Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Fjalimi i udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në takim me komandantët e forcave detare të Gardës Revolucionare

Udhëheqësi  suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se Amerika kërkon rast për të depërtuar dhe imponuar kërkesat e saj ndaj popullit të Iranit.

Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, udhëheqësi  suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në takim me disa komandantë dhe funksionarë të forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, vlerësoi rolin e kësaj force në garantimin e sigurisë së Iranit dhe shtoi:

“Armiqtë synojnë të ndryshojnë llogaritë politike të funksionarëve dhe të shtrembërojnë opinionin publik, sidomos të gjeneratave të reja, prandaj të gjithë duhet të jenë syhapur”.

Në lidhje me arsyen se përse populli i Iranit kundërshton bisedimet me Amerikën,  udhëheqësi suprem theksoi:

“Bisedimet me Amerikën i kundërshtojmë për shkak se shkaktojnë dëme të mëdha, janë të ndaluara dhe nuk kanë kurrfarë dobie, për arsye se amerikanët synojnë që nëpërmjet bisedimeve të hapin rrugën e tyre për të depërtuar në Iran, mirëpo Irani është plotësisht vigjilent ndaj kësaj çështje”.   Ajetullah Hamenei theksoi se Irani kurrë nuk ka qenë nismëtar i ndonjë lufte ose agresori dhe kurrë nuk do të jetë i tillë.

Duke marrë parasysh faktin se agresioni dhe depërtimi janë pjesë e natyrës së armikut, duhet të ngritët niveli i gatishmërisë dhe të përditësohet vazhdimisht në përputhje me zhvillimet inteligjente, shkencore dhe teknologjike.

Fuqitë e mëdha nuk brengosen fare për përdorimin e mjeteve më të rrezikshme dhe të metodave më çnjerëzore për vrasjen e njerëzve të pafajshëm, ndërsa në anën tjetër kinse kujdesen dhe thonë se mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat qytetare të tyre. Këto pretendime janë plotësisht të pabaza që nuk përputhen kurrë me realitetin.

Sulmi i fundit kundër një spitali në Afganistan dhe vrasja e popullit të pafajshëm në Siri, Irak, Jemen, Palestinë dhe Bahrejn janë shembuj më të qartë të krimeve të fuqive arrogante të botës.

Aktualisht rreziku më i madh për botën është hipokrizia dhe pretendimet e pavërteta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Irani luan rol të rëndësishëm në asgjësimin e planeve të armikut në rajon dhe në Iran dhe fal gatishmërisë dhe vigjilencës së lartë të Iranit këto plane kanë dështuar tërësisht.

Fuqitë arrogante për këtë arsye armiqësinë më të madhe e bëjnë kundër Iranit dhe paraqitja e çështjes së bisedimeve  është pjesë e planeve komplotistë të arrogancës botërore.

Në realitet Irani nuk ka kurrfarë kundërshtimi me parimin e shëndosh të bisedimeve me shtetet tjera evropiane ose jo evropiane, mirëpo në lidhje me bisedimet me Amerikën çështja qëndron ndryshe, për arsye se nga pikëpamja e Uashingtonit, bisedimet  me Iranin do të thotë hapja e rrugëve për të depërtuar në sferat ekonomike, kulturore, politike dhe të sigurisë në Iran.   Aktualisht gjithashtu populli i Iranit me forcën dhe vigjilencën e tij do të asgjësojë planet komplotistë të armikut,- shtoi ndër të tjera Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, udhëheqësi  suprem i Revolucionit Islamik të Iranit.