Imam Hamenei mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për viktimat e tragjedisë në Mina
Udhëheqësi Suprem i Iranit të dielën mori pjesë në shërbimin përkujtimor që u mbajt në Husejnien Imam Humeini për t'u lutur për shpirtrat e haxhinjve që vdiqën në Mina, në Arabinë Saudite.
Një numër i madh i zyrtarëve dhe të popullit mbanin zi për vdekjen e tyre, ata ishin të pranishëm në shërbimin përkujtimor.
Irani i kërkoi qeverisë saudite që të nderon përgjegjësinë ndërkombëtare të parashikuara me Ligjet Ndërkombëtare Zakonore dhe të dënojë agjentët e përfshirë në krijimin e një tragjedie të tillë dhe të mbajë hetim zyrtar në praninë e përfaqësuesve të Iranit dhe të Organizatës të Bashkëpunimit Islamik.
Qeveria iraniane u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara për të mbajtur një hetim për tragjedisë njerëzore në Arabinë Saudite. Irani i atribuon krimin qeverisë Saudite në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare Zakonore.
Më 24 shtator 2015, një rrëmujë fatale ndodhi në Mina kur dy turma të mëdha të haxhinjve ishin në rrugën e tyre për të marrë pjesë në gjuajtjen simbolike me gurë shejtanin, që është një ritual i Haxhit.
104 trupat e haxhinjve iranianë të vdekur mbërritën në aeroportin Mehrabad të Teheranit të shtunën në mëngjes, kurse një tjetër aeroplan me 114 trupa të viktimave arriti të dielën.
Një total prej 465 haxhinjve iranianë humbën jetën gjatë Haxhit në Mina.
Burimi: IRNA