Kosova së shpejti anëtarësim në UNESCO, në Këshillin e Evropës dhe në UEFA
“Universiteti i Mitrovicës veriore hyn brenda sistemit arsimor të Kosovës, spitalet dhe objektet shëndetësore në veri janë nën kapuçin e Prishtinës, si dhe kompanitë dhe bankat serbe do të funksionojnë në pajtim me ligjet e Kosovës.”
Në
gazetën serbe “Vecernje Novosti” ka publikuar një artikull ku thuhet se në
draftin e platformës për kapitullin 35, për anëtarësimin e Serbisë në BE, kusht
është që Serbia duhet të heq dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë në
Kosovë.
Megjithatë,
sipas gjetjeve të gazetës beogradase, edhe pse Serbia nuk do të kushtëzohet me
njohjen e pavarësisë së Kosovës, një kurth tjetër që po përgatitet është që
shteti serb të përcaktojë kufijtë shtetëror me Kosovën, që do të thotë se
Serbia duhet të heq dorë nga Kosova si njësi territoriale e saj, transmeton
Indeksonline.
Sipas
Komisionit Evropian, Serbia është duke kërkuar mënyrë për t’u pajtuar me çdo
gjë, që nga neni 14 i Marrëveshjes së Brukselit, i cili qartëson se “të dyja
palët duhet të angazhohen që të mos e bllokojnë njëra-tjetrën, apo inkurajojnë
të tjerët që të bllokojnë integrimin evropian të ndonjërës prej palëve.”
Mbi këto baza, Beogradi pajtohet që Kosova të anëtarësohet në organizatat rajonale ndërkombëtare.
Kryetari
i Kombeve të Bashkuara nuk është deklaruar ende, por është anëtarësimi në
UNESCO, Këshilli i Evropës, UEFA për të cilat duhet të flas ai. Gjithashtu,
sipas burimeve të gazetës brenda Brukselit, në platformën e kapitullit 35 janë
të përfshira të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me Kosovën, për energjinë,
shkollat, institucionet shëndetësore dhe funksionimin e ndërmarrjeve serbe, siç
janë “Posta e Serbisë”, dhe “Banka Komerciale”.
Ndërkaq,
në pikën 49, sipas “Vecernje Novosti”, në dokumentin preliminar rregullohet që
“Universiteti i Mitrovicës veriore hyn brenda sistemit arsimor të Kosovës,
spitalet dhe objektet shëndetësore në veri janë nën kapuçin e Prishtinës, si
dhe kompanitë dhe bankat serbe do të funksionojnë në pajtim me ligjet e
Kosovës.”