Gjermani

Irani bojkoton Panairin e Librit në Frankfurt për shkak të fjalimit të Selman Ruzhdiut

Selman Ruzhdi
Selman Ruzhdi

Irani ka bojkotuar Panairin e Librit në Frankfurt  sepse organizatorët kanë ftuar Salman Rushdiun, një nga figurat më të urryera në Botën Islame, për të mbajtur fjalimin e tij në konferencën për shtyp me rastin e hapjes.

Në përgjigje të këtij akti anti-Islamik, Ministria e Iranit për Kulturë dhe Udhëzimin Islamik lëshoi ​​një deklaratë dhe u bëri thirrje shteteve të tjera muslimane për t'u bashkuar me bojkotin.

Panairi Ndërkombëtar i Librit në Frankfurt nën pretekstin e lirisë së fjalës, ftoi një nga figurat më të urryer në Botën Islame, Salman Rushdi, për të bërë një fjalim në këtë ngjarje dhe për të paraqitur librin e tij të fundit, thoshte deklarata. 

Është për të ardhur keq që organizatorët e kësaj ngjarjeje po shërbejnë me elemente anti-Islame dhe Sioniste dhe po përpiqen për të lënduar ndjenjat e muslimanëve në të gjithë botën, shtoi deklarata.

Ministria e Iranit për Kulturë dhe Udhëzimim Islamik në emër të kombit të madh që ka pasur gjithmonë respekt ndaj feve dhe kulturave të tjera, dhe pavarësisht gatishmërinë e tij dhe duke shpenzuar shumë para, dënon këtë akt dhe refuzon të marrë pjesë në këtë ngjarje. Ne gjithashtu i ftojmë shtetet tjera islamike për të marrë një qëndrim të fortë kundër çështjes, thuhet në fund të deklaratës.  

Selman Rushdi, një qytetar femohues musliman dhe britanik, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u bë objekt i një Fetvaje (Vendimi apo Dekreti Fetar) në vitin 1988 që bënte thirrje për vrasjen e tij, pas romanit të  tij të katërt, me titull The Satanic Verses, (Vargjet Djallëzore) që u botua.

Themeluesi  i Republikën Islamike, Ajetullah Ruhullah Humeini, ka lëshuar urdhrin pasi ai dhe shumë të tjerë në Botën Muslimane, thanë  se Selman Rushdi e kishte përshkruar Profetin e Muslimanëve, Muhammedin (a.s.) pa kurrfarë respekti. 

Burimi: ABNA