përkundër asaj që nuk e mban
mjekrën e zakonshme të luftëtarëve të Isisi-it, ai edhe heziton të tregoj emrat
e hoxhallarëve shqiptarë të cilët kanë ndikuar me ligjëratat e tyre nëpër
xhamia dhe në internet. Por ai me një të
folme shumë të frikshme thotë se “ unë u
nisa në Siri që të mbrojë civilët, gratë dhe fëmijët, imazhet e të cilëve i
shihja çdo ditë nëpër faqet e internetit.
Ish luftëtari i ISIS-it nuk
pranon të japë asnjë detaj rreth organizimit të udhëtimit të tij nga Kosova dhe
nuk pranon të tregojë nëse para se të nisej kishte dëgjuar ligjërata nga
persona të caktuar në ambiente të caktuar.
Ish luftëtari ishte viktimë
e propagandës virtuale të hoxhallarëve në Kosovë e Shqipëri, ai ka gjendje të vështirë sociale në Kosovë, e
mbi të gjitha ende nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me fatin e tij, pasi që në
Ligjet e Kosovës kundër terrorizmit këta persona të kthyera nga luftërat e
Lindje duhet të arrestohen apo ndoshta edhe mund të ndryshojnë ligjet , duhet
të trajtohen që mos ta sjellin ato ndjenja urrejtje nga luftëra dhe të mos
organizohen për të bërë probleme të njëjta kamikaze brenda në Kosovë.