Parlamenti iranian aprovoi marrëveshjen nukleare
Parlamenti iranian ka dhënë dritë të gjelbër preliminare për propozimin e ligjit i cili miraton marrëveshjen për programin nuklear iranian të arritur me gjashtë fuqitë botërore, përkundër kundërshtimeve të rrymave konservative në parlament që ishin kundër këtij propozimi.
Parlamenti me 139 vota për dhe 100 kundër ka përkrahur propozimin e ligjit dhe i bëri thirrje qeverisë që të vazhdojë zhvillimin e programit nuklear iranian në bazë të marrëveshjes së arritur me gjashtë fuqitë kryesore botërore me 14 korrik 2015. Propozimi i ligjit duhet të kalojë edhe leximin e dytë në Parlament, e pastaj trupi fetar të lejojë përfundimisht dhe të hyjë në fuqi.
Irani dhe gjashtë fuqitë kryesore botërore(Gjermani dhe pesë anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca) kanë arritur marrëveshjen historike në korrik të këtij viti për programin nuklear iranian në bazë të cilit Teheranit do të ndërpriten sanksionet në këmbim të kufizimit të programit iranian nuklear.
Sanksionet i janë vënë Iranit para 9 vitesh me ç’rast kanë goditur sidomos sektorin financiar iranian, me të cilin i janë ngrirë të gjitha mjetet financiare në bankat botërore dhe institucionet tjera financiare, si dhe ndalimin e udhëtimit në botë zyrtarëve të ndryshëm iranian.
Burimi: Al Jazeera