Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Udhëheqësi Suprem Iranian Paralajmëroi Për Një Luftë Të ButëTë Planifikuar Dhe Afatgjatë Kundër Republikës Islame iraniane

“Sipas të përditshmes iraniane“Presstv.ir” (Televizioni i Shtypit Iranian)ditën e djeshme, i Madhi Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, udhëheqësi suprem i Revolucionit Islam Iranian, paralajmëroi për një luftë të butë, të planifikuar më parë, të sistemit hegjemoniktë shteteve të fuqishëm perëndimorë, afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse kundër Republikës Islame Iraniane”.

“Gjatë takimit të madh, të zhvilluar ditën e djeshme, në të cilin morën pjesëpresidenti i Agjencisësë Transmetimeve Satelitore Ndërkombëtare Radiotelevizive Iraniane (I.R.I.B.) Muhammed Safraziu, së bashku me drejtuesit dhe zyrtarët e tjerë të lartë të kësaj agjencie, udhëheqësi suprem sqaroi: “Qëllimi kryesor i shteteve të fuqishëm perëndimorë,është nisja e një luftë të ndërlikuar, të planifikuar dhe afatgjatë, me synimin e ndryshimit dhe shndërrimit të besimeve fetare dhe kombëtare, të popullit trim dhe fisnik irianian”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei nënvizoi: “Qëllimi kryesor i këtij plani të menduar dhe të llogaritur mirë, është shndërrimi i sistemit politik dhe ushtarak të Republikës Islame Iraniane dhe ndryshimi i palcës kurrizore dhe natyrës së këtij sistemi, por duke ruajtur pamjen e jashtme”.

“Shkëlqesia e tij shpjegoi: “Qëllimi kryesor i Agjencisë së Transmetimeve Satelitore Ndërkombëtare Radiotelevizive Iraniane (I.R.I.B.) është i një rëndësie jetike, sepse ailuan një rol kyç në“fushëbetejën serioze” dhe ky rol duhet të jetë gjithmonë “i saktë dhe i matur” në transmetimin e lajmeve të vërteta”.

“Numri një i Republikës Islame Iraniane kumtoi: “Qëllimi kryesor në këtë luftë të butë, i armiqve të fesë islame është, detyrimi dhe nënshtrimi i Republikës Islame Iraniane, ndaj interesave amerikane, cioniste dhe ndaj fuqive të errëta të rrjetit ndërkombëtar (të internetit)”.

“Udhëheqësi suprem iranian shtoi: “Qëllimi kryesor i kësaj luftë të butë, është goditja e civilëve, zyrtarëve të lartë, veçanërisht klasës elitë të politikanëve, studentëve universitarë, profesorëve dhe akademikëve”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei theksoi: “Armiqtë e fesë islame, synojnë futjen nën ndikim e tyre të popullit finik dhe trim iranian, duke përdorur një gamë të gjërë, të besimeve të tyre të kota, veçanërisht mbi rininë dhe klasën elitë të politikanëve iranianë. Këta armiq synojnë, ndryshimin dhe shndërrimin e besimeve fetare, kombëtare, kulturore, tradicionale dhe politike”.

“Shkëlqesia e tij shprehu: “Synimet djallëzore të kësaj luftë të butë, janë ndryshimi i besimit të popullit fisnik dhe trim iranian, duke përdorur mënyra të ndryshme,duke u orvatur që t’i shndërrojnë gjërat e kota, të dëmshme dhe të pavlera si korrupsioni dhe regjimet autoritare, në “vlera” të bukura dhe të shkëlqyera”.

“Numri një i Republikës Islame Iraniane kumtoi: “Qëllimet kryesore të planifikueve të kësaj luftë të butë, janë “planet” dhe “orvatjet e vazhdueshme” të cilët duke i bërë jehonë të thellë, laicizmit dhe materializmit në masmediat huaja perëndimore, kërkojnë që të mbjellin farërat e së keqes në Republikën Islame Iraniane”.

“Udhëheqësi suprem iranian shtoi: “Qëllimi kryesor i këtyre planifikuesve,ështënxirja e figurës së ndriçuar të Republikës Islame Iranianenë arenën ndërkombëtare,në mënyrëqëtë përmbushin synimet e tyre djallëzore, duke gënjyer dhe mashtruar popujt dhe shtetet e botës,mbi të vërtetat e qarta të Republikës Islame Iraniane”.

“Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, e mbylli fjalimin tij duke thënë: “Agjensia eTransmetimeve Satelitore, Ndërkombëtare Radiotelevizive Iraniane (I.R.I.B.) është e një rëndësie jetike, sepse ajoështë “qendra e pararojës”, e cila do të përballet dhe do të luftojë kundër kësaj luftë të butë!”

Burimi: Press TV