Kosova

Gjendje kaotike në Qendër të Prishtinës – Kurti arestohet

Prishtina në ankthin e shpërthimit të konflikteve qytetare para  stacionit të policisë. Të mllefosur e të inatosur , protestuesit kanë djegur një makinë të  KQZ dhe kanë bërë disa dëme tjera më të vogla materiale.

“Sonte rreth orës 21:00, në fshatin Çagllavicë e kanë dal makinën në të cilën kemi qenë, dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua. Mirëpo polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin”, ka thënë Kurti. 

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, teksa i është drejtuar masës së mbledhur që protestoi për lirimin tij, ka treguar në detaje për arrestimin e tij

 “As aty nuk na dhënë fletarrestim. Nuk erdhi as prokurori. Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se policia është bërë politike, e politika është bërë policore”, ka thënë Kurti, teksa ka inkurajuar të mbledhurit aty që të mos të ndalen së protestuari. 

“Nuk kam pranuar as avokat mbrojtës e as nuk kam pranuar t’i përgjigjem pyetjeve të këtyre hetuesve”, ka thënë Kurti, raporton koha.net.

Arrestimi i Kurtit nuk u prit mirë dhe përkrahësit e Vetëvendosjes filluan të gjuanin me gurë në ndërtesën e stacionit të Policisë së bashku me disa fytyra të politikës, para grupi nga partia AAk dhe Nisma.

Për t’i larguar pjesëtarët e opozitës si dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kishin dalë, që të protestonin kundër arrestimit të Kurtit, polica përdori fillimisht sprej e më pas gaz lotsjellës.