SHBA-tërheqin aeroplanmbajtësen nga Gjiri Persik
Për herë të parë nga viti 2007, marina amerikane nuk gjendet në Gjirin Persik pas vendimit të befasishëm të Vashingtonit që të tërheq aeroplan- mbajtësen amerikane “Teodor Ruzvelt”. Ministria amerikane e mbrojtjes nuk pranon se ky aksion ka të bëjë me sulmet e aeroplanëve rus në Siri. Ushtria amerikane cek se aeroplanët nga mbajtësi”Teodor Ruzvelt” i cili në përbërjen e tij ka 5 mijë ushtarë amerikan dhe 65 aeroplan, ishin të detyruar të shkojnë në riparim urgjent. Përkatësisht sikurse ceket komanda ushtarake e SHBA-ve ka sjell vendimin që më së paku për dy muaj ta tërheq aeroplanmbajtësen e vetme e cila gjendej e pozicionuar që nga viti 2007 në Gjirin Persik dhe ta dërgoj në riparim. Disa ekspert amerikan janë të shqetësuar për shkak të tërheqjes së mbajtësit të aeroplanëve. Për shembull, zëvendësi i komandantit të marinës amerikane, në pension, Peter Dejli ka shpreh shqetësimin e tij se mungesa e një anijeje amerikane ushtarake nuk do të kalojë pa u vërejtur. Admirali amerikan John Richardson në dëgjimin e tij pranë Këshillit për forcat e armatosura të Senatit amerikan ka thënë:”Pa këtë aeroplanmbajtës forca amerikane në këtë pjesë të botës është dëmtuar rëndë”.
Nga ana tjetër në mediat e huaja janë paraqitur informata se vendimi për tërheqjen e aeroplanmbajtëses amerikane është publikuar pas aksionit ushtarak në të cilin anijet ushtarake ruse kanë shkrepur breshërinë prej 26 raketa të dirigjuara nga deti Kaspik kundër terroristëve në Siri. Menjëherë në këtë rast janë përfshirë analistët ushtarak dhe gjeopolitik të cilët konsiderojnë se kjo është mesazh i fshehur se ka ardhur gjer te ndryshimi i balancit të forcave.
Analistë të caktuar konsiderojnë se në rast se gërvishtim nën sipërfaqe mund të vërehet se me këtë Moska dërgon mesazh të qartë Vashingtonit se Rusia tani është e cila mban çështjen në duart e veta. Konsiderojnë se aspak nuk është e rastësishme që rusët atë ditë kanë shkrep 26 raketa dirigjuese. Theksohet se kjo ishte mënyra që Rusia të paralajmëroj SHBA-të që të tërhiqen. Pikërisht rusët shkrepën saktësisht 26 raketa dirigjuese pas së cilës amerikanët tërhoqën as më pak as më shumë aeroplanmbajtësin” Teodor Ruzvelt” nga Gjiri Persik. Saktësisht tërhoqën aeroplanmbajtësin i cili mban emrin e kryetarit të 26 me radhë amerikan. Sido që të jetë amerikanë e kanë tërhequr aeroplanmbajtësin”Teodor Ruzveltin” nga Gjiri Persik dhe dominimin në Gjirin Persik e kanë lënë në duar të rusëve.
Burimi: globalcir