İran

Shkujdesja, keqmenaxhimi i Arabisë Saudite rezultat i katastrofës në Mina

Gjeneral Brigade Hussein Ashtari, Shefi i Policisë Kombëtare të Iranit.
Gjeneral Brigade Hussein Ashtari, Shefi i Policisë Kombëtare të Iranit.

Rrëmuja katastrofike në Mina, në Arabinë Saudite, është rezultat i shkujdesjes dhe keqmenaxhimit të Arabisë Saudite,  thotë Gjeneral Brigade Hussein Ashtari, Shefi i Policisë Kombëtare të Iranit. 

Policia Saudite dhe njerëzit e sigurimit, përveç keqmenaxhimit të tyre, bëri shumë pak për të ndihmuar haxhinjt në Haxh, tha të enjten, Gjeneral Brigade, në mesin e pjesëtarëve të forcave policore të Iranit.   

Qoftë edhe një pikë uji mund të ketë shpëtuar jetën e shumë haxhinjve, kështu ishte pakësuar numri i të vdekurve,  tha ai.

Gjeneral Hussejn Ashtari bëri thirrje për një hetim të plotë në Mina për  rrëmujën katastrofike që mori jetën e më shumë se 400 haxhinjve iranianë.

Policia Saudite dhe autoritetet saudite të Haxhit  deri më tani kanë refuzuar të bashkëpunojnë me Iranin mbi këtë çështje, tha ai.

Policia kombëtare e Iranit priret të jenë professionale, të bazuar në njohuri, të fortë, dhe kanë moral në përmbushjen e misioneve të saj, tha Gjeneral Hussein Ashtari.

Ikja në rrëmujën vdekjeprurëse  ndodhi më 24 shtator 2015 në Mina, e cila gjendet 5 kilometra në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës.

Numri i të vdekurve nga rrëmuja është rishikuar disa herë, duke filluar nga 1.000 deri në 4.700.

Me 464 haxhinj të vdekur, Irani ka humbur më shumë haxhinj në këtë rrëmujë se çdo shtet tjetër.

Burimi: IRNA